
CNA.al dy ditë më parë iu drejtua me një letër zyrtare, Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, duke kërkuar hapjen e dosjeve për shtatë persona publikë, pjesë e jetës aktive politike dhe asaj mediatike.
CNA.al teston me këtë rast sa i vërtetë është fakti se u ndryshua ligji për hapjen e dosjeve dhe sa akses do të ketë publiku në lidhje me ata njerëz që janë pjesë e aktivitetit publik, politik, mediatik e të tjerë.
Midis emrave të renditur është edhe gazetari, publicisti, Blendi Fezviu.
Në një reagim ekskluziv për CNA.al, Fezviu tha se shpreson që Autoriteti i Dosjeve të na japë dosjen e tij, të hapet ajo e në rast se nuk do ta bëjë Autoriteti i Dosjeve pra ndryshimet në ligj nuk kanë rezultuar në një përfundim që është hapja e dosjeve të bashkëpunëtorëve të ish-sigurimit të shtetit për njerëzit që kanë aktivitet publik, atëherë ai është i gatshëm që t'i japë autorizim CNA.al për të bërë hapjen e saj.

“Jam i gatshëm t’ua jap juve autorizimin për të kërkuar hapjen e dosjes në rast se ka një pengesë. Besoj se do t’ua vendosin në dispozicion dhe e keni të gjithë lejen time për ta bërë atë publike”, tha Blendi Fevziu për CNA.al.
Gazetari Fevziu me tri dekada eksperiencë është një nga emrat e parë që reagon pikërisht sot në 8 dhjetor në Ditën Kombëtare të Rinisë, kur kanë filluar edhe protestat e studentëve 32 vite më parë, të cilët kërkonin shembjen e mureve të komunizmit.
Që atëherë shumë ujëra kanë rrjedhur, janë bërë disa ligje, lustracioni, hapje dosjesh, por asnjëherë nuk pati hapje të plotë dhe publikim të tyre.
Me ndryshimet e bëra muajt e fundit nga parlamenti shqiptar, dekretimi nga Presidenti dhe hyrja e ligjit në fuqi, CNA.al në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, neni, 23, pika, 1, 2 dhe Ligjit për të drejtën e Informimit i është drejtuar Autoritetit të Dosjeve me këtë letër, (Lexo këtu) me 7 personazhe, nga të cilët katër janë politikanë, si kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dy ministra të rëndësishëm, ai i Brendshëm dhe ai i Mbrojtjes, si dhe njerëz të medias dhe aktivitetit publik, politik të këtyre viteve siç janë Fahri Balliu, Bledi Fevziu apo Artan Hoxha.



CNA.al do të vazhdojë të kërkojë nga Autoriteti i Dosjeve, hapjen e dosjeve për persona që ndikojnë në jetën e qytetarëve dhe kanë një aktivitet të theksuar politik dhe publik.
Por ky ishte numri i parë i një grupi individësh, të cilët ne presim që Autoriteti i Dosjeve të na kthejë përgjigje bashkë me dosjet.
Në të kundërt një kthim përgjigjeje negativ do të thotë se nuk kemi një ndryshim të ligjit, nuk kemi një hapje të dosjeve, por thjeshtë dhe vetëm kemi një tallje, të bërë nga klasa politike, përgjatë 30 viteve në Shqipëri.
Rasti i gazetarit Blendi Fezviu është një rast për t’u falënderuar, pasi ai ka shprehur gjithë gatishmërinë, që nëse Autoriteti nuk jep dosjen, të na japë një autorizim me shkrim, me të cilin ne si media t'i drejtohemi me një kërkesë Autoritetit për të bërë publike dosjen e tij.
Rast pas rasti CNA.al do të ndjekë edhe emrat e tjerë, të cilët do të ishte e rëndësishme që të ndjekin të njëjtën rrugë që po ndjek Blendi Fevziu ose në rast se Autoriteti nuk i hap dosjet, ata do të fshiheshin duke mos e publikuar atë.
Ne atëherë kemi gjithë të drejtën të drejtojmë gishtin ndaj, jo një, por shumë personazheve të jetës publike dhe politike, të cilët nuk pranojnë që dosjet e tyre t’u vihen në dispozicion qytetarëve shqiptarë, kanë qenë ose jo, bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit./CNA.al
Për deputetin e PD-së, Saimir Korreshi, duhet sërish një p...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në përkujtim të 8 dhjet...
The American Embassy in Tirana, through a post on social n...
Kreshnik Çollaku, DP deputy, from the group of dissidents,...
The attack on the leader of the DP, Sali Berisha, for the ...
President Bajram Begaj commemorated December 8, which mark...
The World Health Organization has said that in February of...
Kryeministri Edi Rama ka uruar ditën e Rinisë me poezi. A...
On December 19, 2022, Arben Kraja's term as head of SPAK e...
"We love Albania like all of Europe". This was the call 3...
The General Secretary of the Regional Cooperation Coun...
Erjeta Avdyli u zhduk në 30 mars të vitit 2000 dhe u g...
Journalist Alba Alishani has stated that the summit of...
Analyst Fatos Lubonja pointed the finger at Prime Mini...
Journalist Nikoll Lesi highlighted the merit of the ch...
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri ka bërë me dije se nes...
The Minister for Europe and Foreign Affairs, Olta Xhaç...
The General Secretary of the DP, Flamur Noka, has reve...
Analyst Kreshnik Spahiu has commented and analyzed the...
Gazetari Eni Ferhati ka dhënë detaje të tjera mbi agresori...
CNA has included in the filter the assets of the head ...
The 50 million euro tender for the maintenance of national...
Today we will bring another article that breaks down the w...
CNA has put under scanner the assets of Sokol Sadushi, the...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious accident was recorded this Tuesday in the area o...
The Saranda Police Commissariat services initiated investi...
Following successive operations to capture internationally...
An accident occurred in the Bradashesh area of Elbasan n...
Meteorologist Lajda Porja has warned that Albania will onc...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
The public sector took the lead in absorbing the workforce...
Today, our country will be under the influence of unstable...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky arrived at the Whit...
Firefighters in France and Spain continue efforts to bring...
The 10th Secretary-General of the United Nations will be e...
Police are "carrying out investigations" into an image sha...
This July 28th marks the 114th anniversary of the raising ...
In the history of Western art and literature, few moments ...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sol...
The Ministry of Finance will hold the reopening of the 15-...
After strong savings growth in the years following the pan...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...