Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...

Genta Sula, kryetare e Autoritetit të Dosjeve, ka deklaruar një natë më parë, se një numër i madh personalitetesh që kanë qenë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit po vijojnë punën edhe sot.
Këtë deklaratë Sula e ka bërë në emisionin "Now" në "Euronews Albania".
“Numri i fundit që kemi raportuar ka qenë 78. Kemi thënë dhe më parë që nuk është bërë verifikimi për të gjithë, vetëm një pjesë e vogël. Ne nuk i ndjekim dot ato, ua japim informacionin institucioneve dhe institucionet vendosin vetë se çfarë bëjnë. Në disa institucione ka nene lustrative. Shërbimi i Jashtëm Diplomatik e ka të papajtueshëm qenien pjesëtar i shërbimit nëse ke probleme me sigurimin e shtetit, nëse je agjent i fshehtë”, tha Sula.
Emrat e ish-sigurimsave nuk janë bërë publikë, ndërkohë që vazhdojnë të jenë në institucione.
Partia Socialiste ka ndërmarrë një nismë me ndryshime në ligjin e dekriminalizimit për bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit.
Me ndryshimet e kërkuara nga PS-ja, i jepet fuqi vepruese Autoritetit të Dosjeve, ashtu sikurse ka prokuroria për personat që rezultojnë me të shkuar kriminale.
Përmes ndryshimeve të kërkuara synohet ndalimi nga funksionet publike apo kandidimi i bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit.
Në nenin 1 të ligjit të dekriminalizimit do të shtohet paragrafi që ndalon zgjedhjen ose emërimin në funksione publike të personave që rezultojnë se kanë qenë bashkëpunëtorë me ish-Sigurimin e Shtetit.
“Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltarë në këshillin bashkiak, dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, apo me votim nga këshillat bashkiakë ose të qarkut, personat të cilët provohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të ligjit nr.45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, thuhet në draft.
Veç politikanëve, PS propozon edhe zyrtarë të fushave të tjera që t’ju ndalohet emërimi apo zgjedhja në poste publike si: gjyqtarë, prokurorë, prefektë.
Personat, për të cilët Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit provon se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit nuk mund të emërohen apo zgjidhen në funksionet publike si më poshtë:
1. a) në organe kushtetuese apo të krijuara me ligj;
2. b) gjyqtarë ose prokurorë
3. c) në postin e zëvendësministrit apo të njëvlershëm me të;
ç) në postin e prefektit;
1. d) funksionarë politikë në kabinetet e drejtuesve të çdo institucioni kushtetues apo të krijuar me ligj:
2. dh) në Shërbimin Informativ Shtetëror dhe shërbime të tjera informative;
3. e) në shërbimin civil dhe shërbimin diplomatik si dhe drejtues të çdo niveli në administratën publike të nivelit qendror dhe vendor që nuk përfshihet në shërbimin civil; ë) në Policinë e Shtetit;
4. f) ushtarakë të forcave të armatosura, si dhe
5. g) në çdo post drejtues të kompanive që zotërohen plotësisht apo në mazhorancë ose administrohen nga shteti.
Nëse këta zyrtarë që janë duke kryer funksione publike rezultojnë nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit atëherë kërkohet që t’ju ndërpritet mandati dhe shkarkohen nga detyra.
Personat që do të jenë subjekt i këtij ligji do të duhet të plotësojnë një formular të dytë, kësaj here nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit./CNA.al
Genta Sula, kryetare e Autoritetit të Dosjeve, thotë se nj...
Genta Sula, drejtore e Autoritetit të Dosjeve, tha në ...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka folur në...
"Vendim i papritur"- kështu e ka cilësuar ambasadorja Yuri...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka paralajm...
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, është pye...
Ambasadorja Yuri Kim gjatë një interviste në "Opinion" ka ...
Çmimet e qumështit dhe nënprodukteve të tij pritet të rrit...
Nxënëset e kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy” janë ngri...
Reporterët pa Kufij ka dalë me një deklaratë ku i b...
Grupi 4iG është investitori më i madh hungarez në Shqi...
Këshilltarja në Bashkinë e Tiranës dhe ish-drejtoresha e s...
Punimet për tunelin e Llogarasë që lidh Dukatin me Palasën...
Dy shqitarë kanë përfunduar në prangat e policisë greke, p...
Për vrasjen e Jan Prengës të ndodhur në vitin 2020, përfun...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...
Ish-zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, ka rea...
Me 20 prill të këtij viti, 44-vjeçari Kujtim Meta ra pre e...
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka dalë me një mesazh, pa...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...