web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lajm i hidhur/ Humb jetën parakohe këshilltarja në Bashkinë e Tiranës

29 Shtator 2022, 18:58, Aktualitet CNA

Lajm i hidhur/ Humb jetën parakohe këshilltarja në Bashkinë

Këshilltarja në Bashkinë e Tiranës dhe ish-drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Ali Demi”, Dorina Kuka, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Kuka humbi betejën me një sëmundje të pashërueshme.

Lajmin e ndarjes nga jeta e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili thotë se ajo ka dhënë kontribut në këtë kryeqytet.

“E hidhur ikja nga jeta e koleges sonë të mirë, Dorina Kuka – mësuese, nënë, aktiviste dhe anëtare shembull e Këshillit Bashkiak! Kontributi i saj bujar për punët e mira të këtij qyteti, do të mbetet! Ngushëllimet më të ndjera familjes!”, shkruan Veliaj./ B.A. – CNA.al

Lajm i hidhur/ Humb jetën parakohe këshilltarja në Bashkinë





Lajmet e fundit nga