web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në burg për aferën e inceneratorëve/ Shtyhet seanca për Alqi Bllakon

29 Shtator 2022, 13:38, Aktualitet CNA

Në burg për aferën e inceneratorëve/ Shtyhet seanca për

Seanca gjyqësore në GJKKO, për ish-deputetin Alqi Bllako, është shtyrë me datë 6 tetor, ora 13.30.

Raportohet se në seancën e sotme prokurori ka parashtruar të gjitha veprimet hetimore të kryera deri më tani dhe mbrojtja kërkoi një kopje të tyre për t’u njohur me përmbajtjen.

Kujtojmë se Bllako për të disatën herë kërkon një masë më të butë sigurie se ajo e “arrestit me burg”, por që i është refuzuar nga gjykata.

Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Ata ia kanë paraqitur qeverisë sikur ndërtesa e inceneratorit do të bëhej në tokë truall.

SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140 mijë eurosh./CNA.al





Lajmet e fundit nga