SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Jeta Dedja, deklaron se produktet “Wudy” që kanë hyrë në Shqipëri janë të sigurta, të certifikuara dhe nuk janë të prekura nga virusi “Listeria”.
Një javë pasi AKU njoftoi se kishte marrë informacion nga “Sistemi i Menjëhershëm i Raportimit” i Bashkimit Europian se në disa lote të produktit “Wudy” është raportuar prezenca e ngarkesës virale, drejtoresha e këtij institucioni deklaron se “Lotet që kanë rezultuar problematike, nuk janë lote që kanë hyrë në Shqipëri”.
Pak ditë më parë, kompania italiane “Aia”, e cila prodhon ndër të tjera edhe “Wudy”, raportoi në strukturat përkatëse të Bashkimit Europian se disa prej produkteve të saj janë kompromentuar, për shkak të anomalive në një prej impianteve të saj të pasterizimit.
Ky njoftim i shoqërisë “AIA” iu shpërnda menjëherë 32 vendeve që importojnë produktet “Wudy”, përfshirë shtete të Bashkimit Europian apo edhe të tjerë, ku hyn edhe Shqipëria.
Kompania mëmë njoftoi gjithashtu se ka nisur tërheqjen nga tregu të disa lotëve të produktit “Wudy”, për të kryer riverifikimet dhe për ta rihedhur në treg.
Një masë e tillë është marrë edhe nga autoritetet shqiptare, siç deklaron shefja e AKU-së, Jeta Dedja. Ajo sqaron se njoftimi nga struktura e Bashkimit Europian ka qenë vetëm për disa lote, por jo për të gjitha produktet “Wudy”.
Dedja shton se “fakti që AKU njofton tërheqjen e disa lotëve, nuk do të thotë që ato lote e kanë pasur atë ngarkesë virale. Është një mënyrë monitorimi tërheqja nga tregu për të parandaluar çdo rrezik”.
Drejtoresha e AKU-së thotë gjithashtu se fakti që institucioni njofton tërheqjen e disa loteve “nuk do të thotë që ato lote e kanë pasur këtë ngarkesë. Është mënyra se si ne monitorojmë tërheqjen e një produkti nga tregu për të parandaluar ndonjë rrezik të mundshëm. E njëjta gjë ka ndodhur me një produkt të çokollatës, që ishin disa produkte me prani të salmonelës në Mbretërinë e Bashkuar. Ne e tërhoqëm atë produkt, pavarësisht se ai produkt nuk kishte problematika. Kjo është një mënyrë që i bën mirë operatorit të biznesit ushqimor, sepse tregon një lloj ndërgjegjësimi”.
Sipas Dedjas, për shumicën e këtyre produkteve, tërheqjen nga tregu e ka kërkuar vetë kompania mëmë, “AIA”, me qëllim për të mbrojtur konsumatorin, për mbrojtjen e brandit të vetë dhe për të përcaktuar mënyrën se si do të rihidhet në treg”.
Më tej, drejtoresha e AKU-së, Jeta Dedja, jep garanci se produktet “Wudy” që kanë ardhur në Shqipëri, janë të rregullta dhe pa asnjë problematikë.
“Wudy që kanë hyrë në Shqipëri nuk kanë pasur problematika. E kemi këtë siguri, pasi produktet që hyjnë rregullisht në pikat tona kufitare kanë garancinë nga autoritetet homologe, të cilat lëshojnë certifikatat përkatëse. Po ashtu, edhe Instituti i Shëndetit Publik thotë që nuk janë evidentuar raste të kontaminuara në produktet Wudy që kanë hyrë në vendin tonë”, shton më tej Dedja.
Drejtoresha e AKU-së shpjegoi edhe procedurën se si u veprua pas marrjes së njoftimit që disa produkte “Wudy” ishin kontaminuar.
“Çdo institucion i atashuar pranë Sistemit të Menjëhershëm të Raportimit të Bashkimit Europian, përfshirë edhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit në Shqipëri, është i detyruar që të prezantojë në mënyrë javore masat e marra pas dërgimit të informacionit.
AKU vendosi tërheqjen nga tregu të disa loteve të produkteve “Wudy”, si një masë paraprake mbrojtëse për shëndetimin e konsumatorëve, por edhe si një kërkesë e vetë kompanisë prodhuese mëmë, “Aia”, thotë Dedja.
Sipas saj, tërheqja nga tregu ka qenë e lehtë, pasi produkti është lehtësisht i gjurmueshëm.
“Kompania Wudy ka ndjekur sistemin e gjurmimit për të tërhequr produktin nga tregu. Ajo që dua të shtoj është se prania e një etikete në gjuhën shqipe, që ka të shënuar datën e prodhimit, datën e skadencës, përbërësit etj, tregon se ky është një produkt që ka kaluar në duart e AKU-së”.
Pas verifikimeve të kryera nga AKU, rezultoi se lotet e produkteve “Wudy” që kanë hyrë në tregun shqiptar janë nuk janë pjesë e atyre që kanë rezultuar problematike në stabilimentin e kompanisë prodhuese.
“Produktet “Wudy” që janë sot në tregun shqiptar janë të sigurta dhe të certifikuara”, përfundon drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Jeta Dedja./ CNA.al
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e n...
Sot qeveria ka nënshkruar kontratën për shërbimin sate...
Delegacioni i BE-së në Shqipëri pas takimeve që zhvilluan ...
Partia Demokratike ka denoncuar si është kapur Sistemi Gjy...
Emisioni investigativ ‘Në shënjestër’ në News24 ka ndërtua...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Mad...
Paraditen e sotme, fëmijët së bashku me prindërit e ty...
Kreu i sindikatës së Shërbimeve Policore Valentin Macaj ka...
Gastroenterologu dhe endoskopisti intervencionues në “...
Kryeministri Rama pas nënshkrimit të kontratës për shërbim...
9 gushti, është dita kur familjarët e Ervis Martinajt humb...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, gjatë njoftimit për ve...
Sot është nënshkruar kontrata e shërbimit satelitor në...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka njoftuar sot se ësh...
Vendimi i qeverisë për mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif Er...
KLSH ka kryer audit në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallu...
Sot ish-Presidenti i ndjerë Bujar Nishani, do të festo...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka rënë sërish pre e gafa...
Ish-deputeti socialist, Ervin Bushati, thotë se shpopullim...
13 vjeçe ishte Tina, kur trajneri për herë të parë e shtyu...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...