"Paketa e Maleve është e kundërta e asaj që thuhet"/ Rama takim me banorët e Thethit
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...

13 vjeçe ishte Tina, kur trajneri për herë të parë e shtyu te muri i pishinës, duke u fërkuar me të. Por terreni për këtë veprim, që Tinës iu duk "normal” ishte përgatitur qysh më parë. Me një dhunë psikike dhe emocionale që ndodhte hapur, dhe askush nuk reagonte.
Parapërgatitje me dhunë emocionale
"Kush vinte me vonesë duhet të bënte 50 pompa dënim, ose pas stërvitjes t'i vendoste të gjitha veglat në vend brenda një kohe shumë të shkurtër, përndryshe trajneri do t'i rrëzonte dhe ti duhej t'i vije tëra nga e para”, thotë Tina. Pushteti i trajnerit të ri e të suksesshëm të gjimnastikës ishte i padiskutueshëm. Dhe askush nuk guxonte të thoshte diçka as edhe kur ai i përgatiste vajzat fillimisht verbalisht për shërbimet ndaj tij. Bënte kategorizime vithesh dhe gjinjsh ose përdorte një gjuhë të përditshme aq të seksualizuar saqë për vajzat ishte normale dhe në njëfarë mënyre diçka "cool” që të pëlqeheshin ose adhuroheshin seksualisht nga trajneri i tyre.
Marrëdhënia seksuale e Tinës me trajnerin vijoi deri në moshën 17-vjeçare. Vetëm tri vjet më vonë, kur Tina shkoi të studionte në një qytet tjetër, iu bë e qartë se kjo marrëdhënie kishte qenë abuzim dhe jo akt i vullnetit të lirë, siç kishte kujtuar ajo.
“Kur isha 20 vjeçe i tregova për herë të parë shokut tim për 'marrëdhënien' me trajnerin. Dhe ai më tha: Ti je e abuzuar! Sepse trajneri ka kryer marrëdhënie seksuale me një person nën kujdestari. Dhe kjo është një vepër penale.”

72 rrëfime tronditëse
Rasti i Tinës nuk është i vetmi. Përkundrazi, një studim i prezantuar të martën në Berlin, jep shifra shqetësuese. Në maj të vitit 2019, një komision i pavarur i ngarkuar nga Parlamenti gjerman, u bëri thirrje të prekurave ose të prekurve që të përshkruanin përvojat e tyre me abuzimin seksual në sport. 72 sportiste rrëfejnë aty për përvojat e tyre. Dy të tretat janë abuzuar seksualisht në mënyrë të përsëritur ose rregullisht.
Bettina Rulofs, një nga autoret e studimit dhe sociologe në shkollën e lartë gjermane të sportit në Këln, thotë se "bëhet fjalë për ngacmime fizike seksuale dhe përdhunime nga ana e të rriturve kundrejt fëmijëve dhe të rinjve në sport, në kushte kujdestarie ose varësie. Përveç dhunës seksuale bëhet fjalë edhe për dhunë psikike, dhunë fizike, rrahje, shkelma, dhunë emocionale. Treçereku i të prekurve janë gra.”

Klube të heshtura
Abuzuesit janë shumica burra, trajnerët, kujdestarët ose mësuesit në sportet e organizuara. Autoret mendojnë se kjo është vetëm maja e ajsbergut. Problemi është se në klubet sportive sundon heshtja. Të prekurve zakonisht nuk u vihet veshi, por përkundrazi, ato shantazhohen me akuza për shpifje. Kjo sepse shumica e të dhunuesve kanë qenë trajnerët, që gëzojnë një reputacion shumë të mirë në klube ose edhe në rrethin familjar. Fenomeni është më i përhapur në nivelet profesioniste ose që marrin pjesë nëpër kampionate, dhe më pak në sportet që bëhen për të kaluar kohën ose në shkolla. Sportet më të prekura janë gjimnastika dhe futbolli.
Sipas studimit, në sport shumë rrallë zbardhen dhe trajtohen rastet e dhunës së seksualizuar ose abuzimeve seksuale. Një nismë pozitive është nisma Safe Sport, e Shoqatës së Atletëve në Gjermani, një zyrë kjo, që dëgjon dhe ndihmon të prekurit.
Angela Marquardt, e cila është vetë e prekur, por si politikane socialdemokrate anëtare e komisionit të trajtimit të abuzimeve, kritikon faktin që Shoqata e Sporteve Olimpike të Gjermanisë nuk pranon të japë para për financime të tilla. "Ne nuk duhet ta pranojmë këtë aq lehtë”, tha ajo.
Sporti në Gjermani ka një imazh shumë të lartë. Prandaj edhe klubet sportive vlerësohen shumë nga shoqëria për efektin edukues që kanë. Çtabuizimi i kësaj teme do ta prishte këtë narrativë për sportin, thotë Rolof, prandaj edhe shumë klube nuk merren fare me këtë çështje.
Shembulli i Tinës e konfirmon këtë. Tina ishte nga të parat që e denoncoi trajnerin e saj dhe vuri në bankën e të akuzuarve, padisë së saj iu bashkuan shumë shoqe të atëhershme të klubit. Trajneri u dënua me burg, por për shkak të disa gabimeve procedurale vendimi nuk është ende në fuqi. Klubit sportiv iu deshën gjashtë vjet, që nga padia, për të kërkuar falje publike ndaj ish-sportisteve të dëmtuara./DW
Arrestimi i mjekut të Traumës Fitim Marku, për marrje ...
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, ka f...
Deputetja Grida Duma ka komentuar fitoren e Georgia Me...
Ish-deputeti socialist Ervin Bushati thotë se shpopull...
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo dekla...
Gazetari i “Corriere della Serra”, Leonard Berberi ka ...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar fitoren e Georgia ...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar ...
Sot kryetarja e grupit parlamentar për Demokraci dhe I...
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bi...
Drejtoresha e AKU-së, Jeta Deda, ka qetësuar qytetarët...
Analisti Artur Zheji ka komentuar paralajmërimet e dështua...
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Manastir...
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Qeverisë ka njoftua...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, është shfaqur sot i shqetësuar pë...
Kryeministri Edi Rama është pyetur sërish sot për fatin e ...
Pas përfudnimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, k...
Pas arrestimit të 30-vjeçarit shqiptar në Greqi, është pro...
Mëngjesin e së enjtes, kryeministri Edi Rama do të zhvillo...
Ish-deputeti socialist, Tom Doshi, është parë mesditën e s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...