The journalist's strong statement / "The Summit elegantly canceled Open Balkan"
Journalist Alba Alishani has stated that the summit of...

Erjeta Avdyli u zhduk në 30 mars të vitit 2000 dhe u gjet e vrarë në 13 maj të 2000-ës në Romanat të Durrësit, por ngjarja e saj ka mbetur e pazbardhur.
Familjarët e Avdylit kanë ngritur akuzat se autori i vrasjes së saj mund të jetë Dritan Avdyli, ish-drejtues i lartë policie, i cili u shpall i pafajshëm.
Kjo ngjarje është sjellë në kujtesë në emisionin “Në Shënjestër”, ku është publikuar mbrëmjen e sotme letra që viktima i dërgonte bashkëshortit të saj 2 vite para se të vritej.
E paguximshme për tu përballur me Dritan Avdylin, ajo i shkruante një letër, ku tregonte frikën që kishte nga bashkëshorti dhe vuajtjet që po kalonte nga ai.
Letra e Erjeta Avdylit drejtuar bashkëshortit, më 30 maj 1998:
Dritan!
Në pamundësi për të folur ballë për ballë me ty, sepse kam frikë nga fjalët e zakonshme ‘mos më çaj kokën’, ose ‘ik, moj qelbësirë’, po të shkruaj atë që ndiej në letër.
Jam shumë e fyer dhe e vrarë shpirtërisht. Nuk mund të duroj të më trajtosh sikur unë nuk ekzistoj, të hysh e të dalësh në shtëpi pa më përshëndetur, të mos më flasësh me gojë dhe të mos më prekësh me dorë për ditë të tëra… Për ty unë nuk vlej asgjë. Këtë më thotë sjellja jote. Kurse babai yt më fyen me fjalë që unë s’mund t’i them, por po t’i shkruaj. Sa herë që më merr në telefon ndonjë shoqe ose ime motër dhe unë nuk jam në shtëpi, ai i përgjigjet ‘kushedi se nga bredh’, duke e ditur ndërkohë se ku jam unë, sepse nuk kam dalë asnjëherë nga shtëpia pa i përshëndetur dhe pa u thënë adresën se ku po shkoj. Kurse mua më kthehet edhe më thotë: ‘U këpute në b…. ti duke punuar. Nga ti po jetojmë, nuk e shikon!’ etj.
Hyj në shtëpi, përshëndes dhe nuk marr asnjë përgjigje nga ai. Këto më vrasin edhe më shumë. Unë më duket se po punoj njësoj si ti dhe po kontribuoj njëlloj si ti për familjen.
Nuk e meritoj të më sillesh në këtë mënyrë, Dritan, sidomos ti. Unë e ndiej se duhet të largohem për disa kohë te prindërit e mi.
Në qoftë se ti mendon se me të vërtetë unë nuk vlej asgjë për ty dhe të jam mërzitur, mos hajde të më marrësh.
Në të kundërt, të pres me gjithë shpirt dhe po ta them edhe njëherë, siç ta kam thënë me dhjetra herë, të dua shumë, nuk dua të shkatërroj familjen time, por të më trajtosh si një leckë dhe të më thuash qelbësirë e mos më çaj kokën, nuk duroj dot.
Të mos diskutosh asnjëherë me gruan tënde, të mos marrësh asnjëherë mendim, kjo nuk më duket normale. Ose të më thuash të paktën një herë me çiltërsi, e jo ta bluash nga brenda: ‘Këtu ke gabuar, këtu më ke fyer, mos e bëj më’ etj.
Mirë mbetsh Dritan!/ B.A. – CNA.al
Journalist Alba Alishani has stated that the summit of...
Analyst Fatos Lubonja pointed the finger at Prime Mini...
Journalist Nikoll Lesi highlighted the merit of the ch...
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri ka bërë me dije se nes...
The Minister for Europe and Foreign Affairs, Olta Xhaç...
The General Secretary of the DP, Flamur Noka, has reve...
Analyst Kreshnik Spahiu has commented and analyzed the...
Gazetari Eni Ferhati ka dhënë detaje të tjera mbi agresori...
Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Erzen Breçani, ka...
The vice-president of the Democratic Party, Lucianio B...
The head of the "Forza Italia" group in the Foreign Af...
After the summit held yesterday in Tirana, many repres...
Lawyer Genc Gjokutaj has commented on the attack on the le...
Josep Borrell, the high representative of the EU's for...
Gazetari Romir Saraçi ka deklaruar ditën e sotme se mj...
On December 2, the changes approved by the majority in...
Today, President Bajram Begaj decreed the appointment ...
Genti Ibrahimi emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetues...
The DP candidate for Tirana municipality, Belind Kelli...
Journalist Eni Ferhati has revealed new details about ...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
A 37-year-old citizen has been arrested in flagrante delic...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
The Central Election Commission of Kosovo has updated the ...
The British Ambassador to Kosovo, Jonathan Hargreaves, spo...
Qytetarët e Kosovës votojnë sot për zgjedhjet e parakohshm...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezu...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...