Bashkimi me "hile" nuk bëhet, edhe nëse bëhet nuk funksionon
Pati disa zëra publikë, por edhe drejtues të PD-së reale p...

Kërkova disa ditë në internet të mësoja diçka mbi ligjin e ri, për hapjen e dosjeve. Me aq sa gjeta, kuptova një gjë, që ky ligj shfuqizon ato ish komisionet e mëparshme, Bezhani a ku di tjetër, për gjoja pastrimin e figurës etj. Pra ke bashkëpunuar apo ke spiunuar dikë tek shteti, Sigurimi.
Nëse e ke bërë nuk ke të drejtën të zgjidhesh në poste publike. Nuk ke të drejtën të bëhesh deputet i Kuvendit të Shqipërisë etj. Mirëpo këto Komisione kurrë nuk mbërritën në thelbin e duhur, në një hapje frontale ku të dënoheshin edhe krimet e komunizmit. Kësisoj edhe tani, komisionet e dikurshme vdesin dhe tashmë pushtetin e tyre e merr i ashtuquajturi Autoriteti i Dosjeve.
Pra ashtu si më parë, do dëgjojmë një gërrëverrje emrash se, krimet e komunizmit nuk i dënon askush. Me një fjalë ata që kanë urdhëruar apo firmosur, internimet, burgimet, pushkatimet, ku këtu bën pjesë edhe babai i Edi Ramës, (firmëtar në ekzekutimin me varje në litar të poetit Havzi Nela në gushtin e vitit 1988) jo vetëm që nuk dënohen por kanë një perëndim të mëndafshtë jete, se, i kanë shërbyer ligjit dhe shtetit. Mua nuk më habit aspak kjo gjetje socialrilindase a komuniste.
Sot shqiptarët janë aq të budallepsur sa janë të ekzaltuar se do shpallin disa kulakë të tjerë. Ashtu siç panë shfaqe pa fund demaskimi nga Enver Hoxha, tani e ka radhën të shohin nga Edi Rama. Kësisoj mund t'ua a kalosh topin në mes të këmbëve sa herë të duash. Por më habit se si e ngrejnë dorën lartë ata që vinë nga shtresat e të persekutuarve. Se si mund ta besojnë se xhelati po hap dosjet për të dënuar baballarët dhe bashkëpunëtorët në krimet e diktaturës së proletariatit.
Edi Rama dha një show në publik ku talli mender bythën sa i desh qejfi marritë e tia prej perversi. Madje shkoi deri aty sa përmendi një postulat nga një ish i përndjekur politik si At Zef Pllumi. Tha midis të tjerave se, gjoja prifti françeskan i paska thënë, se ata që bërtasin më shumë, janë bashkëpunëtorët e tyre.
Nuk e di se kur ia ka thënë se prifti i madh nuk jeton më, por ka lënë një vepër gati epokale ku, nuk ka mendje njerëzore ta rroki atë që komunisti i ka bërë shqiptarit. Ndofta po të ishte gjallë do të qeshte, se, edhe ky pinjoll nuk po bënte asgjë tjetër, por po bërtiste.
Madje në gjithë atë senancë maratonë orësh, askush nuk pati kurajon ta pyeste Edi Ramën pikërisht se a ndjente përgjegjësi morale se firma e babait të tij kishte varur në litar një poet shqiptar?
Kush nuk bëlbëzoi. Madje nxitonin t'i kujtonin të mbaronte se donin të votonin. Kjo ishte një rivrasjet e radhës në këto 30 vjet demokraci, një luftë e re klasash. Me një pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të të xhelatëve dhe viktimave. Një turp kolektiv social i radhës, me arsyen e thjeshtë, se sa kohë nuk dënohet kush për krimet, keni bërë një vërr në ujë.
Pati disa zëra publikë, por edhe drejtues të PD-së reale p...
Tashme u bene disa vite qe nga njera ane degjojme tamtamet...
Aktualisht po shohim një risi të rëndësishme, e cila rrezi...
Gjergj Luca është miku im, nga të paktët, i vërtetë në...
Lajmi se ministrja e Brendshme kishte dhënë dorëheqjen...
Meqënëse pagat e pedagogëve të universiteteve publike ...
Opozita shqiptare ka 24 vjet që humbet Tiranën. Socia...
Për kryetar bashkie duhet ndonjë arkitekt urbanist, që të ...
Nëntëmbëdhjetë ditë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës,...
Liz Truss u zgjodh kryeministre ne Britani para 40 dit...
Ndokujt mund t’i duket rastësi se si shifrat veçanëris...
Lajmi se dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2 ishin ga...
Nga Lorenc Vangjeli Nuk ka shumë për të zgjedhur! Nuk ekz...
Kjo batutë shkodrane ka lindur më 6 prill 1987 sapo u ...
Kryeministri Edi Rama pritet që së shpejti të vij për një vi...
Kjo ndodhia e djeshme e Ramës me Albin Kurtin më bindi për...
Prokurori: Mirë se erdhe zoti Agaçi! Është kënaqësi e ...
Procesi i regjistrimit në Serbi i filluar më datën 1 t...
Nëse memoria për të kaluarën nuk sjell imazhe të qarta...
Fjalimi i fortë i Edi Ramës përpara Këshillit të Evrop...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...