Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...

Aktualisht po shohim një risi të rëndësishme, e cila rrezikon që të ndryshojë rrënjësisht karakteristikat e konfliktit që po vazhdon prej disa muajsh në Ukrainë: ripërtëritjen e aleancës midis Rusisë dhe Iranit, dhe përfshirjen e Teheranit në konfliktin midis Kievit dhe Moskës.
Në të vërtetë, bashkëpunimi strategjik midis Rusisë dhe Iranit, nuk është ndonjë gjë e re. Pasi të dyja vendet, që sot janë objekt i sanksioneve shumë të ashpra ndërkombëtare, kanë eksperimentuar prej disa kohësh me forma të avancuara të bashkëpunimit dypalësh në rrafshin ekonomik, politik dhe ushtarak.
Ekspertët rusë kanë bashkëpunuar gjithmonë në lidhje me programin bërthamor iranian, duke filluar që me projektin strategjik të Bushehrit. Po ashtu, Rusia ka injoruar gjithmonë çdo lloj forme të embargos së vendosur nga ana e Perëndimit kundër Teheranit.
Vetëm në korrik të këtij viti, gjatë vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Teheran, të dyja vendet nënshkruan midis tyre një marrëveshje historike me vlerë 40 miliardë dollarë, që do të zbatohet nga Kompania Kombëtare e Naftës Iraniane dhe ajo ruse e gazit natyror, Gazprom.
Pakti në fjalë parashikon investime të shumta ruse në fushën e madhe të gazit në Parsin Verore, si dhe në 6 fusha të tjera naftëmbajtëse. Por në Teheran, presidentët Vladimir Putin dhe Ebrahim Raisi nuk diskutuan vetëm për naftën dhe gazin.
Sulmet e dronëve-kamikazëve, që ditët e fundit po shkaktojnë dhjetëra viktima në radhët e civilë të pafajshëm në mbarë Ukrainën, dhe që synojnë kryesisht ta terrorizojnë popullsinë ukrainase, nëpërmjet sulmeve pa asnjë dallim mbi godina banimi dhe termocentrale, janë një nga efektet konkrete të një marrëveshjeje shumë më të gjerë.
Ajo që po shohim nuk është vetëm forcimi i bashkëpunimit midis petro-diktaturave të Rusisë dhe Iranit, por lindja e një boshti politik dhe ushtarak, që është në fakt një rivalitet i drejtpërdrejtë ndaj Evropës, Perëndimit, dhe ndaj komunitetit të demokracive.
Dhe nëse deri dje ky bashkëpunim ushtarak kishte si fushëveprim ekskluziv rajonin e Lindjes e Mesme, me fushatën e gjatë ushtarake në Siri, ku ushtria ruse, milicitë e Hezbollahut dhe forcat speciale të Teheranit e shpëtuan regjimin e Bashar Al-Asadit, duke shkaktuar mbi gjysmë milioni civilë të vrarë dhe një vend tërësisht të shkatërruar, sot jemi dëshmitarë të përdorimit për herë të parë të armëve të Gardianëve të Revolucionit në truallin evropian përkrah trupave të Moskës.
Natyrisht për Teheranin ky është një ndryshim shumë i rëndësishëm. Dhe jo vetëm për kontrastin me Izraelin dhe monarkitë sunite në Gjirin Persik, por për gatishmërinë e tij të shprehur për të qenë krahu i armatosur i një aleance të re të mundshme midis autokracive.
Kuadrin e plotësojnë raketat e Koresë së Veriut që kalojnë mbi Japoni, dhe aleanca e pakufishme midis Moskës dhe Pekinit. Nëse, siç pohojnë burime të ndryshme të inteligjencës, përdorimi i dronëve iranianë në Ukrainë u shoqërua edhe nga raketat balistike Fateh-110 dhe Zolfafhar, përkatësisht me rreze veprimi 300 dhe 700 kilometra, atëherë tabloja do të ndryshonte akoma më tej, dhe mjerisht për më keq.
Këtë gjë e ka vënë e tashmë Izraeli, që po e braktis neutralitetin e tij fillestar për konfliktin në Ukrainë, siç deklaroi dje edhe Nashman Shai, Ministër i Diasporës në qeverinë e Jeruzalemit: "Nuk ka më asnjë dyshim se në cilën anë duhet të jetë Izraeli në këtë konflikt. Ai duhet të bashkohet me vendet e NATO-s në ofrimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën”.
Por sfida e re e aleancës së autokracive, nuk mund të lërë indiferent komunitetin e demokracive, të cilit sot po i kërkohet nga Kievi të “mbyllë hapësirën ajrore” të Ukrainës. Koalicioni ndërkombëtar me 50 vende, që pak ditë më parë u mblodh në Bruksel për të koordinuar ndihmën ushtarake për Ukrainën, duhet ta pajisë ushtrinë ukrainase me një sistem të avancuar të mbrojtjes nga raketat.
Ai duhet të jetë në gjendje ta mbrojë më mirë popullsinë civile, dhe më pas të garantojë një hap cilësor sa i përket furnizimeve për luftën, për t’i dhënë mundësi Ukrainës t’i japë fund konfliktit dhe të rivendosë ligjshmërinë ndërkombëtare, që u shkel brutalisht nga Moska më 24 shkurt të këtij viti.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Gjergj Luca është miku im, nga të paktët, i vërtetë në...
Lajmi se ministrja e Brendshme kishte dhënë dorëheqjen...
Meqënëse pagat e pedagogëve të universiteteve publike ...
Opozita shqiptare ka 24 vjet që humbet Tiranën. Socia...
Për kryetar bashkie duhet ndonjë arkitekt urbanist, që të ...
Nëntëmbëdhjetë ditë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës,...
Liz Truss u zgjodh kryeministre ne Britani para 40 dit...
Ndokujt mund t’i duket rastësi se si shifrat veçanëris...
Lajmi se dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2 ishin ga...
Nga Lorenc Vangjeli Nuk ka shumë për të zgjedhur! Nuk ekz...
Kjo batutë shkodrane ka lindur më 6 prill 1987 sapo u ...
Kryeministri Edi Rama pritet që së shpejti të vij për një vi...
Kjo ndodhia e djeshme e Ramës me Albin Kurtin më bindi për...
Prokurori: Mirë se erdhe zoti Agaçi! Është kënaqësi e ...
Procesi i regjistrimit në Serbi i filluar më datën 1 t...
Nëse memoria për të kaluarën nuk sjell imazhe të qarta...
Fjalimi i fortë i Edi Ramës përpara Këshillit të Evrop...
Të rinjtë e Shqipërisë po largohen nga Shqipëria, se S...
Me rastin e 50-vjetorit të Akademisë të Shkencave, ndonëse...
Nga Shaqir Vukaj Është për t’u përgëzuar qëndrimi i kohëve ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...