Edi Rama është më i fortë se tregu
Liz Truss u zgjodh kryeministre ne Britani para 40 dit...

Nëntëmbëdhjetë ditë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës, ish-presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, hapi një llogari në "Telegram", rrjeti social i preferuar nga figurat publike ruse.
Nuk kaloi shumë kohë para se deklaratat e tij gjithnjë e më sanguine kundër Ukrainës dhe Perëndimit, të publikuara në platformë, të nisnin të pushtonin rregullisht titujt e mediave ndërkombëtare.
Duke reaguar ndaj bombardimeve mbi termocentralin bërthamor në Zaporizhia në muajin gusht, Medvedev shkroi: “Bastardët në Kiev dhe sponsorët e tyre perëndimorë, duken sikur po planifikojnë një Çernobil të ri…Të mos harrojmë se edhe BE-ja ka termocentrale bërthamore. Edhe aty janë të mundshme aksidentet!”
Në shtator, ai paralajmëroi “Ukrainën naziste” se nëse Rusia do të përdorte një armë bërthamore kundër fqinjit të saj, NATO “nuk do të ndërhynte” nga frika e “apokalipsit bërthamor”. Pra duket se Medvedev ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm politik, që nga koha kur ishte president i Rusisë gjatë viteve 2008-2012.

“Kur ishte kryetar i shtetit, ai konsiderohej si fytyra e një Rusie tjetër. Pra të një Rusie më liberale, e orientuar nga Perëndimi dhe më largpamëse”- thotë Ben Nobëll, profesor i asociuar mbi politikën ruse në Kolegjin Universitar të Londrës.
Medvedev miratoi në atë kohë disa ligje liberale dhe foli në favor të zhvillimit të mediave të pavarura si kanali televiziv Dozhd. Gjatë një vizite në SHBA në vitin 2010, themeluesi i Apple, Steve Jobs, i dhuroi një iPhone. Po si u bë një nga “skifterët” më të shquar të Rusisë, njeriu që ra dikur dakord për një rivendosje të marrëdhënieve SHBA-Rusi, gjatë kohës që konsumoi një hamburger me homologun e tij Barak Obama?
Në retrospektivë kjo duket absurde, por gjatë presidencës së Medvedevit kishte pikëpyetje të vërteta nëse Vladimir Putin, paraardhësi i tij midis viteve 2000-2008, do të rikthehej në pushtet. Putini, i ndaluar me kushtetutë për të shërbyer më shumë se dy mandate radhazi, ia dorëzoi pushtetin Medvedev, trashëgimtarit të tij të preferuar.
Pasi Medvedev fitoi zgjedhjet e vitit 2008, ai e emëroi Putinin si kryeministër. Më e rëndësishmja, gjatë një interviste të vitit 2012, Gleb Pavlovski, këshilltar i vjetër i Putinit, që më vonë ishte konfliktuar me ish-shefin e tij, nuk kishte asnjë marrëveshje midis të dyve që Putini të kthehej në Kremlin.

Duke synuar të dallohej politikisht nga vartësi i tij nominal, Medvedev e cilësoi veten si një figurë më liberale se Putini, dhe jo vetëm sepse në vitin 2008 demokracia liberale dukej se ishte në zgjerim në mbarë botën. Në atë kohë pati debate të vërteta rreth drejtimit të ardhshëm që mund të zgjidhte të merrte Rusia.
Por në vitin 2010, u shfaqën tensione mes presidentit dhe kryeministrit. Sipas Pavlovskit, një sondazh i porositur nga Kremlini tregoi se Medvedev po fitonte popullaritet në mesin e disa prej segmenteve kryesore mbështetëse të Putinit, sikurse ishin pensionistët.
Përplasja u bë më publike kur Medvedev nuk vendosi veton ndaj një mocioni të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në vitin 2011, që lejonte një ndërhyrje ushtarake të NATO-s kundër regjimit të diktatorit libian Muamar Al-Gadafi.
Putin e kritikoi rezolutën si “një thirrje mesjetare për kryqëzata”, një deklaratë të cilën Medvedev e cilësoi “të papranueshme”. (Operacioni i NATO-s ndihmoi forcat rebele të rrëzonin nga pushteti dhe vrisnin brutalisht Gadafin, një precedent që thuhet se i ka bërë shumë përshtypje Putinit).
Gjatë një pushimi të përbashkët në Rusinë Jugore në fund të verës së vitit 2011, Putin i tha Medvedevit se rrezikonte “ta humbiste Rusinë, ashtu si Gadafi e humbi Libinë”. Kjo bisedë përmendet në librin e gazetarit Mikail Zigar të vitit 2015 “Të gjithë njerëzit e Kremlinit”.
Duke e parë veten si një mburojë kundër mundësisë së një kaosi të tillë, Putin arriti ta detyrojë Medvedev të mos kandidonte për një mandat të dytë. Në shtator të atij viti, Medvedev njoftoi se do të mbështeste paraardhësin e tij për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.
Kur u rikthye në presidencë, Putin e emëroi Medvedevin kryeministër. Kjo lloj dredhie u quajt sipas një lëvizjeje shahu të quajtur në rusisht rokirovka, në të cilën një gur ndërrohet me mbretin. Atje ka të ngjarë të gjenden edhe rrënjët e transformimit të Medvedev.
I lënë në hije nga presidenti autoritar, ai shërbeu si një kryeministër i profilit të ulët, ndërsa Putini e konsolidoi vazhdimisht pushtetin dhe i mënjanoi aleatët e Medvedev, siç ishte edhe Ministri i Mbrojtjes Anatoli Serdjukov, i cili u shkarkua dhe u zëvendësua nga Sergei Shoigu pas kthimit të Putinit në Kremlin.
Dy vjet më vonë, Putini aneksoi Krimenë, duke i dhënë fund fund çdo lloj shprese për liberalizimin politik, që kryeministri i tij pretendonte dikur se do ta përkrahte. Poshtërimi arriti kulmin në vitin 2020, kur Medvedev u shkarkua në mënyrë të turpshme dhe u zëvendësua nga Mikail Mishustin, një teknokrat i nivele të ulëta.

Si ngushëllim, ai u emërua nënkryetar i Këshillit të Sigurimit, një organ që këshillon nominalisht presidentin për sigurinë dhe strategjinë kombëtare. Në realitet, përgjegjësia e saj është e keq-përcaktuar dhe kompetencat e tij janë shumë të dobëta. Nën sistemin ultra-personalizuar të Rusisë, dhe ku ka rëndësi vetëm pikëpamja e një njeriu, institucionet janë të parëndësishme për vendimmarrjen.
Sekretari i Këshillit të Sigurimit, ultra-skifteri Nikollai Patrushev, marrëdhënia e të cilit me Putinin daton që në vitet 1970, dhe që ndan botëkuptimin anti-perëndimor të shefit të tij, është një figurë shumë më me ndikim në Kremlin sesa Medvedev. Në sfondin e margjinalizimit politik në rritje, u dëmtua edhe jeta personale e Medvedev.
Në vitin 2017, një hetim nga Aleksei Navalni, lideri i opozitës tashmë i burgosur i Rusisë, e turpëroi Medvedevin duke e akuzuar atë për përvetësim të më shumë se 1 miliard dollarë. Në korrik të këtij viti, mediat ruse raportuan se e kishte braktisur gruaja e tij, ekonomistja Svetlana Medvedeva.
Ai është përfolur shumë se është tashmë një i alkoolizuar. (Edhe pse si president, Medvedev udhëhoqi një fushatë kundër abuzimit me alkoolin, të cilën ai e quajti një “tragjedi ruse”). Në fotot e fundit, fytyra e tij duket e fryrë dhe e skuqur; ndërsa vetëm pak vite më parë ai dukej shumë më i shëndetshëm.
Që kur Rusia e nisi pushtimin e saj në Ukrainë, kanë ngjitur shkallët karrierës dy grupe politikanësh të regjimit aktual. Të parët janë teknokratët që flasin rrallë për luftën, dhe që përqendrohen në menaxhimin e punëve të brendshme, shpeshherë për të zbutur efektet anësore të pushtimit mbi popullsinë ruse.
Këtu përfshihet kryebashkiaku i Moskës Sergej Sobjanin, dhe kryeministri Mishustin. Në grupin e dytë përfshihen ata të vijës së ashpër, që bëjnë shpesh dhe enkas deklarata publike duke kërkuar masa më të ashpra kundër Ukrainës, për të rritur profilin e tyre publik dhe për të tërhequr vëmendjen e Putinit.
Këto bën pjesë diktatori çeçen Ramzan Kadirov, kreu i grupit mercenar Vagner, Jevgeni Prigozhin, dhe vetë Medvedev. Ushtria personale e Kadirov, ka luajtur një rol të madh në luftë në krahasim me popullsinë e vogël të Çeçenisë. Mercenarët e Prigozhin - të rekrutuar edhe nëpër burgje - e ndihmuan ushtrinë e Moskës të plotësonte deficitin në burime njerëzore, të paktën deri në mobilizimin e shpallur muajin e kaluar.
Besohet se Medvedev ushqen shpresat që një ditë të kthehet në presidencë. Në këtë kontekst, sjellja e tij e ka njëfarë kuptimi. Si kryeministër, ai shmangu me elegancë një profil shumë të lartë publik për të shmangur zemërimin e Putinit. Pas fillimit të luftës, Medvedev e zhvendosi pozicionin atje ku ai besonte se do të shkonte politika bashkëkohore.
“Është një llogaritje e ftohtë për epokën e pasluftës”- shkroi Zigar në gusht në revistën gjermane “Der Spiegel”. Por këto ambicie mund të pengohen. Siç më tha një korrespondent rus i një agjencie lajmesh perëndimore:“Instinktet e vërteta të Medvedevit, janë ndoshta afër atyre që ai tregoi si president. Ai mendoi se do të përfaqësonte fazën tjetër të Rusisë, por përfundoi duke u marrë me punë gjithnjë e më të parëndësishme”.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Liz Truss u zgjodh kryeministre ne Britani para 40 dit...
Ndokujt mund t’i duket rastësi se si shifrat veçanëris...
Lajmi se dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2 ishin ga...
Nga Lorenc Vangjeli Nuk ka shumë për të zgjedhur! Nuk ekz...
Kjo batutë shkodrane ka lindur më 6 prill 1987 sapo u ...
Kryeministri Edi Rama pritet që së shpejti të vij për një vi...
Kjo ndodhia e djeshme e Ramës me Albin Kurtin më bindi për...
Prokurori: Mirë se erdhe zoti Agaçi! Është kënaqësi e ...
Procesi i regjistrimit në Serbi i filluar më datën 1 t...
Nëse memoria për të kaluarën nuk sjell imazhe të qarta...
Fjalimi i fortë i Edi Ramës përpara Këshillit të Evrop...
Të rinjtë e Shqipërisë po largohen nga Shqipëria, se S...
Me rastin e 50-vjetorit të Akademisë të Shkencave, ndonëse...
Nga Shaqir Vukaj Është për t’u përgëzuar qëndrimi i kohëve ...
Partneri kryesor yni në “Open Ballkan/Ballkanin e hapur”, ...
Me rastin e 127-vjetorit të lindjes Pas Ismail Qemali...
Grupimi Alibeaj, grupimi i deputetëve etj. Kujt i tako...
Idea se në Shqipëri është e pamundur të sendërzohet nj...
Të mërkurën e javës së kaluar, Ilir Bejtja, zv/ministr...
Rastësisht, në pritjen e organizuar mbrëmë nga ambasadori Pe...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...