E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Lajmi se dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2 ishin gati për t’u lëshuar në hapësirë e kapi të papërgatitur Kiko Majmunin (K.M) Jo se nuk i besonte qeverisë, aq më tepër që bëhet fjalë për fjalën e fundit të teknologjisë, por për t’u siguruar i shkroi në Telegram hakerave iranianë me lutjen që të mësonte më shumë se çfarë dobie praktike do të kenë dy satelitët për Shqipërinë.
Pasi shkarkoi materialin dhe lexoi listën Kiko vendosi ta bëj atë publike.
1. Federata Shqiptare e Futbolli nuk do të ketë më nevojë për VAR. Satelitët do të japin imazhe të qarta për momentet e diskutueshme gjatë ndjeshjeve. Po kështu vjen edhe fundi i basteve të paligjshme dhe nuk do të ketë më nevojë për operacionin “Fundi i Marrëzisë 2”
2. I jepet fund kontrabandës së naftës nga Libia. Tani pamjet satelitore do të nxjerrin jo vetëm dërguesin, por edhe pritësin e mallit kontrabandë.
3. Kursehen lekët për Check -UP. Imazhet satelitore do të jenë më të qarta edhe se imazhet që dalin nga skaneri. Sapo qytetarët të shfaqin shqetësimin më të vogël, sinjali satelitor njofton sallën e urgjencës dhe ndihma e parë do të konkurrojë për nga shpejtësia picat taksi dhe për nga cilësia, incineratorët.
4. Satelitët do të gjejnë menjëherë edhe incineratorët që nuk po i gjen dot prokuroria dhe për të cilat opozita gabimisht mendon se nuk janë ndërtuar. Çështje minutash dhe Sateliti Albania 1 në koordinim të plotë me satelitin Albania 2 do të japin koordinatat se ku janë fshehur incineratorët.
5. Satelitët do të japin një ndihmë të madhe në reformën në Drejtësi, veçanërisht në dosjet kapicë që janë depozituar në SPAK. Inteligjenca Artificiale e satelitëve do të rendisë sipas rëndësisë të gjitha dosjet. Në këtë mënyrë eliminohen porositë për çështjet prioritare.
6. Do të zbulohen në kohë reale kontrabanda e druve të zjarrit në Devoll.
7. Do të provohet me prova të pakundështueshme evazioni fiskal te një kafene në Zogaj, Shirokë, tek një parukeri në Kuç, Vlorë dhe te një firmë funerale në Dropull.
8. Do të identifikohen biometrikisht policët dhe zyrtarët e përfshirë në kultivimin e kanabisit.
9. Do të pikasen që në themele tentativat për të ndërtuar kotec pa leje në Nartë të Vlorës.
10. Nga vënia në punë e Satelitëve do të anullohet tenderi i sapo shpallur 20 milionë euro për monitorimin e trafikut në Shqipëri.
11. Do të zbulohen të gjitha defektet e ndërtimit në muret dhe bedenat e kalave të Shqipërisë (anullohet tenderi 4 milionë euro për kalanë e Ali Pashë Tepelenës)
12. Vrasësit nuk do të ikin më në drejtim të paditur. Policia nuk do të marrë më njoftimin nga gazetarët për makinat që digjen pas atentatit apo për të dyshuarit, por do të njoftohet nga satelitët.
13. Do të parandalohet dhe eliminohet çdo akt sabotazhi në ndërtimin e kryeveprës me listela në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë.
Kiko u mrekullua nga punët e mëdha që do të kryejnë satelitet, por dy pyetjeve nuk ia dha dot përgjigjen:
1. të dhënat e satelitëve do të kalojnë njëherë te AKSHI dhe më pas te hakerat iranianë apo anasjelltas?!
2 Po sikur iranianët të na hakerojnë edhe satelitët, si do t’i bëhet? Apo prap mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare...
Nga Lorenc Vangjeli Nuk ka shumë për të zgjedhur! Nuk ekz...
Kjo batutë shkodrane ka lindur më 6 prill 1987 sapo u ...
Kryeministri Edi Rama pritet që së shpejti të vij për një vi...
Kjo ndodhia e djeshme e Ramës me Albin Kurtin më bindi për...
Prokurori: Mirë se erdhe zoti Agaçi! Është kënaqësi e ...
Procesi i regjistrimit në Serbi i filluar më datën 1 t...
Nëse memoria për të kaluarën nuk sjell imazhe të qarta...
Fjalimi i fortë i Edi Ramës përpara Këshillit të Evrop...
Të rinjtë e Shqipërisë po largohen nga Shqipëria, se S...
Me rastin e 50-vjetorit të Akademisë të Shkencave, ndonëse...
Nga Shaqir Vukaj Është për t’u përgëzuar qëndrimi i kohëve ...
Partneri kryesor yni në “Open Ballkan/Ballkanin e hapur”, ...
Me rastin e 127-vjetorit të lindjes Pas Ismail Qemali...
Grupimi Alibeaj, grupimi i deputetëve etj. Kujt i tako...
Idea se në Shqipëri është e pamundur të sendërzohet nj...
Të mërkurën e javës së kaluar, Ilir Bejtja, zv/ministr...
Rastësisht, në pritjen e organizuar mbrëmë nga ambasadori Pe...
Në të gjitha deklaratat publike të opozitës, në tubime...
Si rregull qeveria nuk i mban premtimet që bën, por pr...
Por gjithsesi vazhdimisht kundërshtohet, si një tmerr....
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...