E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Ndokujt mund t’i duket rastësi se si shifrat veçanërisht dramatike të regjistrimeve universitare në Shkencat e Natyrës po na pulsojnë para syve në të njëjtën kohë me peticionet e pedagogëve për rritje pagash e financimi për kërkimin shkencor. Janë dy ngjarje në dukje të pavarura. Janë dy kulme historish thuajse paralele. Në njërën linjë është zhvilluar historia e pashembullt e pagave universitare, të mbajtura pa lëvizur në një stanjacion thuajse njëzetvjeçar, ashtu siç lihen të ndenjen ujërat, ku politika ka bërë çmosin t’i mbajë universitetet publike.
Ato paga në ngërç janë një tregues po aq i ndryshkur, sa dhe çdo gjë tjetër që mund të pluskojë në mjedise mbytëse, ku qeveritë e kanë zhytur me ngulm akademizmin. Të ardhurat tejet të pakta të stafit universitar e mungesa e mbështetjes financiare për kërkimin shkencor, krahasuar me çdo vend tjetër afër apo larg nesh, janë shenja më e qartë e shumë ndjesive acide që drejtuesit e shtetit shqiptar mbartin ndaj arsimit të lartë e përpiqen t’i kthejnë në lidhje armiqësore mes botës akademike dhe shoqërisë shqiptare.
Financimi i munguar i universiteteve është një nga armët që politika ka përdorur me eficiencë kundër dijes, pa harruar assesi ta shoqërojë me të gjitha llojet e tjera të ndikimeve, në tentativën për t’i kthyer universitetet nga qendra të dijes në kopje po aq të shëmtuara të pamjes së vet. Vështirë që shqiptarët të mos kujtohen se çfarë ndodh gjatë fushatave zgjedhore në institucionet e arsimit të lartë.
Në paralelen tjetër ndodhen Shkencat e Natyrës, e veçanërisht Fizika, shkenca e shkencave, krenaria e intelektit njerëzor, simboli i përpjekjes për pushtimin e universit nga ne, qenia e brishtë që ka marrë guximin t’i dalë përpara të Plotfuqishmit. Kjo degë studimi, e ndërtuar me standardet më të larta, me fizikanë të diplomuar që kanë bërë emër shkencor brenda dhe jashtë vendit, me mësues të diplomuar që kujtohen me respekt nga breza të tërë, këtë vit jubilar të 65-vjetorit të Universitetit të Tiranës, do të frekuentohet vetëm nga 10 studentë të rinj. E pra, Fizika ka qenë dega nismëtare e krijimit të këtij universiteti. Dekada të tëra, fizika bënte të ëndërronin me qindra të rinj.
Sot, vetëm10 studentë! Nesër ndoshta asnjë fizikan e asnjë mësues fizike, për të mësuar nxënësit në shkolla. Braktisja e saj, braktisja e Shkencave të Natyrës, është treguesi më ulëritës se atdheut tonë fatkeqësisht i kanë dalë tepër njerëzit e dijes. Vendet e punës për studentët e diplomuar me standarde të larta në këto fusha janë limituar skajshëm. Perspektivat për ta janë thuajse të mbyllura. E papritur këto dy histori paralele po ndërthuren në këtë vjeshtë, në fillim të vitit të ri akademik.
Mbase po gjejnë njëra-tjetrën për t’u bashkuar në një masë kritike, – do të thoshte ndonjë fizikan i energjive të larta. – Të formojnë një masë shpërthyese alarmi për publikun shqiptar, që kush ka veshë për të dëgjuar e sy për të parë, të reflektojë e kuptojë se si po bjerret dija në këtë vend. E të thotë me zë të lartë: Pra, ne nuk paskemi as nevojë e as respekt për dijen, Se pra, dija nuk është burim zhvillimi për vendin. Se vendeve ku lulëzon ekonomia informale nuk i duhen as fizika e as kimia, as pedagogë të paguar me dinjitet, as dije e as njerëz që të mbajnë barrën e saj. E mbase t’i bëjë një pyetje vetes: Çfarë ndodh po të vazhdohet kështu?
Lajmi se dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2 ishin ga...
Nga Lorenc Vangjeli Nuk ka shumë për të zgjedhur! Nuk ekz...
Kjo batutë shkodrane ka lindur më 6 prill 1987 sapo u ...
Kryeministri Edi Rama pritet që së shpejti të vij për një vi...
Kjo ndodhia e djeshme e Ramës me Albin Kurtin më bindi për...
Prokurori: Mirë se erdhe zoti Agaçi! Është kënaqësi e ...
Procesi i regjistrimit në Serbi i filluar më datën 1 t...
Nëse memoria për të kaluarën nuk sjell imazhe të qarta...
Fjalimi i fortë i Edi Ramës përpara Këshillit të Evrop...
Të rinjtë e Shqipërisë po largohen nga Shqipëria, se S...
Me rastin e 50-vjetorit të Akademisë të Shkencave, ndonëse...
Nga Shaqir Vukaj Është për t’u përgëzuar qëndrimi i kohëve ...
Partneri kryesor yni në “Open Ballkan/Ballkanin e hapur”, ...
Me rastin e 127-vjetorit të lindjes Pas Ismail Qemali...
Grupimi Alibeaj, grupimi i deputetëve etj. Kujt i tako...
Idea se në Shqipëri është e pamundur të sendërzohet nj...
Të mërkurën e javës së kaluar, Ilir Bejtja, zv/ministr...
Rastësisht, në pritjen e organizuar mbrëmë nga ambasadori Pe...
Në të gjitha deklaratat publike të opozitës, në tubime...
Si rregull qeveria nuk i mban premtimet që bën, por pr...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...