web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Liria është nën agresionin e një regjimi të dhunshëm”/ Meta thirrje të rinjve

2022-12-08 10:02:00, Aktualitet CNA

“Liria është nën agresionin e një regjimi të

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në përkujtim të 8 dhjetorit, bën thirrje për angazhim të të rinjve ne mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë.

Sipas tij, kjo është rruga për të ndaluar shpopullimin dhe garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve. Gëzuar 8 Dhjetorin

“Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë!
32 vite më parë Lëvizja Studentore me në krye Azem Hajdarin vrau frikën dhe përmbysi mitin e diktaturës më brutale në kontinent.
8 Dhjetori e futi Shqipërinë në rrugën e Lirisë dhe të Demokracisë! Sot kur pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm kleptokratik është koha për një angazhim historik të të rinjve dhe të rejave në mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë. Kjo është rruga për të ndaluar shpopullimin dhe garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve. Gëzuar 8 Dhjetorin”, shkruan Meta në rrjete sociale./CNA.al





Lajmet e fundit nga