web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dosja '5D'/ Një nga drejtorët e Veliajt njihet me masën e sigurisë

2024-04-04 14:30:00, Aktualitet CNA

Dosja '5D'/ Një nga drejtorët e Veliajt njihet me masën

Të enjten, Gjykata e Posaçme ka njohur me masën e sigurisë "detyrim paraqitje" në lidhje me hetimet për dosjen “5D”, drejtorin e Drejtorisë së Transportit të Trafikut Rrugor në Bashkinë e Tiranës, Enton Punavijan. 

Masa iu komunikua ditën e sotme, për shkak se Punavija nuk ndodhej në Shqipëri kur u vendosën masat e sigurisë. 

Punavija akuzohet për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera e kryer dy herë dhe në bashkëpunim.

Më 28 mars, pas hetimeve të SPAK-ut, u arrestuan disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës. Në prangat e policisë ranë Mariglen Qato, ish-drejtor i Shërbimeve Mbështetëse pranë UKT-së Tiranë dhe Redi Molla, ish-drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.

Ndërkohë u lëshua një tjetër urdhër-arresti për Taulant Tushën, ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike.  

Ndërkohë, GJKKO-ja dha masën "detyrim paraqitje" për Eglantina Zeren, ish-drejtoreshë e "Tirana Parking", sot drejtoreshë e Gjelbrimit në Tiranë. Ndaj saj është vendosur edhe një tjetër masë, "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”. 

Masën "detyrim paraqitje" GJKKO ka dhënë edhe dhe Debora Keçin, Drejtoreshë e "Klubit të Sportit Tirana", Julian Zanaj, funksionar pranë Prokurimeve Publike dhe Albano Janku inxhinier pranë kompanisë dhe për biznesmenin Nestor Muhamellari.

Masat e sigurisë u lëshuan nga gjyqtarja Rudina Palloi./CNA 

 





Lajmet e fundit nga