FOTO/ Zjarri shkrumbon mijëra hektarë tokë në Niçë të Pogradecit
Vijon të jetë aktive vatra në fshatin Niçë të njësisë ...

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi të mërkurën rregulloren “Për përcaktimin e kërkesave për transfertat e kreditit dhe të debitimit direkt në euro”.
Kjo rregullore është hartuar në kuadër të procesit të aplikimit të Shqipërisë për anëtarësim në zonën SEPA, të njohur si “Tregu Unik i Pagesave në Euro”.
Anëtarësimi në SEPA është një objektiv i Bankës së Shqipërisë për të nxitur modernizimin e tregut të sistemeve të pagesave dhe integrimin e tyre me tregjet evropiane, si dhe me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Anëtarësimi i përshpejtuar në SEPA është pjesë e projektit “Për modernizimin e sistemeve të pagesave në Ballkanin Perëndimor” si dhe objektiv i qeverisë shqiptare për të përmbushur një nga kriteret e planit të BE-së për rritjen ekonomike të Ballkanit.
Rregullorja e miratuar këtë javë nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë transpozon plotësisht dispozitat e rregullores së BE-së për kërkesat teknike dhe të biznesit për transfertat e kreditit dhe debitë e drejtpërdrejta në euro.
Ajo ka si objekt kryesor përcaktimin e kërkesave teknike për transaksionet e transfertave të kreditit dhe të debitimit direkt të kryera në monedhën euro brenda Shqipërisë dhe ndërmjet Shqipërisë dhe zonës SEPA, ku si operatori i Shërbimit të Pagesës (OShP-ja) e paguesit ashtu edhe e përfituesit janë në Shqipëri ose një nga OShP-të është në Shqipëri dhe tjetri brenda zonës SEPA, ose i vetmi OShP i përfshirë në transaksionin e pagesës ndodhet në Shqipëri.
Rregullorja do të zbatohet edhe për transfertat e kreditit dhe debitimet direkte në lekë, për aq sa është e mundur nga pikëpamja teknike dhe operacionale.
Disa prej kërkesave kryesore teknike janë: Identifikuesi i llogarisë së pagesave duhet të jetë IBAN, standardi për formatin e mesazhit të pagesës duhet të jetë standardi ISO 20022 XML; fusha e të dhënave të dërgesave duhet të lejojë 140 karaktere. Skemat e pagesave mund të lejojnë një numër më të madh karakteresh, përveç se në rastin kur pajisja e përdorur për dërgimin e informacionit ka kufizime teknike në lidhje me numrin e karaktereve, ku në këtë rast zbatohet kufiri teknik i pajisjes. informacioni i referencës së dërgesës dhe të gjithë elementët e tjerë të të dhënave të ofruara duhet të transmetohen plotësisht dhe pa ndryshime ndërmjet OShP-ve në zinxhirin e pagesave; pasi të dhënat e kërkuara të jenë të disponueshme në formë elektronike, transaksionet e pagesave duhet të lejojnë përpunimin plotësisht të automatizuar elektronik në të gjitha fazat e procesit në të gjithë zinxhirin e pagesave (nga fundi-në-fund, direkt nëpërmjet përpunimit), duke mundësuar kryerjen e të gjithë procesit të pagesës në mënyrë elektronike pa pasur nevojë për përdorimin përsëri të çelësave ose ndërhyrje manual; skemat e pagesave nuk duhet të vendosin asnjë kufi minimal për shumën e transaksionit të pagesës që lejon transfertat e kreditit dhe debitimet direkte, etj.
Për pagesat që nuk janë pjesë e SEPA-s, Këshilli Mbikëqyrës mund të vendosë kërkesa të ndryshme nga përcaktimet e bëra në këtë rregullore.
Me qëllim aplikimin për pjesëmarrje në SEPA, OShP-të, që janë subjekt i kësaj rregulloreje, duhet të marrin masat e nevojshme që të përshtatin aktivitetet dhe funksionimin e tyre me kërkesat e kësaj rregullore, brenda 180 ditëve nga miratimi i zgjerimit të shtrirjes gjeografike SEPA-s në Shqipëri nga Këshilli Europian i Pagesave.
Anëtarësimi i Shqipërisë dhe i vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) pritet të vendoset brenda mesit të këtij viti, ndërsa integrimi i plotë në SEPA dhe nisja e ofrimit të shërbimeve mund të kërkojnë deri në dy vjet kohë.
Anëtarësimi në SEPA pritet të sjellë lehtësi të mëdha në kryerjen e pagesave ndërkombëtare me kosto më të ulëta dhe në kohë më të shpejtë./ Monitor.al
Vijon të jetë aktive vatra në fshatin Niçë të njësisë ...
During his report to the High Prosecution Council, Alt...
The head of SPAK, Altin Dumani, while reporting to the...
The head of SPAK, Altin Dumani, in his speech at the h...
210 scholarships with a monthly value of the minimum s...
Today, the head of SPAK, Altin Dumani, and the prosecu...
Sot, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, dhe prokurorët Adna...
After the end of the 48-hour strike in Greece, the que...
The Competition Authority has recommended to the Electroni...
Complaints about discrimination in 2023 were higher from m...
This Thursday we are introducing you to some of the main p...
Prime Minister Edi Rama together with the Minister of ...
The show 'Plug' on SYRI TELEVISION, brought new informatio...
Have Iranian hackers really attacked the servers of im...
This evening, a massive fire has engulfed the crown of...
Sonte në emisionin “Në Shënjestër” nga gazetarja Klodiana ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pas arrestimit të dr...
Journalist Klodiana Lala, while focusing on her show i...
Journalist Ola Xama has stated on the show of journalist K...
The General Secretary of the Freedom Party, Tedi Blush...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
New details have emerged regarding the accident that occur...
New details have emerged from the serious accident that oc...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...