LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashkëpuntorët e Veliajt në burg si hajdutë/

2024-04-03 21:07:00, Aktualitet CNA

Bashkëpuntorët e Veliajt në burg si hajdutë/

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pas arrestimit të drejtorëve të tij të cilët kanë vjedhur përmes tenderave në Bashkinë e Tiranës.

Lali Eri kërkon të shmangë përgjegjësinë ndërkohë që bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë janë arrestuar si hajdutë me çizme. Lali thotë që drejtorë e tij janë hajdutë të pafajshëm.

“Unë mendoj se njerëzit duhet t’i zgjidhin problemet me drejtësinë pa e ulur ritmin e organizatës. Kjo është arsyeja pse disa njerëz duhet të bëjnë ‘time out’, dhe pse organizata vetë, në këtë rast Bashkia e Tiranës, duhet të vendosë disa sisteme vetë-korrektuese.

Ndonjëherë, duhet t’u japësh kohë njerëzve të sqarojnë problemet me drejtësinë, ndërsa organizatës duhet t’i japësh lirinë të vazhdojë të ecë përpara.

Teksa dëshiroj me gjithë zemër të besoj deri në fund në pafajësinë e të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, në ditët në vijim do të duhet të mendojmë me kolegët e bashkisë, disa masa konkrete që do duhen marrë, në mënyrë që të kemi një kontroll më të rreptë e një parandalim më efikas ndaj çdo lloj devijimi potencial.

Unë shpresoj dhe jam i bindur se drejtësia do të bëjë punën e saj në mënyrë profesionale, të drejtë e të pavarur”, ka thënë ndër të tjera Veliaj./ CNA

 

 

Lajmet e fundit nga