Emri- Zbulohet kush do të jetë krahu i djathtë i Manjës dhe zv.ministri i ri i Drejtësisë
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ditën e sotme ka pr...

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj ka krijuar kompani offshore, ku lëshon fatura fiktive për kompanitë që fitojnë tenderë.
Kështu është shprehur eksperti i IT Gent Progni në një intervistë për CNA TV, teksa zbërthen skemën e abuzimit nga ky institucion dhe gjithashtu edhe përfshirjen në megaaferën e inceneratorëve.
“Si në rastin e inceneratorëve që ju si media për fatin e mirë i keni shkuar deri në fund, kemi fatura fiktive dhe krijim kompanish brenda ditësh që marrin tendera dhe fitojnë tendera dhe këto fatura fiktive janë bërë nga një kompani satelite, që quhet Mega Distribution e cila ka prerë fatura fiktive për kompani që kanë marrë pjesë në tenderat e AKSHI-t dhe duke u paravendosur një tender, kjo kompani ka faturuar fiktivisht një nga kompanitë pjesëmarrëse për faktin që ajo është tërhequr nga tenderi dhe një kompani që shet çokollata dhe perime ka faturuar 40 milionë euro fatura kompanive teknologjike.
Kaq mendoj unë mjafton që të kuptohet e gjithë kjo skemë. Dhe bashkë me këtë skemë janë drejtoresha e AKSHI-t e cila ka hapur kompani në Greqi dhe në Qipro offshore që bën fatura fiktive sërish këtyre kompanive që fitojnë tendera për të marrë 30% e famshëm që çdokush nga kompanitë që merr pjesë në AKSHI e thotë që në ditën e parë që kërkohet 30% i asaj që po marrim.
Ne kemi kompani që merren me teknologji dhe fitojnë tendera në AKSHI që kanë hapur një kompani ndërtimi dhe kanë filluar të ndërtojnë.
Pra lekët që janë investuar për teknologji ne po i bëjmë dhe vila dhe pallate”, është shprehur ai.
Eksperti i IT, shpjegon se si propaganda e kryeministrit, ka vënë në rrezik sigurinë kombëtare, nëpërmjet një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale.
“Më pas kemi një publikim të një video të Cyber Security nga kryeministri shqiptar në Ministrinë e Mbrojtjes, i cili ishte një investim 8.6 milionë euro ku nga video shihet qartë se aty nuk është një investim i tillë sepse çdo njeri që është teknik e kupton se 6 kompjutera, 4 televizor dhe një sistem Open Source nuk është një investim 8.6 milionë euro.
Dhe çudia më e madhe dhe amatorizmi më i madh ndodh kur kameramani që po merrej me filmimin e këtij inagurimi për këtë qendër filmonte sistemin që ne përdorim, filmonte userin që ka akses në këtë sistem dhe IP e këtij sistemi.
Kjo është një dhuratë aq e madhe për çdo haker në botë që t’i japësh një informacion kaq sensitiv në publikim, në rrjete sociale, live te kryeministri, çdo haker në botë e ka dhuratë super të madhe këtë informacion dhe këta ja jepnin vetë.
Kjo ndodh kur ti çdo gjë e ke në dorë. Ke dhe hakerin në dorë dhe lekët që i vjedh në dorë ke dhe sistemet në dorë”, ka deklaruar eksperti.
Sipas Prognit, në SPAK janë dorëzuar të gjtiha provat, të cilat vërtetojnë abuzimet miliona dollarëshe të Autoritetit Kombëtar të Shoqërisë së Informacionit dhe të gjitha janë lehtësisht të verifikueshme.
“Në SPAK kam çuar prova që s’kanë nevojë të hetohen. Siç po them dhe për faturat edhe pse ata janë munduar t’i fshijnë faturat, edhe pse janë munduar t’i heqin nga puna ata njerëz që kanë bërë kërkim për fatura të tilla.
Unë i kam marrë ato fatura dhe i kam çuar në SPAK dhe nuk besoj se do të ketë nevojë për hetim dhe për ekspertë për këtë gjë.
Mendoj se ka ekspertë por nuk ka dëshirë sepse mjafton një javë për të zbuluar historikun që nga databaza e patronazhistëve dhe një javë mjafton për të zbuluar të gjitha pislliqet që ka bërë Mirlinda Karçani si drejtuese e këtij institucioni.
Shoh që janë blerë shumë njerëz. Më janë ofruar dhe mua që të më blejnë me shuma marramendëse që unë të mos flas më për këtë temë”, ka thënë Progni./ CNA
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ditën e sotme ka pr...
The Minister of Justice, Ulsi Manja, has reacted regar...
The Speaker of the Assembly, Lindita Nikolla, addresse...
A new internet technology, which can significantly imp...
The head of the DP group, Gazment Bardhi, has announce...
Gazment Bardhi has called on Prime Minister Edi Rama t...
Mbledhja e komisionit hetimor për shëndetësinë ka dësh...
All those who have arrears of electricity, whether busines...
The investigative file of SPAK for the arrested direct...
Mijëra thirrje telefonike janë realizuar shtatori i 20...
The police have arrested 55-year-old Gjovalin Lesi, wh...
Avokati i Popullit ka ngritur kambanë alarmi pas aksid...
GJKKO has dismissed the request of the former Secretar...
During the intensive investigations for the directors ...
The Supreme Court has upheld the decision to seize the ass...
From 05:30 in the morning on April 2 and until April 4...
3 directors of Erion Veliaj have been arrested, while ...
This Wednesday we are introducing you to some of the main ...
Belind Kelliçi, the political leader of the DP for Tir...
The member of the Presidency of the DP, Belind Kelliçi, ha...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...