LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

7 klandestinë dhe shoferi, viktima të aksidentit/ Avokati i Popullit ngre kambanë alarmi

2024-04-03 11:29:00, Aktualitet CNA
7 klandestinë dhe shoferi, viktima të aksidentit/ Avokati i Popullit
Avokati i Popullit

Avokati i Popullit ka ngritur kambanë alarmi pas aksidentit të rëndë në Këlcyrë, ku humbën jetën 8 persona, shoferi dhe 7 emigrantë të paligjshëm.

Me anë të një deklarate për mediat, Avokati i Popullit shpreh shqetësim të madh dhe kërkon forcimin e masave ndaj kontrollit të emigracionit të paligjshëm.

Ai thekson se duhen promovuar rrugë legale dhe të sigurta për emigracionin.

“Avokati i Popullit ka përcjellë me shqetësim të thellë ngjarjen e rëndë të aksidentit tragjik në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, që solli për pasojë 8 viktima.

Emigrimi i jashtëligjshëm është një sfidë mbarëbotërore dhe çështje e ndjeshme për shoqërinë në tërësi, me të cilën po përballemi fort në dekadën e fundit edhe në vendin tonë.

Ka shumë arsye që njerëzit vendosin të emigrojnë, përfshirë shkëputjen nga konfliktet, kërkesën për mundësi të reja punësimi dhe dëshirën për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre dhe të familjes.

Kjo ngjarje duhet të shërbejë si kambanë alarmi për forcimin e masave ndaj kontrollit të emigrimit të paligjshëm dhe për të promovuar rrugë legale dhe të sigurta për emigracionin. Adresimi në nivel global i çështjes së migracionit duke trajtuar shkaqet në origjinë, është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme.

Forcimi i ligjit dhe zbatimin të tij, krijimi i mundësive legjitime për emigracion dhe azil, si dhe bashkëpunimi ndërkombëtar për të adresuar shkaqet themelore të emigrimit të paligjshëm janë çështjet që duhen adresuar me prioritet.

Është e rëndësishme që politikat dhe ligjet të mbrojnë të drejtat e emigrantëve dhe të sigurojnë që ata të trajtohen me dinjitet dhe respekt. Për sa më sipër, Avokati i Popullit ka hartuar disa raporte dhe ka dhënë rekomandime ku ka adresuar çështje me rëndësi mbi këtë temë.

Kjo ngjarje duhet të na kujtojë për rëndësinë e jetës dhe nevojën për ta ruajtur dhe mbrojtur jetën njerëzore në çdo rrethanë”, nënvizon Avokati i Popullit./ CNA

Lajmet e fundit nga