The tower, like the "burners"/ Rama: I am involved in this "affair"
Prime Minister Edi Rama has reacted to the accusations tha...

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë me dije se janë shpallur aplikimet për 100 vende në Akademinë Sigurisë, për oficerë të Policisë së Shtetit.
Stduentët që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, ekonomike dhe kompjuterike, dhe që kanë mesataren e notave mbi 8, në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në këto degë kanë mundësinë të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit.
Aplikimet fillojnë më datë 10 gusht 2023 dhe përfundojnë më datë 30 gusht 2023. Aplikimet bëhen pranë drejtorive vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.
Kuotat e pranimit në Akademinë e Sigurisë, të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, janë 100 dhe janë të ndara sipas nevojave të strukturave të Policisë në nivel vendor në drejtoritë respektive:
17 kuota në qarkun Korçë;
5 kuota në qarkun Berat;
8 kuota në qarkun Fier;
13 kuota në qarkun Vlorë;
16 kuota në qarkun Gjirokastër;
13 kuota në qarkun Shkodër;
16 kuota në qarkun Kukës;
12 kuota në qarkun Dibër.
Pas përfundimit të konkurrimit, renditja e aplikantëve fitues sipas rezultateve të arritura do të bëhet në nivel qarku ku ata kanë aplikuar, në bazë të kuotave të shpallura për konkurrim.
Kanë të drejtë të aplikojnë shtetasit që plotësojnë kriteret e përgjithshme, standardet dhe kriteret e veçanta që lidhen me konkurrimin:
Kriteret e përgjithshme janë:
– Të jetë shtetas shqiptar;
– Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare dhe të mos jetë larguar nga shërbimi civil;
– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
– Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
– Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
– Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit B;
– Të plotësojë standardet dhe kriteret e veçanta që lidhen me konkurrimin;
– Të plotësojë kriteret për t’u pajisur me vërtetim besueshmërie.
Standardet dhe kriteret e veçanta që lidhen me konkurrimin janë:
a. të ketë përfunduar studimet në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, shkencat ekonomike ose në shkencat kompjuterike;
b. të jetë në moshë jo më shumë se 30 vjeç;
c. të ketë mesataren mbi 8 të notave, në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë;
d. të jetë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe 160 cm për femrat;
e. të zotërojë gjuhën e huaj angleze, në nivelin mbi 60 pikë, sipas standardit ALCPT;
Aplikantët duhet të paraqesin pranë strukturave të burimeve njerëzore në drejtoritë vendore të policisë, dokumentacionin:
a. Formularin e aplikimit (Lidhja nr.1.);
b. Diplomën dhe listën e notave të noterizuar të ciklit të parë dhe të dytë të studimit. (Të dy nivelet e diplomave të jenë të së njëjtës fushë studimi, në programe studimi të akredituara).
Nota mesatare e ciklit të dytë të studimeve duhet të jetë e përllogaritur nga institucionet arsimore të arsimit të lartë.
Aplikantët që kanë përfunduar arsimin e lartë jashtë vendit, duhet të bëjnë njëvlershmërinë e diplomave të fituara jashtë vendit dhe përllogaritjen e notës mesatare të ciklit të dytë të studimeve, në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, në Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë.
c. Fotokopje të kartës së identitetit;
d. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit “B”;
e. Certifikatë të gjendjes gjyqësore (nxirret nga struktura e Policisë ku kryhet aplikimi);
f. Certifikatë familjare (nxirret nga struktura e Policisë ku kryhet aplikimi);
g. Vërtetim nga gjykata;
h. Vërtetim nga prokuroria;
i. 2 fotografi me përmasa 4 cm x 6 cm.
Fazat e vlerësimit:
Aplikantët që plotësojnë kriteret dhe paraqesin dokumentacionin e kërkuar i nënshtrohen fazave të vlerësimit si më poshtë:
a) Vlerësimi sipas notës mesatare të ciklit të dytë të studimeve në të njëjtën fushë studimi;
b) Vlerësim me testim i zotërimit të gjuhës angleze, sipas standardit ALCPT;
c) Intervistimi i aplikantëve;
d) Kontrolli shëndetësor;
e) Marrja e shenjave të gishtave;
f) Verifikimi përfundimtar i aplikantit.
Listat e aplikantëve fitues do të jenë sipas kuotave të shpallura për konkurrim në nivel qarku.
Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e përcaktuar brenda afatit të aplikimit.
Në momentin e dorëzimit të dokumentacionit, aplikantit i jepet numri i aplikimit.
Aplikantët që nuk plotësojnë kriteret apo nuk kanë paraqitur dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit, njoftohen me shkrim nga strukturat vendore të burimeve njerëzore për arsyet e skualifikimit.
Aplikantët kanë të drejtën e ankimimit tek drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë, brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes për skualifikim.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë shqyrton dhe kthen përgjigje brenda 2 ditëve pune nga data e marrjes së ankesës.
Aplikantët e shpallur fitues dhe që përfundojnë me sukses trajnimin në Akademinë e Sigurisë, nënshkruajnë kontratë pune me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe emërohen në strukturat vendore të policisë, sipas nevojave të Policisë së Shtetit.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, me qëllim afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të #PolicisëKriminale, parandalimit të #pastrimitparave dhe #krimitkibernetik, ftojnë dhe nxitin të gjithë studentët që kanë kryer ciklin e studimeve dhe që përmbushin kriteret, të marrin pjesë në garën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.
Prime Minister Edi Rama has reacted to the accusations tha...
A sandstorm has engulfed the south-east of our country...
A car accident happened in the late hours of this Thur...
A fight between several people happened this evening in Ko...
Only 6 days separate us from the Beer Festival, which will...
The Italian media 'Corriere della Sera' has devoted an art...
The deputy of the Democratic Party, Luan Baçi, has denounc...
The President of Montenegro, Jakov Millatović, has chosen ...
The police of Vlora have prevented serious criminal ev...
The vice president of the Tirana Municipal Council, Dorian...
Official Athens does not stop for the "Beleri" case. The n...
Journalist Klodian Tomorri has stated that Tirana's incine...
Lulzim Basha nuk përmbahet më dhe tani është i gatshëm të ...
Prime Minister Edi Rama in an interview for the Italia...
In a few days, CNA published the 47-page file, which SPAK ...
According to SPAK, from page 31 of the request brought...
• The Minister of the Interior, Taulant Balla, held a m...
A group of pensioners protested today in front of the Ital...
We are only a week away from the Beer Festival in Korçë an...
CNA has launched a survey, asking Albanians about the qual...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The case addressed this Wednesday, June 3, on the show "St...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A convict was found dead today in the premises of the Pris...
Several images provided by CNA show the area where this mo...
A quantity of explosive material exploded this morning at ...
The Head of the State Police, Skënder Hita, expressed his ...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Witnesses in Lozhan, Maliqi, have shared details from the ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
The number of millionaires worldwide rose by nearly 2 mill...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The government aims to transform the country's industrial ...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Profit margins in the construction sector have increased s...
The Transparency Board, at its meeting today, decided to i...