web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

18 pako me kokainë nën sediljen e BMW-së, arrestohet shqiptari në Han të Hotit

2023-11-16 10:18:00, Aktualitet CNA
18 pako me kokainë nën sediljen e BMW-së, arrestohet shqiptari
Droga e kapur

Një shqiptar është arrestuar në Han të Hotit pasi në automjetin me të cilin ai po kalonte pikën kufitare drejt Malit Të Zi janë zbuluar 18 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Lënda narkotike dyshihet se vinte nga Shqipëria dhe është pikasur nga autoritetet malazeze në automjetin me targa franceze të cilin e drejtonte shqiptari Arvid Halili, 34-vjeç.

Policia ende nuk ka konfirmuar se sa është sasia konkrete e drogës së kapur ndërsa Halili është vënë nën prangat e policisë menjëherë.  

Në hyrje të Malit të Zi, mjeti me targa franceze, i drejtuar nga shqiptari, është veçuar për kontroll të detajuar pas procedurës së rregullt doganore të kontrollit të automjeteve dhe pasagjerëve.

Sasia e madhe drogës është gjetur në një hapësirë të posaçëm nën sediljen e shoferit dhe të pasagjerit, gjatë kontrollit të detajuar të automjetit tip “BMW”. Paketimet e kokainës janë të së njëjtës madhësi, peshë dhe formë./CNA

 





09:59 TODAY

Ekstradohet me

Ekstradohet në Shqipëri, emri i njohur i drejtësisë, Behar...

Lajmet e fundit nga