web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e vëllezërve Kurtaj në Roskovec/ Gjykata e Fierit dënon përjetë autorin dhe 2 djemtë e tij

30 Qershor 2026, 16:43, Aktualitet CNA

 

Gjykata e Fierit caktuar sot burgim të përjetshëm për Altin Kukën, nën akuzë për vrasjen e vëllezërve Gramos dhe Lavdimir Kurtajt në Kurjan të Roskovecit.

Ndaj tij rëndojën veprat peanle “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

Po ashtu, sot u caktua dënim me nga 30 dhe 25 vite burg dy djemtë eautorit, Ervis Kuka dhe Emauriso Kuka për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. 

Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 shtator të vitit 2024.

Vendimi:

Deklarimi fajtor i të pandehurit A.K për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese“, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79, gërma “dh” e 25, i Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal dhe dënimin e tij sipas kësaj dispozite me 6 (gjashtë) vite burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal ne bashkim te dënimeve, i pandehuri A.K , me burgim të përjetshëm,

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese“, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij me 25 vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/3 i K.Penal dhe dënimin e tij sipas kësaj dispozite me 1 (një) vit burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/4 i K.Penal dhe dënimin e tij sipas kësaj dispozite me 2 (dy) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279/1 i K.Penal dhe dënimin e tij sipas kësaj dispozite me 1 (një) vit burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje“, parashikuar nga neni 89 i K.Penal dhe dënimin e tij sipas kësaj dispozite me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal bashkimin e dënimeve të mësipërme në një të vetëm, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin E.K me 27 vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese“, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij me 27 vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i K.Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal bashkimin e dënimeve të mësipërme në një të vetëm, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin E.K me 30 vite burgim.
Në zbatim të neneve 190 dhe 217, të K.Pr.Penale, për provat materiale disponohet sipas pjeses arsyetuese te vendimit./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga