web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përmbysja e autobusit/ Drejtori i Policisë Rrugore jep detaje, rëndohet bilanci

30 Qershor 2026, 16:35, Aktualitet CNA

Përmbysja e autobusit/ Drejtori i Policisë Rrugore jep detaje,

Drejtuesi i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, ndau detaje lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi sot në autostradën Tiranë-Durrës.

Në një prononcim për mediat, Verloci u shpreh se deri më tani konfirmohet se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë.

Mes të plagosurve është edhe një i mitur një fëmijë, i cili ndodhet gjithashtu në gjendje të rënduar.

“Konfirmohet se autobusi nuk është përplasur me asnjë mjet tjetër, por ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Deri më tani janë konfirmuar 15 të plagosur, mes tyre edhe një i plagosur rëndë. Ka gjithashtu edhe fëmijë të plagosur, një prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë",-tha Vatoci./CNA





Lajmet e fundit nga