LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e dyfishtë në Korçë/ Banorët: Emiljano djalë i shkëlqyer, nëna e tij kujdesej për babain e autorit

29 Shkurt 2024, 09:48, Kronika CNA

Vrasja e dyfishtë në Korçë/ Banorët: Emiljano

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Korçë, ku mbetën të vrarë Emiljano Pine dhe Ilo Lluka kanë folur banorët e lagjes. 

Njëra prej banoreve është shprehur se në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë ka dëgjuar krisma. Ajo shtoi se Emiljano Pine ishte një djalë i shkëlqyer. 

"Isha në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Dëgjova krisma, dola jashtë dhe i pashë të dy të shtrirë në rrugë. I njihja të dy personat. Emiljano ishte djalë i shkëlqyer. Nëna e Emiljanos e mbante në shtëpi babain e Ilos prej disa vitesh dhe kujdesej për të, që kur ishte edhe i shoqi gjallë", u shpreh njëra prej banoreve. 

Ndërsa një banor tjetër i lagjes u shpreh: "Dëgjova krisma mbrëmë. I thashë gruas mos janë fishekzjarre dhe nuk dola në moment. Kur dola për të mbyllur derën pashë çfarë kishte ndodhur. Nuk njihja asnjërin prej tyre", tha ai. 

Jashtë kamerave, fqinjët e Emiljano Pines kanë treguar se familja jetonte me qira. Ndërkohë që babai i autorit të ngjarjes bashkëjetonte me familjen e Emiljanos prej 4 vitesh. Nëna e Emiljanos kujdesej për shkak të pamundësive të tij fizike dhe moshës. Sipas banorëve, babai i Emiljanos kishte 1 vit që kishte ndërruar jetë dhe ata e vazhdonin bashkëjetesën.

Sipas burimeve nga policia, bëhet me dije se pista kryesore e hetimeve mbetet trashëgimia e një apartamenti në pronësi të babait të autorit të ngjarjes, i cili donte t'ia linte si trashëgimi djalit të kujdestares.

Ilo Lluka ishte emigrant, jetonte në Greqi dhe pasi ka marrë vesh vendimin e të atit për shtëpinë, është kthyer nga shteti grek dhe mbrëmjen e djeshme vrau Emiljano Pinen e më pas veten.

61-vjeçari Lluka njihet si përdorues i pijeve alkoolike, ndërsa ekspertiza mjekoligjore ende nuk e ka konfirmuar nëse ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur kreu krimin./CNA 

 

20:39 Kronika

Vrasje në Korçë

Një vrasje raportohet nga burime zyrtare të policisë për C...

Lajmet e fundit nga