Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...

Në një kohë, që vendi përballet me një krizë ekonomike, që vjen si pasojë e pandemisë së Covid-19, dhe tashmë edhe lufta në Ukrainë, qytetarët shqiptarë po përballen edhe me një rritje të “çmendur” të çmimit të naftës.
Çmimi i naftën në tregun e shitjes me pakicë, tashmë ka kapur shifrën 258 lekë (2580 lekë të vjetra).
Por, duket se fatura e rëndë e taksave që qytetarët shqiptarë paguajnë për karburantet, po shkon për të mbushur arkën e shtetit.
Aktualisht qytetarët shqiptarë paguajnë plot 8 taksa dhe tarifa, mbi çmimin e karburanteve.
Por cilat janë taksat dhe tarifat që paguhen aktualisht mbi karburantet dhe sa rëndojnë ato në çmimin final?
Nga 258 lekë (2580 lekë të vjetra) që ka shkuar tashmë çmimi i naftës, nëse e pjesëtojmë me 6, i bie 43 lekë (430 lekë të vjetra).
Pra, janë 43 lekë (430 lekë të vjetra) vetëm TVSH.
Nga ana tjetër, në çdo litër naftë që shitet në treg, qeveria shqiptare mbledh 39.5 lekë akcizë (389 lekë të vjetra), 27 lekë (270 lekë të vjetra) taksë qarkullimi, 3 lekë, (30 lekë të vjetra) taksë karboni dhe 7-10 lekë, (70-100 lekë të vjetra), taksë licensimi.
Pra, nga 258 lekë, (2580 lekë të vjetra), që shitet sot nafta, Qeveria merr mbi 140 lekë, (1400 lekë të vjetra), nëpërmjet taksave dhe tarifave.
Ndërkohë, nafta ka edhe tarifen e pompës, tarifën e licensimit të pikës, tarifën e rimarkimit dhe skanimit.
Të gjitha këto merren nga koncesionari dhe shteti.
Sipas çmimit në bursë të cilës i referohet edhe Bordi i Transparencës, në Portin e Durrësit, nafta vjen me çmim rreth 1200 lekë të vjetra, dhe e gjithë ngarkesa tjetër është taksa dhe tarifa, që merren nga shteti dhe koncesionari.
Nëse në port, nafta vjen me 1200 lekë të vjetra, qytetarët shqiptarë e blejnë me gati 2600 lekë të vjetra.
Pra, janë taksat dhe tarifat që merren nga shteti apo koncesionari, të cilat bëjnë që në Shqipëri nafta të shitet me shtrenjtë se në Gjermani, ku çmimi është diku rreth 1.9 euro, apo edhe më shtrenjtë se në Maqedoni ku çmimi për litër, është rreth 1.7 euro.
Nafta lehtësisht përllogaritet të vijë në port jo më shumë se 1100-1200 lekë të vjetra, ndoshta dhe më lirë por po marrim një çmim mesatar. Me një llogari të thjeshtë, duke i shtuar 4 taksa dhe tarifa, plus fitimi, nafta shkon në 2580 lekë të vjetra.
Ky është fakti që tregon se çmimin e naftës e ngre Qeveria. Megjithëse jemi në kohë krize, Edi Rama po tenton të mbushë arkën e shtetit me çmimin e rritur të naftës, ku vetëm TVSH janë 43 lekë (430 lekë të vjetra), ndërsa 40 lekë (400 lekë të vjetra) i merr akcizë.
Pra, rreth 83 lekë (830 lekë të vjetra) që Qeveri merr në dy drejtime, TVSH dhe akciza.
Me një përllogaritje të thjeshtë, vetëm me heqjen e këtyre dy taksave, çmimi do të binte të paktën 1750 lekë të vjetra, pak a shumë sa çmimi në Maqedoni.
Megjithëse ka edhe taksen e qarkullimit, që është 27 lekë (270 lekë të vjetra) për litër.
Pra, mjafton që Qeveria, të bëjë një përgjysmim të taksave dhe menjëherë çmimi në treg do të shkonte poshtë 2 mijë lekë të vjetra.
Llogaria është mjaft e thjeshtë, taskat i gjeni tek institucionet përgjegjëse.
Janë katër taksa direkte, plus tarifat për çdo litër naftë, që rëndojnë direkt tek qytetarët.
Edhe pse kryeministri Edi Rama pretendon se TVSH nuk është rritur, por vazhdon të jetë 20%, në fakt çmimi i rritur i naftës i jep automatikisht me shumë TVSH.
Duke qënë vlera e tatueshme më e madhe, janë 430 lekë të vjetra vetëm TVSH të cilat llogariten mbi çmimin e shitjes. Pra, Qeveria vazhdon të mbushë buxhetin me taksat e naftës.
Dhe kjo që bën Qeveria dhe Edi Rama është forma më moderne e zhvatjes së taksave. Kryeministri po mbush buxhetin e shtetit në kohë krizë, me taksat e naftës, që rëndojnë direkt në xhepin e qytetarëve./CNA.al
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka lëshuar akuza nda...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda ...
Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një konferencë ...
Shtetet e BE-së dhe Parlamenti Europian kanë rënë dakord p...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 111.4...
Të dhënat e INSTAT për muajin maj 2022 deklarojnë se i...
Pjesa më e madhe e vendeve të Europës, nuk përdorin mo...
Shoqatat e biznesit, sipërmarrësit dhe ekspertët e eko...
Euro prej ditësh ndodhet në minimumin historik, duke u ble...
Bashkitë kanë mbledhur më shumë taksa e tatime vitin e...
Për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve në Gjermani...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan blihe...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan blihe...
Futja e internetit në çdo sektor, dhe shitblerjet onli...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan blihe...
Monedha europiane edhe ditën e sotme do të këmbehet në...
Dollari amerikan në tregun valutor sot blihet me 111.5 Lek...
Bujqësia në Shqipëri po kalon ditë të vështira, si pas...
Borxhi publik i vendit përveçse është rritur me shpejt...
Rajoni më i zhvilluar është rajoni qendër ku përfshihen qa...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...