
SPAK-u para pak ditësh publikoi një njoftim pas disa urdhër-arresteve, masave të sigurisë të dhëna nga GJKKO-ja në lidhje çështjen e inceneratorëve. Ky ishte grupi i tretë i masave të dhëna për inceneratorët dhe SPAK-u njoftoi se hetimet po vazhdojnë. (Lexo këtu)
Ajo që theksoi SPAK-u ishte se kishim të bënim me një grup të strukturuar kriminal, me në krye Mirel Mërtirin apo Klodian Zoton, që bashkëpunonte me zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë, disa prej tyre pas hekurave për aferën e inceneratorëve. (Lexo këtu)
Në fakt, hetimet vazhdojnë, po kryhen verifikime dhe është marrë në pyetje shtetasja Vjollca Hoxha, e cila ka drejtuar “Top Channel”, që ka pasur ortakëri me Mirel Mërtirin, me Klodian Zoton, me disa kompani nga Bullgaria dhe në Tiranë.
Pronarët e inceneratorëve ishin njerëzit të cilët paguan rreth 2 milionë euro për të blerë “Lori Caffe” dhe më pas kjo kompani iu rikthye sërish Vjollca Hoxhës, pasi nuk kishte respektuar një pikë të kontratës për 100 mijë euro të papaguara. (Lexo këtu)
Historia nuk fillon dhe nuk përfundon vetëm me Vjollca Hoxhën. Pas Vjollca Hoxhës, Mirel Mërtiri bashkëpunoi me Lorela Hoxhën, Lorin e “Top”-it, e cila tashmë ka marrë administrimin e “Top Channel”. (Lexo këtu)

Përveç pagesave të kryera nga kompania e inceneratorit dhe njerëzit e saj, Lorela Hoxha ktheu televizionin “Top Channel”, por edhe “Top News”-in në një bateri sulmesh kundër prokurorëve të SPAK-ut dhe në mbrojtje e në avokati të çështjes së inceneratorëve. (Lexo këtu)
Mjaftonte të shikoje ekranin e “Top News” për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur, ashtu sikundër kohë më parë Vjollca Hoxha, nëna e Lorit, largoi stafin nga puna me akuza të ashpra për gjobëvënie. (Lexo këtu)
Më pas Lori Hoxha riktheu mëkëmbësin e Mirel Mërtirit në Tiranë, njeriun e mediave, Endrit Habilaj, tashmë të shpallur në kërkim nga SPAK-u, në krye të “Top News”. (Lexo këtu)

Pra, bashkëpunimi i Lorela Hoxhës me njerëzit e inceneratorëve ka vazhduar. Për më tepër, qarqet mediatike theksojnë se ka pasur edhe takime midis saj dhe Mirel Mërtirit gjatë kohës që ai kishte ikur në arrati në Vjenë, por këto u përkasin më tej hetimeve të SPAK-ut për të zbardhur të vërtetën deri në fund.
Në fakt, hetimet nuk janë mbyllur dhe gjithçka nuk mbyllet me disa zyrtarë apo drejtorë, qofshin këta edhe të rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës, apo edhe në qeveri. (Lexo këtu)
Grupi kriminal i inceneratorëve ka pasur bashkëpunëtorë në media, ka pasur njerëz që i ka paguar, të cilët duhen hetuar të gjithë deri në fund kushdo qofshin ata, përfshirë njerëz me rëndësi të ulët apo pronarë të rëndësishëm mediash, siç është rasti i Vjollca Hoxhës, Lori Hoxhës, etj./ CNA
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Maznik...
Këtë të hënë do të mbahet seanca e parë për çështjen e "21...
Vit pas viti, punësimi i pensionistëve po vjen në rrit...
Një protestë po zhvillohet mëngjesin e kësaj të hëne në ju...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesor...
Të nxitur nga rritja e kërkesës në tregun e brendshëm,...
Thuajse dy javë më parë ishte e vështirë të siguroje për f...
Kreu i PD-së, Sali Berisha pas ngjarjeve të fundit që ...
Të dënuarit shqiptarë në shtetin fqinj Greqinë përmes një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për vrasjen e tr...
"Omonia" ka denoncuar se certifikatat e pronësisë që jep k...
Investitori i "Hotel Rozafa Tower", Agustin Uldedaj ka...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka kritikuar b...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për vra...
Gjatë kësaj jave nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare...
Policia Rrugore njofton se për shkak të shkeljeve të r...
SPAK u komunikon akuzat 12 personave të akuzuar për in...
Hija e SPAK ka rënë mbi një tjetër funksionar të lartë...
“Maldivet e Europës” (Ksamili) që u bënë fytyra turistike ...
UNESCO nuk pritet ta listojë këtë vit Butrintin në Tra...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...