EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Investitori i "Hotel Rozafa Tower", Agustin Uldedaj ka reaguar në lidhje me deklaratat politike që janë bërë në lidhje me këtë projekt.
Përmes rrjeteve sociale , Uldedaj sqaron se, "Hotel Rozafa Tower", është një investim privat i Rozafa Group, një kompani biznesi me eksperiencë të gjatë, veç të tjerave, edhe në fushën e turizmit.
Uldedaj shpjegon se "Hotel Rozafa Tower" është një investim privat, i "Rozafa Group", në një truall me pronësi të certifikuar nga institucionet shtetërore prej 14 vitesh, fakt që mund ta vertetojë çdokush që është i interesuar për këtë ççshtje.
“Hotel Rozafa dhe i gjithë trualli, janë pronë private, siç edhe projekti dhe investimi për Hotel Rozafa Tower”, thotë ai.
Më tej Uldedaj thekson se politizimi që po i bëhet këtij investimi privat, sulmet personale investitorëve, janë të pakuptimta.
Ai nënvizon se, dirigjimi që po i bëhet një pjese të shkodranëve nga individë politikë, është i turpshëm dhe dashakeq.
Reagimi i plotë:
Të dashur miq dhe dashamirë,
Të respektuar shkodranë,
Dy ditë më parë, në respekt të gjithë atyre që treguan interes për projektin ndërkombëtar të Hotel Rozafa Tower, bëmë një sqarim publik. Kjo edhe për transparencë hap pas hapi në lidhje me këtë projekt ambicioz, sfidë edhe për ne si investitorë privat.
Kam ndjekur jo pa shqetësim disa reagime aspak të logjikshme dhe për këtë arsye, po reagoj sërish, përsëri në respekt të të gjithë personave të interesuar.
Hotel Rozafa Tower, është një investim privat i Rozafa Group, një kompani biznesi me eksperiencë të gjatë, veç të tjerave, edhe në fushën e turizmit. Meqenë se ishte një projekt i madh dhe sfidues, organizuam një konkurs ndërkombëtar, me një juri ndërkombëtare, e cila përzgjodhi projektin fitues.
Deri në këtë moment, ne si investitorë privatë, kemi propozuar vetëm projektin. Institucionet vendore dhe ato qendrore, sipas ligjeve dhe rregullave, do ta shqyrtojnë dhe do të marrin vendimet. Si deri tani, çdo gjë është dhe do të jetë transparente, në sytë e të gjithëve, ditën për diell dhe në respekt të të gjitha kritereve.
Siç theksuam, Hotel Rozafa Tower është një investim privat, i Rozafa Group, në një truall me pronësi të certifikuar nga institucionet shtetërore prej 14 vitesh, fakt që mund ta vertetojë çdokush që është i interesuar për këtë çeshtje. Hotel Rozafa dhe i gjithë trualli, janë pronë private, siç edhe projekti dhe investimi për Hotel Rozafa Tower.
Politizimi që po i bëhet këtij investimi privat, sulmet personale ndaj nesh si investitorë, janë të pakuptimta. Dirigjimi që po i bëhet një pjese të shkodranëve nga individë politikë, është i turpshëm dhe dashakeq.
Investimi privat i Rozafa Group, në pronën tonë, nuk mund të përdoret si argument për të realizuar sulmet politike të ditës ndaj kundërshtarëve.
Nuk kishte ndodhur asnjëherë deri më sot, as në Shkodër dhe as në Shqipëri, që individë politikë të ndërmerrnin protesta apo peticione online kundër një projekti dhe investimi privat. Ky nuk është veçse një sulm ndaj biznesit privat, i ulët dhe sinjal i keq për të gjitha bizneset.
Do t’ju kërkonim miqësisht që politika, e të gjithë krahëve, të qëndrojë larg këtij investimi privat. Për projektin tashmë të bërë publik, do të vendosin institucionet shtetërore të ngarkuara nga ligji me ketë funksion. Le ti lëmë ato të shqyrtojnë projektin, ta analizojnë dhe të marrin vendimet e tyre.
Në fund, duam të falenderojmë të gjithë ata shkodranë por edhe përtej Shkodrës që e kanë mirëpritur e mbështetur projektin, duke na inkurajuar në sfidën tonë për të sjellë një standard të ri, më të lartë, për turizmin Veri të vendit. Ju sigurojmë se inkurajuesit e këtij projekti, janë disa fish më të shumtë se ata, që për interesa të vockla politike, nga mungesa e informacionit ose viktima të dizinformimit të dirigjuar, shkruajnë në rrjete sociale./ CNA
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka kritikuar b...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për vra...
Gjatë kësaj jave nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare...
Policia Rrugore njofton se për shkak të shkeljeve të r...
SPAK u komunikon akuzat 12 personave të akuzuar për in...
Hija e SPAK ka rënë mbi një tjetër funksionar të lartë...
“Maldivet e Europës” (Ksamili) që u bënë fytyra turistike ...
UNESCO nuk pritet ta listojë këtë vit Butrintin në Tra...
Përndjekja është kthyer në një fenomen shqetësues, ku të g...
CNA ka hapur një sondazh, në lidhje me hetimet e proku...
Aldor Nini, me kompaninë e tij “Acromax”, ka nisur pre...
Këtë të shtunë është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeça...
Koncepti punë, sipas përshkrimit tradicional, ka ndrys...
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi...
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka reagua...
Biznese dhe shërbime në gjithë botën gradualisht janë duke...
Pas betimit si eurodeputet në Parlamentin Evropian, Fr...
Rënia e qëndrueshme e euros në këmbim me lekun vitet e fun...
Sezoni turistik dhe pushimet verore kanë shtuar fluksi...
Që prej vitit 2012, qeveria ka integruar në buxhet financi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...