Monedhat e huaja nuk dalin nga gremina/ Kursi i këmbimit, 21 korrik 2026
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Përndjekja është kthyer në një fenomen shqetësues, ku të gjithë janë të rrezikuar.
Ekspertët ngrenë alarmin lidhur me sjelljet e përndjekësve, rrezikshmërinë që ata sjellin jo vetëm te viktimat e tyre, por për të gjithë shoqërinë dhe kryesisht për personat me të cilët ndërveprojnë, qoftë në punë, apo në aktivitete të tjera të jetës së përditshme.
Përndjekësit shpesh përdorin rrjetet sociale për të intensifikuar veprimet e tyre kriminale, për të ngjallur frikë, e shpesh edhe për të shantazhuar shënjestrën e tyre.
Sociologu Gëzim Tushi, në një intervistë për CNA TV, e cilëson përndjekjen si një veprim antiqytetar dhe sjellje të neveritshme, ndërsa thekson se duhet një regjistër për të parandaluar këto sjellje kriminale. (Lexo këtu)

“Kjo sjellja maniake e përndjekjes, tendenca për ndërhyrjen në punët e brendshme të njëri-tjetrit, ideja për të kontrolluar dhe vëzhguar jetën private, pa diskutim përveçse është një patologji individuale, përbën edhe një rrezikshmëri shoqërore. Elementë të tillë janë toksikë jo vetëm në marrëdhëniet personale, familjare, por edhe në marrëdhëniet sociale dhe të punës. Elementë të tillë janë destruktivë, prishin raportin e marrëdhënieve të caktuara, krijojnë anomali dhe probleme të mëdha, qoftë në punë, qoftë në jetën sociale.
Meritojnë jo vetëm të ndëshkohen nga pikëpamja ligjore, por duhen demaskuar edhe moralisht. Shoqëria shqiptare ka nevojë për një libër të turpit ku duhet të evidentohen. Publikimi i njerëzve të cilët shfaqin vese të tilla, duhet bërë në mënyrë që të demaskohen. Kjo do të sjellë ulje të kësaj virulence. Do të sjellë një lloj frenimi dhe ndëshkimi. Njerëzit me prirje kriminale, nëse janë të zhbalancuar nga pikëpamja mendore, pasi një pjesë e tyre nuk janë mendërisht në rregull, duhen çuar në spitale psikiatrike dhe të kurohen për sëmundjet e tyre", tha ai.
Nevojën emergjente për të krijuar një regjistër kombëtar e thekson edhe gazetari dhe publicisti, Ben Andoni, gjatë një prononcimi për CNA. (Lexo këtu)

Sipas Andonit, përndjekësit veprojnë ndaj kategorive të pambrojtura, ndërsa nënvizon se ligji duhet të jetë më i ashpër.
“Për personat përndjekës ligji duhet të jetë shumë mirë i përcaktuar dhe shumë më i ashpër. Përndjekja nuk është vetëm që i heq apo i pengon të drejtat dikujt, por është pak edhe një aspekt që ndikon shumë në botëkuptimin social të dikujt.
Përndjekësit duhet që të identifikohen, ndërsa ata të cilët e kryejnë përndjekjen në mënyrë sistematike, duhet të jenë pjesë e një regjistri kombëtar, sepse mund të shkaktojnë trauma shumë të mëdha sociale në shoqëri që përcillen më pas me pasoja të jashtëzakonshme. Duhen identifikuar këta njerëz dhe të jenë të privuar nga shoqëria. Ka ardhur koha që duhet të ketë ndëshkime që këta njerëz të mos provojnë më për t’i bërë shoqërisë dëm”, deklaroi publicisti.
Në Kodin e Procedurës Penale, kërcënimi ose ngacmimi i personit me anën e veprimeve të përsëritura, me qëllimin për t’i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike për sigurinë vetjake, të një të afërmi ose të një personi, me të cilin ka lidhje shpirtërore, apo për ta detyruar të ndryshojë mënyrën e tij të jetesës, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në katër vjet.

Kur kjo vepër kryhet nga ish-bashkëshorti, ish-bashkëjetuesi apo personi që ka pasur lidhje shpirtërore me të dëmtuarin, dënimi rritet me një të tretat e dënimit të dhënë. Kur kjo vepër kryhet ndaj të miturit, gruas shtatzënë ose një personi të pazotë për t’u mbrojtur, si dhe kur kryhet nga një person i maskuar ose shoqërohet me mbajtjen ose me përdorimin e armëve, dënimi rritet deri në një të dytën e dënimit të dhënë.
Duhet theksuar se raste të tilla në Shqipëri ka me dhjetëra, edhe për personazhe të njohura publike ose jo./ CNA
CNA ka hapur një sondazh, në lidhje me hetimet e proku...
Aldor Nini, me kompaninë e tij “Acromax”, ka nisur pre...
Këtë të shtunë është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeça...
Koncepti punë, sipas përshkrimit tradicional, ka ndrys...
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi...
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka reagua...
Biznese dhe shërbime në gjithë botën gradualisht janë duke...
Pas betimit si eurodeputet në Parlamentin Evropian, Fr...
Rënia e qëndrueshme e euros në këmbim me lekun vitet e fun...
Sezoni turistik dhe pushimet verore kanë shtuar fluksi...
Që prej vitit 2012, qeveria ka integruar në buxhet financi...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Vizitorët jo-rezidentë në strukturat akomoduese në ven...
Zjarret në sipërfaqet pyjore prej disa javësh vazhdojnë të...
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është paraqit...
Një problem në rrjetin “Cloud”- të “Microsoft-it ka blloku...
Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor ...
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka folur për Reform...
Të premten, Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykim të shk...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me si...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...