Abuzimet me fondet e BE-së/ Arrestohet Gazmend Haxhia në Rinas
Mesditën e së hënës është arrestuar në Rinas, Gazmend ...
Ditët e sotme përndjekja është kthyer në një fenomen shqetësues, ku të gjithë janë të rrezikuar, veçanërisht gratë, vajzat dhe të miturit.
Sociologu Gëzim Tushi, në një intervistë për CNA TV, me gazetaren Fabjona Pasho, zbërthen fenomenin dhe rrezikun që mbartin përndjekësit.
“Është një sjellje e neveritshme, një veprim antiqytetar, cenim i të drejtave të njeriut, një sjellje maniakësh. Unë mendoj se është një sjellje e shëmtuar që besoj se përbën një nga defektet kulturore dhe edukative të njeriut të sotëm. Është e papranueshme që në këtë epokë, në kohën e sotshme, kur flitet dhe garantohen të drejtat e njeriut, me konventa ndërkombëtare, me legjislacion, por edhe në pikëpamje edukative dhe moral, të ketë nivele të tilla të përndjekjes, të ngacmimit seksual, të përndjekjes për qëllime të caktuara, qoftë financiare, apo denigrimit të personalitetit, apo për të krijuar kurthe të caktuara, për ta vendosur njeriun në një pozitë të vështirë. Është një ves social i pështirë", u shpreh ai.
Megjithatë, Tushi shpjegon se një formë e përhapur e përndjekjes është edhe ajo e ish-partnerëve.
“Përveç xhelozisë që është brenda martesës, që është deri diku e kuptueshme, problem është pasi je ndarë dhe ti do të dish me kë shoqërohet partnerja. Këto lloj përndjekjesh janë problem i madh dhe lidhen me një lloj defekti që kanë meshkujt, të cilët e konsiderojnë bashkëshorten, edhe kur nuk e kanë si pronë të tyren dhe duhet të dinë gjithçka", tha ai.
Rrezik i shtuar për përndjekjen është edhe bota "online".
“Intervenimi në faqet e njëri-tjetrit, apo publikimi i fotove, shantazhi që bëhet është shumë i shëmtuar. Gratë dhe vajzat janë bërë objekti kryesor i këtij lloj kriminaliteti elektronik. Herë pas here, bullizmi e ngacmimi kanë çuar deri në përndjekje", tha ai.
Sociologu sqaron se si përndjekësit janë rrezik jo vetëm për individë të caktuar, por për të gjithë shoqërinë, pasi ndërtojnë raporte problematike.
“Kjo sjellja maniake e përndjekjes, tendenca për ndërhyrjen në punët e brendshme të njëri-tjetrit, ideja për të kontrolluar dhe vëzhguar jetën private, pa diskutim përveçse është një patologji individuale, përbën dhe një rrezikshmëri shoqërore. Elementë të tillë janë toksikë jo vetëm në marrëdhëniet personale, familjare, por edhe në marrëdhëniet sociale dhe të punës. Elementë të tillë janë destruktivë, prishin raportin e marrëdhënieve të caktuara, krijojnë anomali dhe probleme të mëdha, qoftë në punë, qoftë në jetën sociale", tha ai.
Sipas Tushit, duhet të ketë një regjistër kombëtar për përndjekësit, në mënyrë që të parandalohet rreziku që vjen prej tyre.
“Meritojnë jo vetëm të ndëshkohen nga pikëpamja ligjore, por duhen demaskuar edhe moralisht. Shoqëria shqiptare ka nevojë për një libër të turpit ku duhet të evidentohen. Publikimi i njerëzve të cilët shfaqin vese të tilla, duhet bërë në mënyrë që të demaskohen. Kjo do të sjellë ulje të kësaj virulence. Do të sjellë një lloj frenimi dhe ndëshkimi. Për njerëz me prirje kriminale, nëse janë të zhbalancuar nga pikëpamja mendore, pasi një pjesë e tyre nuk janë mendërisht në rregull. Këta duhen çuar në spitale psikiatrike dhe të kurohen për sëmundjet e tyre", tha ai.
Në raste përndjekjesh, qytetarët duhet të denoncojnë, në mënyrë që të parandalohen ngjarjet kriminale dhe efektet sociale që persona të tillë sjellin./CNA
Mesditën e së hënës është arrestuar në Rinas, Gazmend ...
Dy ish-punonjës të televizionit publik shqiptar, Radio...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar s...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka zhvill...
Sherr masiv mes të rinjve në qendër të qytetit të Korç...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po shkatërro...
Personat e përfshirë tek afera e inceneratorit të Tira...
Të hënën, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, po zhvillon nj...
Gjatë një prononcimi me gazetarët, kreu i SPAK-ut, Alt...
Për aferën e inceneratorëve, kreu i SPAK-ut, Altin Dum...
Mëngjesin e së hënës, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ës...
Trafik i rënduar në autostradën e re Thumanë-Kashar. ...
Tetëdhjetë qytetarë të Bulqizës janë paraqitur të diel...
Tifozët shqiptarë që pushtuan qytetet e Gjermanisë në ...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesor...
SPAK është bazuar në fakte dhe prova të reja për të akuzua...
Në proçedurën e rekrutimit në Policinë e Shetit është ...
CNA ka hapur një sondazh për arrestimin e ish-ministri...
Një tërmet është regjistruar mesditën e kësaj të diele në ...
Reth 700 milionë besimtarë bektashinj në të gjithë bot...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...