Shtypi i ditës, e hënë, 8 korrik 2024/ Njihuni me titujt kryesorë të gazetave
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesor...

Tifozët shqiptarë që pushtuan qytetet e Gjermanisë në mbështetje të Kombëtares shqiptare ishin një surprizë për vendasit dhe mediat e shtetit që po pret “Euro 2024”.
Krahas entuziazmit, numri i lartë i tyre ishte një tjetër element që tërhoqi vëmendjen, me 50 mijë tifozë në stadium dhe 50 mijë të tjerë që “pushtuan” Dortmundin.
Ndonëse mes tyre kishte shumë emigrantë, sërish shumë shqiptarë nuk u kursyen për të ndjekur skuadrën e zemrës. Në fakt, të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit, të përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se shqiptarët, -që u renditën sërish të fundit në të ardhurat për frymë në Evropë, nuk janë shumë kursimtarë në udhëtimet e tyre jashtë vendit, madje “konkurrojnë” me shtetet që i kanë të ardhurat për frymë shumë më të larta sesa ne.
Sipas Organizatës Botërore të Tregtisë, në vitin 2023, shpenzimet e shqiptarëve jashtë ishin 2.5 miliardë dollarë. Në raport me popullsinë, shpenzimi mesatar për banor ishte 1040 dollarë në vit, sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”.
Italianët, që edhe në Shqipëri janë etiketuar si më kurnacët, e kanë shpenzimin mesatar për banor prej 580 dollarësh në vit. Për francezët ky tregues është 721 dollarë, për spanjollët 578. Grekët njihen si popull që nuk udhëtojnë jashtë vendit për pushime, dhe e kanë shpenzimin për banorë prej 278 dollarë.
Shqiptarët mbajnë dhe rekordin në rajon. Serbët, që vijnë të dytët pas nesh, kanë shpenzime gati sa gjysma (495 dollarë).
Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina renditen në fund të listës, me përkatësisht 162 dhe 124 dollarë, duke lënë pas në fund vetëm turqit, që e kanë ketë tregues 93 dollarë. Të dhënat për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut mungojnë.
Në Europë, rekordin për shpenzimet për udhëtimet e mbajnë vendet e ftohta, por edhe më të pasura. Në vend të parë është Islanda, me shpenzime gati 4200 dollarë/banor për udhëtimet jashtë vendit, e ndjekur nga Norvegjia (3300), Zvicra (gati 2700), Irlanda (gati 2000), Danimarka, rreth 1800 dollarë.
Gjithnjë e më shumë udhëtime jashtë
Që nga viti 2011, kur u liberalizuan vizat, daljet e shtetasve shqiptarë jashtë vendit kanë shënuar rritje të vazhdueshme. Nga 3.4 milionë dalje në vitin 2010, treguesi arriti në gati 6 milionë në 2019-ën.
Pas një rënieje të ndjeshme në 2020, si rrjedhojë e kufizimeve të vendosura nga pandemia, lëvizjet jashtë vendit filluan të rriteshin me shpejtësi, duke arritur në rekordin e 6.9 milionë në vitin 2023, sipas të dhënave që publikohen nga INSTAT.
Hyrja e operatorëve ajrorë me kosto të ulët, teksa çmimet e biletave zbritën edhe në 20 euro një drejtim, kanë ndikuar që gjithnjë e më shumë shtetas të udhëtojnë jashtë vendit për pushimet, apo për të vizituar të afërmit emigrantë.
Në të njëjtën linjë me daljet janë rritur dhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për vitin 2023, paratë që kanë dalë jashtë në formën e udhëtimeve ishin 2.3 miliardë euro, nga 1 miliard euro në vitin 2010. Në raport me vitin e mëparshëm, shpenzimet jashtë u rritën me 32%./Monitor
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesor...
SPAK është bazuar në fakte dhe prova të reja për të akuzua...
Në proçedurën e rekrutimit në Policinë e Shetit është ...
CNA ka hapur një sondazh për arrestimin e ish-ministri...
Një tërmet është regjistruar mesditën e kësaj të diele në ...
Reth 700 milionë besimtarë bektashinj në të gjithë bot...
Këtë të diel janë regjistruar radhë të gjata automjetesh n...
Tirana “është pushtuar” nga turistët që këtë sezon veror k...
"Një dollar më i dobët, çmime më të larta dhe numra 'rekor...
Aktori i mirënjohur, Timo Flloko ka publikuar një foto...
Një pjesë e “Lungomare 3” ka ndezur dritat për herë të par...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ndodhet pas hekur...
Një seancë maratonë u mbajt në GJKKO për masat e sigur...
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurimit pë...
Pasditen e kësaj të shtune është ndërprerë për 30 minu...
Prokuroria e Beratit ka thirrur ish-ministrin e Brends...
Këtë të shtunë po mbahet seanca gjyqësore në Gjykatën ...
Bora Muzhaqi, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, p...
SPAK, nëpërmjet një hetimi të zgjeruar tek incenerator...
Helikopterët e tipit "Black Hawk UH-60A+", fluturojnë për ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...