web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Le bosh pas vetes, zbrazëti pa skaj"/ Timo Flloko, poezi për Ismail Kadarenë

6 Korrik 2024, 22:54, Aktualitet CNA
"Le bosh pas vetes, zbrazëti pa skaj"/ Timo Flloko, poezi
Timo Flloko dhe Ismail Kadare

Aktori i mirënjohur, Timo Flloko ka publikuar një foto me korifeun e letrave shqipe, Ismail Kadarenë, i cili u nda nga jeta më 1 korrik.

Flloko ka bërë një poezi për Kadarenë, duke shprehur pikëllimin që ndjen nga ikja e tij.

Duke e cilësuar si gjeni, aktori përmend kandidaturat për çmimin “Nobel”.

Poezia:

E piva kafen e helmët pa ty, këtë mëngjes,
Dhembjen, fillikat, me kë ta ndaja,
Chateau Juvenilja tek e shoh më ngjan,
Më shkretëtirë se Saharaja…

Ike heshtjes si gjigant, i menduar,
(Bëre vallë pakt të fshehtë me ikjen?!)
Le bosh pas vetes, në mijëra zemra,
Zbrazëti pa skaj, apokaliptike…

(Pse vijnë gjenitë dhe ikin nga kjo botë..?!)
Ikja jote është shtegtim qiellor,
Vdekjen s’mund as ta imagjinoj dot!

Mortin s’mund ta marr as me mend..
Një zog erdh’ a m’u faneps
Fluturimin ndali, u ul në vendin tënd,

(Të ish hij’ e Nobelit ai udhëhumbës,
Me pendesën në vete, një gjasë aq e rrallë,
U nis por mbërriti vone, nga erërat që frynin,
Korb u bë nga mërzia, se s’të gjeti gjallë…)

U përmenda ne fund, humbës në atë bosh,
Hodha sytë në qiell, përtej, te e panjohura,
Me pafundësinë u shkri, atje përjetshëm,
Shpirti yt shtegtar që kapërcen kohërat./ CNA





Lajmet e fundit nga