Shtohen proçedura/ Kush do të bëhet polic, duhet të kalojë ‘në filtrin’ e SPAK-ut
Në proçedurën e rekrutimit në Policinë e Shetit është ...

SPAK është bazuar në fakte dhe prova të reja për të akuzuar ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, si pronar faktik të restorantit GZONA.
Nga përgjimet dhe provat e siguruara nga oficerët e BKH, kuptohet qartë, që të gjithë punonjësit e restorantit janë në dijeni që pronari është ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. SPAK ka siguruar komunikimet e punonjësve të restorantit të cilët i raportojnë për largimet nga puna.
Në përgjime administratori i restorantit ‘Gzona’, Gazment Prenga teksa bisedon me ish-punonjësin Vladimir Prenga i thotë se Ilir Beqaj i ka të gjitha dhe se për ‘çdo gjë vendos Ermali’. Sipas SPAK nga këto biseda kuptohet që komunikimet me personelin dhe kontrollin në këtë restorant Ilir Beqaj i kryen nëpërmjet Ermal Kurtulaj.
Familjarët e ish-ministrit, pikërisht vajza e tij Deborah del në përgjime që ka dijeni mbi zhvillimet dhe interesohet për ecurinë e restorantit. Në biseda kuptohet që edhe mjeti Wolsvagen Tuareg në pronësi në Ermal Kurtulajt është në të vërtetë makina e Ilir Beqajt.
Për të vërtetuar se Ilir Beqaj është pronari faktik i restorantit ‘Gzona’, SPAK ka administruar dhe përgjimet e vajzës së tij Deborah Beqaj. Vajza e Beqajt në një bisedë duket se ka dijeni për ndryshimet e bëra në ambientin e lokalit por dhe interesohet sesi ka kaluar një e njohura e saj, në një darkë që kishte qenë aty.

Deborah Beqaj: Si kaluat mbrëmë?
Ada Cuci: Mirë shumë. Te Gzona është bërë shumë nice me ndryshimet e reja
Deborah Beqaj: Kanë bërë shumë. Ka ardh një cun i ri që merret aty. Është shtruar poshtë me drasa dhe është bërë me 2 pjesë.
Përfshirja e restorant GZONA vërtetohet dhe nga dëshmia e Alfred Nikollës, drejtorit ekzekutiv të firmës që fitoi tenderin për të organizuar evenimentin ‘FESTA’. Festa ishte tenderuar dhe nga ministria e Turizmit por sipas Alfred Nikollës angazhimin më të madh e ka marrë Ermal Kurtulaj dhe GZONA.
Madje sipas dëshmisë së Nikollës, shefi i guzhinës së GZONËS, Bleri Dervishi është ai që ka përgatitur ushqimet për festën. Bleri Dervishi rezulton se ka fituar dhe një projekt start upi nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjen me vlerë rreth 100 milionë lekë.
‘Me sa mbaj mend në total vlera e kontrates ka qënë rreth 140.000 euro. Me sa mbaj mend nga informacioni që kam, shërbimin e kateringut e ka lëvruar restoranti Gzona që ndodhet te Kalaja e Tiranës. Me sa mbaj mend në diskutime në zyrë me ekipin është permendur emri i shefit të kuzhinës Bleri, një shef kuzhine tjetër që unë e kujtoj është shef Fredi. Por nuk kam dijeni sesi është përzgjedhur konkretisht restoranti Gzona pasi nuk e kam përzgjedhur unë’.
Në bisedat e siguruara nga SPAK, Ermal Kurtulaj si njeri i besuar i Ilir Beqajt flet me shoferin e këtij të fundit, në lidhje me disa shërbime që ishin bërë makinës.
Kjo makinë sipas SPAK, i përket ish-ministrit të Shëndetësisë dhe e ka përdorur në kohën kur ka qenë deputet. Ermal Kurtulaj dhe Arben Dani diskutojnë midis tyre për problematikat e mjetit dhe pranojnë se ai është i Ilir Beqajt.
Ilir Beqaj doli të shtunën para gjykatës duke kërkuar që të lihej i lirë. Madje ai shprehu gatishmërinë para gjykatës për të lënë garanci 50 mijë euro. Po ashtu dhe krahu i tij i djathtë Ermal Kurtulaj kërkoi të linte garanci pasurore.
Po kërkesat e tyre nuk u morën parasysh nga gjykata, e cila vendosi ‘Arrest në burg’ për Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn. Alfred Nikollajt iu dha masa ‘Arrest Shtëpie’.
Ndërsa për Elton Marinin u la në fuqi arresti në shtëpi ndërsa Bledar Leka e Bjona Ziaj u njohën me masën detyrim paraqitje.
Në proçedurën e rekrutimit në Policinë e Shetit është ...
CNA ka hapur një sondazh për arrestimin e ish-ministri...
Një tërmet është regjistruar mesditën e kësaj të diele në ...
Reth 700 milionë besimtarë bektashinj në të gjithë bot...
Këtë të diel janë regjistruar radhë të gjata automjetesh n...
Tirana “është pushtuar” nga turistët që këtë sezon veror k...
"Një dollar më i dobët, çmime më të larta dhe numra 'rekor...
Aktori i mirënjohur, Timo Flloko ka publikuar një foto...
Një pjesë e “Lungomare 3” ka ndezur dritat për herë të par...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ndodhet pas hekur...
Një seancë maratonë u mbajt në GJKKO për masat e sigur...
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurimit pë...
Pasditen e kësaj të shtune është ndërprerë për 30 minu...
Prokuroria e Beratit ka thirrur ish-ministrin e Brends...
Këtë të shtunë po mbahet seanca gjyqësore në Gjykatën ...
Bora Muzhaqi, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, p...
SPAK, nëpërmjet një hetimi të zgjeruar tek incenerator...
Helikopterët e tipit "Black Hawk UH-60A+", fluturojnë për ...
Hapja e tunelit të Llogarasë është bërë kryefjala e çdo la...
Rënia e popullsisë me rreth 420 mijë persona në dekadë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...