
“Top Channel” ka filluar të bëjë opozitë, të marrë rolin e një medieje që sulmon qeverinë. Në fakt ajo është që duhet të ketë media, opozitarizmi, interesi qytetar, një gjë që “Top Channel” nuk e ka bërë në këto 9 vite të Rilindjes.
Por a po e bën “Top Channel” këtë oponencë ndaj qeverisë për parime dhe për interes të qytetarit?
Në fakt, jo, nuk duket e tillë. Nuk duket e tillë për shkak të formës që ka. Së pari, sulmet e “Top Channel” ndaj qeverisë janë për çështje të caktuara, të cilat shihen me investime madhore në vend.

Më pas përpiqen të japin gjëra të vogla sociale për të nxjerrë një bllok opozitarizimi. Sulmojnë dhe shkruajnë për rrugët, sulmojnë dhe shkruajnë për investimet, për shembull në rastin e Portit të Durrësit, ndërkohë që në këto vite, pra aktiviteti i “Top Channel” kurrë nuk ka pasur kronika të tilla.
Dhe Durrësi që sulmohet nuk është bërë në një ditë nga qeveria, por ka vite që diskutohet dhe “Top Channel” ka qenë pro, ka me qindra kronika pro, në lidhje me rrugët, me autostradat, ka me qindra të tjera pro. Ka ndonjë tek-tuk siç është Kashar-Thumana, që ka mbajtur një qëndrim kundër, por dhe kjo nuk është për hall të shqiptarëve dhe se po shpenzohen paratë e buxhetit, jo, aspak, është për hall të negocimit me pronarin e atij koncensioni. Siç është edhe halli i negocimit me këtë koncensionin e ri për të marrë pjesën që u takon dhe pas tyre vjen dhe Durrësi e kështu me radhë.
Për të parë se sa opozitar është “Top Channel” do të na duhet të presim të shkruhet për inceneratorët. Inceneratorët janë një aferë korruptive, të cilën kërkojnë ta shesin si evazion fiskal. Inceneratorët janë 430 milionë euro kontratë në Tiranë dhe mbi 50 milionë euro kontratë në Fier dhe Elbasan, të provuara si aferë korruptive.
Një ministër dhe një sekretar i Përgjithshëm janë arrestuar. “Top Channel” nuk flet për to. “Top Channel” ka marrë miliona euro nga inceneratorët dhe vazhdon të paguhet nga kompanitë e tyre apo të lidhur me ta edhe sot e kësaj dite. Prandaj dhe propaganda që shikojnë njerëzit në ekran nuk është opozitarizëm. Nuk është akuzë ndaj qeverisë sepse ky televizion ka moral dhe po bën misionin e tij të vërtetë të jetës dhe se po lufton në krah të qytetarëve, nuk është e tillë. E vërteta është krejt ndryshe. Ai është televizion i paguar nga inceneratorët. “Top Channel” është ekrani kryesor i Mirel Mërtirit, Klodian Zotos dhe Stela Gugalles.

Vjollca Hoxha është ortake në të paktën dy kompani. Lori Hoxha dhe trashëgimtarët e Dritan Hoxhës janë ortakë me Mirelin dhe Klodin te “Lori Caffe”.
Tashmë të gjithë po flasin nëpër korridore se i paska dhënë dhe “Top News”-in, por kjo ka pak rëndësi se çfarë kanë marrë njerëzit e inceneratorëve sot në “Top Channel”. Sot është provuar se “Top Channel” ka marrë miliona euro nga inceneratorët. “Top Channel” ka bërë me qindra kronika dhe emisione pro inceneratorëve, pro asaj afere.
Sot del e flet sikur nuk ka ndodhur asgjë, por nga ana tjetër ende nuk ka kërkuar ndjesë publike pse i mbështeti inceneratorët, ende nuk ka asnjë kronikë dhe asnjë investigim mbi inceneratorët, mbi aferën e shekullit, e cila tashmë është e provuar, por thjesht dhe vetëm disa media nuk duan të flasin, duan sërish të mbyllin gojën apo të bëjnë një lojë që ta çojë në përfundimin e akuzës thjesht dhe vetëm evazion fiskal.
Por nuk ka për të qenë kurrë e tillë. Inceneratorët janë një aferë korruptive, me paratë e të cilëve është paguar edhe “Top Channel” që sot gjoja po na bëka moral publik kundër qeverisë.

Po a mund të bëjë moral “Top Channel” i inceneratorëve? A mund të ketë moral kjo media shërbëtore e paepur e pushtetit? A mund të kërkohet morali aty ku nuk ka ngelur më asgjë?
Përtej kronikave me frymë opozitarizmi, “Top Channel” ngelet një instrument i keqpërdorur, i përfshirë dhe i paguar nga afera e inceneratorëve dhe kompani klienteliste me qeverinë. Jo thjesht dhe vetëm për reklama, jo thjesht dhe vetëm për biznes. Inceneratorët kanë qenë ortakëri direkte dhe SPAK-u duhet t’i hetojë, nuk mund të rrijë dhe t’i shikojë./ CNA.al
GJKKO ka shpallur të pafajshme, deputeten e PD-së, Albana ...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, dhe përfaq...
Kryeministri Edi Rama ka folur në Forumin Ndërkombëtar të ...
Gert Bogdani, i cili humbi bindshëm në Primaret për Bashki...
Ambasada e SHBA-së në Shqipëri, sot në ditën ndërkombë...
Në orën 12:00 do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore për...
Makina me të cilën po udhëtonin ekipi i "Kallxo.com", p...
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës raporton për një sulm ...
Pastruesit në selinë e "Twitter"-it në San Francisko i kan...
Goditja e Sali Berishës në protestën e ditës që mbahej Sam...
Goditja ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, ka lënë pas vet...
Anëtari i Këshillit të Çështjeve Rinore për presidenti...
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentu...
Gazetarja Klodiana Lala ka ngritur dyshime të forta në...
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se ish-presidenti Ramiz ...
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka kome...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlli...
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se çfarë u gjet në ...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur deklarimet e Gerti...
Gazetari Armir Shkurti ka gjetur “autorin” e vërtetë t...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...