
Konfindustria i ka dërguar një kërkesë Kuvendit për çmimin e energjisë elektrike për familjarët që harxhojnë mbi 800 kWh në muaj.
Konfindustria kërkon që Kuvendi të thërrasë në një seancë plenarë urgjente Entin Rregullator të Energjisë (ERE).
Sipas konfindustrisë, ERE duhet të arsyetojë edhe menaxhimin e sistemit për vitin 2021 dhe 6 muajt e parë të 2022-shit.
“Konfindustria i kërkon Kuvendit të Shqipërisë të thërrasë në seancë urgjente dëgjimore Entin Rregullator të Energjisë/ERE, për të arsyetuar vendimin e fundit për fashën e konsumit të energjisë si edhe për problematikat e menaxhimit të sistemit për periudhën e vitit 2021 dhe 6-mujorin e parë të vitit 2022. ERE është institucion në varësi të drejtpërdrejtë të Kuvendit të Shqipërisë dhe është autoriteti ligjor rregullator i sistemit energjetik.
ERE e ka për detyrim ligjor të shpjegojë publikisht në mënyrë profesionale të hollësishme para Kuvendit të Shqipërisë arsyet financiare, teknike dhe institucionale të sistemit energjitik, që kanë çuar në pranimin e plotë dhe pa asnjë ndryshim nga ana e saj të propozimit të ekzekutivit për rritjen e fortë të çmimit të energjisë elektrike. ERE duhet të arsyetojë hollësisht lidhur me:- kostot mjaft të larta financiare të menaxhimit të operatorëve publikë KESH, OST, OSHEE, - kostot shtesë të shitje-blerjeve e energjisë elektrike nëpërmjet ndërmjetësve, - vazhdimin në nivele të larta të humbjeve në sistem me mbi 21% të sasisë së përgjithshme, - zbatimin e kontratave koncesionare të energjisë së prodhuar nga HEC- et private, - masat e marra nga OSHEE për moslejimin e abuzimit me matjet e konsumit me fasha etj., si faktorë përcaktues të vendimit për rritjen e fortë të çmimit të energjisë në shtator 2022. Sipas të dhënave, në vitin 2021 sistemi energjitik prodhoi 6,5% më shumë energji elektrike, sesa nevojat për konsum dhe vendi kaloi në krizë energjitike të shpallur nga Kryeministri Rama. Gjithashtu, prodhimi i përgjithshëm i brendshëm i energjisë elektrike ka tejkaluar ndjeshëm nevojat e klientëve tariforë për 6-mujorin e parë të vitit 2022 në vazhdim.
Konfindustria vlerëson, se vendimi i ERE-së për rritjen me afër 5 herë e çmimit të energjisë elektrike për konsum familjar mbi fashën 800 KW/muaj do të jetë me pasoja të rënda për 90-130 mijë familje shqiptare dhe më ndikim të drejtëpërdrejtë në rëndimin e klimës së biznesit dhe ekonomisë kombëtare. Shqipëria, edhe pse është relativisht e pavarur në prodhimin e energjisë elektrike nga tregjet ndërkombëtare dhe gazi rus ka çmimet më të larta në rajon për biznesin dhe familjarët”, deklaroi Gjergj Buxhuku, administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë.
Ndërkohë, kujtojmë se nga 1 tetori familjarët që harxhojnë mbi 800 kWh do të paguajnë 42 lekë/kWh, duke përfshirë këtu edhe tarifën e transmetimit.
Kjo rritje e energjisë të aplikohet vetëm për periudhën tetor-dhjetor, ndërkohë që më pas do të ketë një vendimmarrje të dytë edhe në varësi të situatës meteorologjike./ B.A. – CNA.al
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mëngjesin e sot...
Legjenda e kinematografisë italiane, Gina Lollobrigida, is...
Carlos Bernat po e vuan në mënyrë të shumëfishtë krizën ak...
Mjeku Tritan Kalo ka ironizuar këtë mëngjes politikën ...
Presidenti amerikan Joe Biden është bërë sërish objekt dis...
NASA përplasi me sukses një sondë në një astereoid, gjatë ...
Qyteti i Vlorës është ‘zhytur’ në errësirë prej gati d...
Gazetari Blendi Fevziu thotë se Edi Rama po qeveris i ...
Të dielën që lamë pas, çifti më i njohur i showbizit, ...
Gazetari Blendi Fevziu ka folur mbrëmjen e sotme në em...
Analisti Andi Bushati ka deklaruar se e vetmja mënyrë ...
Vendi ynë është goditur nga dy ciklone njëri që erdhi ...
Pas një hetimi disa mujorësh nga SHKB e Ministrisë së ...
Eksperti Orjon Islamaj ka dhënë disa këshilla se si du...
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku dhe ambasadorja...
Microsoft DART dhe ekipi investigues i krimit kibernet...
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, ku kr...
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për “Washingt...
Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, kanë pa...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, së bashku me am...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...