Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, foli në përmbyllje të detyrës së tij për korrupsionin në Shëipëri dhje për reformat e drejtësisë.
Soreca tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se fenomeni i korrupsionit është serioz, por sipas tij drejtësia ka bërë progres pas krijimit të SPAK-ut.
Ai i bëri thirrje SPAK-ut dhe autoriteteve të drejtësisë të vazhdojnë punën për të luftuar kulturën e mosndëshkimit pa trysni politike dhe pa ndërhyrje.
“Kur e shoh fenomenin serioz të korrupsionit, me përvojën time mundohem gjithnjë të shoh periudhën afatgjatë. Merr një helikopter dhe vështro periudhën afatgjatë. Shikoni reformën në drejtësi. Kur unë erdha në vitin 2018 ishim në qendër të zbatimit. Dua t’ju tregoj një anekdotë. Kur u ktheva përsëri në shtator të këtij viti, në Rinas pashë ekranin e televizorit dhe pashë një lajm me germa të vogla që thoshte se ishin emëruar anëtarët e 18-të dhe 19-të të Gjykatës së Lartë. Të nesërmen po shikoja gazetat që e kishin si lajm dhe kishte kaluar pothuaj pa rënë në sy. Më kujtohet periudha kur emërimi i gjyqtarit të gjashtë, të shtatë, të tetë, shihej si arritje e madhe. Tani, ky normalitet, që duhet të jetë rregull, na tregon se si është bërë progresi.
Kjo është thjesht një anekdotë për t’ju thënë se nëse shihni periudhën afatgjatë, është bërë progres. A mjafton? Absolutisht jo. Korrupsioni është ende i pranishëm, është shqetësim serioz për ne, dhe siç thuhet në Raport, duhet trajtuar me seriozitet, përfshirë edhe rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. SPAK sigurisht ka bërë progres dhe kjo mirëpritet në raport, përfshirë edhe trajtimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe ne i mbështesim këto veprime.
Ne e ftojmë SPAK-un dhe gjithë autoritetet e drejtësisë të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim për të krijuar një historik të qëndrueshëm për të luftuar kulturën e mosndëshkimit pa trysni politike dhe pa ndërhyrje. Sigurisht që do t’i kenë autoritetet e drejtësisë në anën e tyre.
Mendoj gjithashtu se hetimi financiar duhet të vazhdojë për të qenë një nga objektivat e veprimit të autoriteteve të drejtësisë, sepse është vërtetuar se kjo është rruga e ardhshme. Unë përdor fjalët “Ndiq paratë”, sepse kjo vjen nga përvoja e mëparshme, por mendoj se është shumë e rëndësishme që ky proces të jetë i qëndrueshëm dhe të vazhdojë në periudhën afatgjatë”, u shpreh ai.
Ambasadori foli me superlativa për SPAK, teksa tha se po zbaton mandatin e vet, duke kryer dënime të personave të nivelit të lartë.
“Mendoj se SPAK po zbaton mandatin e vet dhe këtë po e bën duke shqyrtuar rastet e nivelit të lartë të korrupsionit. Kemi pasur edhe dënimet e para të nivelit të lartë kohët e fundit, të ish-ministrave.
Mendoj se është e rëndësishme që puna të vazhdojë plotësisht, me drejtim të qartë, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të kuptojnë se reforma shumë serioze që është bërë që prej vitit 2016 në fushën e drejtësisë po sjell vërtet rezultate”, theksoi Soreca./ CNA
Kryeministri, Edi Rama në Asamblenë e zgjeruar të Part...
Një mjek dhe një infermier në Fier kanë rënë në pranga...
Kuvendi komunal në Bujanoc ka votuar pro ndryshimit të emr...
Behar Bajri do të ekstradohet sot drejt Shqipërisë pas...
Ditët dhe netët janë bërë më të ftohta. Për shkak të tempe...
Apeli i Posaçëm dënon me Burgim të përjetshëm Ardjan Çapja...
Kompania "Air Albania", e komentuar pozitivisht jo pak...
Një mjek në Fier është dërguar nga prokuroria në gjyq pasi...
Një 37-vjeçar me inicialet F.T është arrestuar pasi is...
37-vjeçari, Besmir Beqiri ka ngacmuar sekualisht 4 nxë...
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në Tunelin...
Vëllai i 30-vjeçares që braktisi fëmijën e porsalindur...
Pas zhvillimit të suksesshëm të Panairit të Edukimit W...
Një vit pasi ish-kryebashkiaku i Fierit, Fredi Kokones...
Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, është marrë...
Për qëndrimin afro dy orë në SPAK, kreu i Bashkisë së ...
Një 5-vjeçar, i cili është në spektrin e autizmit, dys...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, gjatë nënshkrimit...
Mbetjet kockore që u gjendën në Xarrë të Sarandës, dys...
Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, është paraq...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...