web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dokumente/ Dëshmi të tjera historike mbi Llazar Fundon

17 Nëntor 2025, 19:47, Aktualitet CNA

CNA sjell një tjetër dokument që na tregon fakte historike për intelektualin e shquar, një nga themeluesit e BE-së, Llazar Fundon.

William E. Griffith, Profesor Ndërkombëtar i Shkencave Politike Ford në Masaçusets, autor dhe redaktor i shumë librave dhe artikujve mbi Evropën dhe botën komuniste, në një prej librave të tij të botuar në 1963, “Shqipëria dhe prishja e marrëdhënieve sovjetike me Kinën” ka treguar fakte të tjera historike mbi Zai Fundon.

Dokumente/ Dëshmi të tjera historike mbi Llazar Fundon

Griffith jep mes rreshtash dëshmi të cilat nuk janë të vetmet për një nga ideatorët e BE-së, siç ishte Llazar Fundo.

Ndër rreshta, Griffith thekson se në vitin 1938, thuhet se Kelmendi dhe Malëshova e joshën Llazar Fundon për ta dërguar nga Parisi në Moskë, ku përpjekja e Malëshovës për ta vrarë atë nga NKVD-ja u pengua vetëm nga ndërhyrja e Georgi Dimitrov.

Më tej Griffith shkruan se më pas Llazar Fundo u kthye në Paris, duke u ndarë nga komunizmi dhe më pas duke u kthyer në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore.

“Në vitin 1938, thuhet se Kelmendi dhe Malëshova e joshën Fundon nga Parisi në Moskë, ku përpjekja e Malëshovës për ta vrarë atë nga NKVD-ja u pengua vetëm nga ndërhyrja e Georgi Dimitrov. (Pastaj Fundo u kthye në Paris, u nda nga komunizmi dhe u kthye në Shqipëri para Luftës së Dytë Botërore. Prej andej u deportua në Itali dhe pas rënies së Musolinit u kthye në Shqipëri, ku u bë këshilltar politik i partizanëve nacionalistë, ai u vra nga partizanët komunistë në vitin 1944”, shkruan ndër të tjera Griffith.

Dokumente/ Dëshmi të tjera historike mbi Llazar Fundon

Griffith thotë se sipas dokumenteve dhe materialeve të Amery-t, Zai Fundo u rrah për vdekje.

Në të tjera rreshta nga autori Griffith ka treguar dhe si është takuar Enver Hoxha me Llazar Fundon.

Ai thekson se Enver Hoxha pasi ndoqi liceun francez në Korçë në vitin 1930 mori një bursë shtetërore në Universitetin e Montpellierit, të cilën pas një viti e humbi për neglizhencë në punën e tij. Atje ai shkoi në Paris dhe ra nën ndikimin e një grupi të vogël komunistësh shqiptarë që jetonin atje në mërgim, përfshirë Ali Kelmendin dhe Lazar Fundon.

“Enver Hoxha, i pari dhe deri më sot i vetmi kryetar i Partisë Komuniste Shqiptare, është djali i një pronari toske mysliman nga Gjirokastra. Pasi ndoqi liceun francez në Korçë, në vitin 1930 ai mori një bursë shtetërore në Universitetin e Montpellierit, të cilën pas një viti e humbi për "neglizhencë në punën e tij". Atje ai shkoi në Paris dhe ra nën ndikimin e një grupi të vogël komunistësh shqiptarë që jetonin atje në mërgim, përfshirë Ali Kelmendin dhe Lazar Fundon. Në vitin 1933 ai shkoi në Bruksel, ku u bë sekretar privat i Konsullit të Nderit të Shqipërisë dhe më pas studioi drejtësi në Universitetin e Brukselit. Në vitin 1936, pa marrë një diplomë, ai u kthye në Shqipëri, ku për një kohë dha mësim frëngjisht, së pari në Gjimnazin Shtetëror të Tiranës dhe më pas në liceun e Korçës”, thuhet ndër të tjera në shkrim.

Dokumente/ Dëshmi të tjera historike mbi Llazar Fundon

Në librin e Griffith nënvizohet se si lindi komunizmi në Shqipëri. Sipas Griffith, komunizmi lindi nga një përzierje armiqësish nacionaliste dhe etnike, dallimesh fetare, traditës internacionaliste, pakënaqësie ekonomike dhe ndikimit komunist perëndimor.

Intelektualët, sipas Griffith, të cilët ishin arsimuar në Francë ose Itali ose në shkolla franceze ose amerikane në Shqipëri, i urrenin krerët tradicionalistë gegë dhe bejlerët toskë, dhe nuk mund të shpresonin më për një karrierë në burokracinë ndërkombëtare shumëetnike osmane.

“Ata mendonin se si zhvillimi ekonomik i Shqipërisë ashtu edhe dëshira e tyre për të përdorur arsimin e tyre perëndimor për përparimin e tyre dhe të vendit ishin penguar nga sundimi diktatorial i Zogut, nga armiqësia e krerëve dhe bejlerëve tradicionalistë, dhe nga mungesa e mundësive në shoqërinë dhe ekonominë e pazhvilluar të Shqipërisë.

Por kishte edhe arsye të tjera të brendshme shqiptare. Shumica e këtyre intelektualëve të frustruar ishin toskë. Ata e urrenin udhëheqjen tradicionale gege të vendit, të cilën e konsideronin më primitive dhe më pak të arsimuar se veten, dhe ishin po aq armiqësorë ndaj pronarëve toskë të tokave, ekonomia e të cilëve me një kulturë (drithëra) i linte fshatarët pa tokë në mëshirën e tyre. Për më tepër, në veriun geg mbizotëronte ende sistemi klanor dhe marrëdhënia e anëtarëve të tij me krerët e tyre ishte kryesisht një marrëdhënie besnikërie personale dhe jo e nënshtrimit ekonomik”, thuhet në librin e Griffith.

Këto janë dëshmi të tjera historike mbi intelektualin Llazar Fundo dhe rëndësinë që kishte figura e tij.

Dokumente/ Dëshmi të tjera historike mbi Llazar Fundon

Llazar Fundo është një figurë komplekse e historisë shqiptare. Një intelektual poliglot me plot 9 gjuhë të huaja, që lindi në një familje tregtarësh nga Voskopoja në Korçë, më pas në rini u bë komunist, u pushkatua nga komunistët dhe përpara togës së pushkatimit la testamentin e tij: “Komunizma që idealizonim si Krishtin, për nga ligësitë ia kalon dhe djallit. Kam qenë komunist, por s’do të vdes kurrë i tillë. Mund të gënjeja për të shpëtuar kryet, por s’mund ta bëj një gjë të tillë. Fotot që janë në çantë t’i jepen nënës në rast se është gjallë”.

Këto janë fjalët e një intelektuali të kalibrit europian. Një ish-anëtar i Kominternit që më pas denoncoi dhe akuzoi Stalinin dhe krimet e tij.

Historia e diktaturës në Shqipëri e akuzon si tradhtar, dikush tjetër si themelues të Partisë Komuniste, por faktet dhe të vërtetat e zbuluara tregojnë një intelektual që qëndroi me vlera dhe përkushtim në krah të njerëzve më të mëdhenj të kohës./ CNA

 





Lajmet e fundit nga