web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Simpoziumi Shkencor për Llazar Fundon/ Pedagogia Irena Nikaj: Figura të tilla duhet të marrin drejtësi

16 Maj 2025, 12:52, Aktualitet CNA

Simpoziumi Shkencor për Llazar Fundon/ Pedagogia Irena Nikaj: Figura

Pedagogia Irena Nikaj, e cila ka marrë pjesë në Simpoziumin Shkencor për figurën e Llazar Fundos, ka theksuar se figura si Llazar Fundo, por edhe të tjerë, të cilët ishin kundër mënyrës se si po ndërtohej drejtimi i luftës antifashiste dhe i pushtetit të ardhshëm, ishte dënimi me vdekje që ata morën edhe në mënyra mizore.

Nikaj tha se të gjitha figurat që kanë bërë pluralizmin e mendimeve, ideve dhe të Shqipërisë pas luftës, duhet të marrin drejtësi.

“Unë kam zgjedhur të marr pjesë në një konferencë që i kushtohet figurës, veprimtarisë, por edhe mungesës së drejtësisë për Llazar Zai Fundon, i cili ka humbur jetën në rrethana tragjike dhe siç mendoj unë, për shkak të qëndrimeve, ideve dhe mendimeve, të cilat në kushtet e luftës dhe të justifikimit të banditizmit brenda kuadrit të luftës dhe të Ushtrisë Nacional Çlirimtare, ka humbur jetën në bashkëpunim edhe me ushtrinë partizane, antifashiste çlirimtare jugosllave. Më shumë sesa thjesht një përkujtimore, unë do të doja të ftoja për drejtësi.

Figura si Llazar Fundo, por edhe të tjerë, të cilët ishin kundër mënyrës se si po ndërtohej drejtimi i luftës antifashiste dhe i pushtetit të ardhshëm, ishte dënimi me vdekje që ata morën edhe në mënyra mizore. Për shembull, është vetë vullneti i drejtuesit, komisarit politik të Ushtrisë Nacional Çlirimtare që Llazar Fundo të torturohej dhe pastaj të vritej.

Pra, unë mendoj se shoqëria jonë pas 80 viteve që kanë ndodhur krime të tilla, ka nevojë urgjente për drejtësi. Sigurisht këto konferenca i shërbejnë vetëdijësimit, opinionit publik për atë që ka ndodhur gjatë luftës, dhe kjo drejtësi do të ndihmonte që lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare e shqiptarëve të mos mbulohej ose të mos errësohej vlera e saj nga krime të tilla të cilat duhet të marrin përgjigje.

Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar. Unë mendoj se të gjitha këto figura që kanë bërë pluralizmin e mendimeve, ideve dhe të Shqipërisë pas luftës, duhet të marrin drejtësi”, tha pedagogia Irena Nikaj./ CNA





Lajmet e fundit nga