E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Nga Ventotene për CNA, Elvi FUNDO
Dëshira për të shkuar në Ventotene ka qenë e madhe prej vitesh. Doja të shkoja aty pasi kam dëgjuar shumë për ishullin ku një nga të parët e mi (Llazar Fundo) ishte internuar në vitin ’39, si një antifashist, i arrestuar në maj të atij viti në Korçë, si një komunist dhe antifashist i sprovuar, një anëtar i Komiternit, i përfshirë në listat e personave që fashistët arrestonin dhe internonin.

Llazar Fundo ishte një nga intelektualët shqiptarë, i cili që në vitet ’20 dhe deri në prag të Luftës së Dytë Botërore kishte qenë i angazhuar në politikë, kishte studiuar për jurisprudencë në Sorbonë. Më pas në Shqipëri me qeverinë e Nolit, drejton shoqërinë “Bashkimi” pas vrasjes së Avni Rustemit. Më tej e gjejmë në Berlin te gjyqi i Rajshtagut me Gjergj Dimitrovin, më pas në Shën Peterburg, në Moskë, nga ku dënohet me vdekje nga Stalini si një trockist, arratiset, përfundon në Mongoli. Ka një periudhë kohe të paqartë, më pas gjendet në Vjenë dhe në vitet ’38-’39 ai është në Korçë.
Në Korçë dëshmia e parë jepet nga diktatori Enver Hoxha, i cili në veprën e tij “Kur lindi partia” dhe në Veprën 21, thekson se për herë të fundit Llazar Fundon e kishte parë para Bashkisë së Korçës më 7 prill 1939, ku Fundo me fjalë dhe gjeste kërkonte armë për të luftuar fashizmin. Pra pranon që antifashisti i parë që i fliste turmës në Korçë dhe kërkonte armë ishte Llazar Fundo. Më tej ai thekson dhe pranon publikisht se kishte dhënë urdhrin për pushkatimin e tij më 23 shtator të vitit 1944, ku pasi u torturua, u masakrua dhe u tërhoq zvarrë, ai u detyrua të hapte varrin me duart e tij dhe të varrosej aty.
Tragjike jeta e një individi, një intelektuali, i cili nuk u pushkatua nga Zogu si antizogist, përkundrazi u fal, zhvilloi aktivitet komunist. Nuk e vranë dot as nazistët në gjyqin e famshëm të Berlinit. Nuk e vrau dot as Stalini që e dënoi me vdekje. Nuk e vranë fashistët italianë që e arrestuan në maj 1939, shpëtoi nga internimi pikërisht në Ventotene, ku qëndroi për gati 5 vite.

Vjen në Shqipëri të luftojë kundër nazizmit për çlirimin e vendit të tij, kapet dhe pushkatohet pa gjyq nga komunistët, që e quanin tradhtar pa e njohur fare.
Në fakt Llazar Fundo nuk kishte asnjë lidhje historike me komunistët shqiptarë si Enver Hoxha sepse Partia Komuniste Shqiptare e themeluar nga Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha me vendosjen e Enver Hoxhës në krye të saj është më 8 nëntor 1941, ndërkohë që Zai Fundo prej 2 vitesh e gjysmë ndodhej i internuar po si komunist në Ventotene, por pa asnjë lidhje me individët, sidomos Enver Hoxhën, i cili kishte themeluar Partinë Komuniste në Shqipëri që më pas e zhyti vendin në diktaturë gjakatare.
Kjo hyrje me pak fjalë ishte pjesa nxitëse për të kuptuar se si një njeri që siç thotë dhe vetë, e idealizonte komunizmin si Krishtin dhe në fund e theksonte se komunizmi për nga ligësitë ia kalonte dhe djallit, përfundonte tragjikisht. Nga një intelektual, nga një poliglot, nga një ideolog i së majtës dhe komunistëve, në viktimë e tyre, me një fund tragjik.
Enver Hoxha vrasjen e tij e përmend shpesh me krenari në librat që shkruan. Te libri “Me Stalinin”, thekson se vetë diktatori sovjetik e kishte pyetur ç’bëhet me Zai Fundon, ndoshta të vetmin shqiptar që ai njihte dhe përgjigjja ishte e qartë: E kemi vrarë. “Mirë bëtë”, i thotë Stalini, Enverit. Këto janë dëshmitë e diktatorit.
Prandaj dhe ka një kuriozitet, ka një re mbi të vërtetat e Llazar Fundos, që në të gjithë kompleksitetin e tij, duket të jetë një ideolog kokëfortë i së majtës, që nuk pranoi kurrë ta tradhtonte atë.
Në kujtimet e tij, Sandro Pertini thotë se shpesh diskutoja me Zain, por ai më thoshte unë kam qenë komunist, e kam mbyllur pjesën time politike, nuk mund të bëhem socialist apo socialdemokrat. Do shkoj në Shqipëri të luftoj për çlirimin e vendit. Sandro Pertini më pas u bë president i Italisë.
Llazar Fundon e gjejmë te librat e Giacomo Revellit, historian italian.

E gjejmë te librat e Altiero Spinellit, atij që quhet babai i Europës, ku flet për miqësinë me Zain dhe deri te ndarja me të. Në libra kujton se kishte pasur një debat të fortë dhe në fund, Zai nuk e kishte firmosur Manifestin.


Ndërkohë që Giacomo Revelli thekson se Zai Fundo nuk u bashkua me federalistët. Në fakt dëshmitë tregojnë në të gjitha anët se Llazar Fundo nuk ka qenë një i internuar i thjeshtë në Ventotene, ishte një nga më kryesorët, sepse e gjejmë shpesh në kujtimet e Sandro Pertinit, që më pas u bë president i Italisë, Altiero Spinellit, historianëve italianë, Giacomo Revelli, Isuf Luzaj e të tjerë personazhe që u kushtojnë faqe të tëra mendimeve të Zai Fundos, qëndrimeve të tij.
Ndaj dhe vajtja në Ventotene, gjetja e dëshmive, vendit ku ai kishte qenë i internuar, ishte një mision shpirtëror dhe detyrim moral mjaft i rëndësishëm. Në grupin që shkon për të ndërtuar apo për të gjetur gjurmë jo vetëm të Zait, por dhe të shqiptarëve që kanë qenë në Ventotene, pasi atje gjendej Zef Malaj, gjendeshin Butkallinjtë, Kryezinjtë e kështu me radhë shumë të tjerë. Flitet për një grup prej rreth 100-150 të internuarish shqiptarë, ku mbi të gjithë shkëlqente Zai Fundo me intelektualitetin e tij, me dialogjet e forta, me debatet dhe me atë që Altiero Spinelli në fund thekson, britmën e Llazar Fundos, “Viva l’Italia libera” në momentin kur megafonët njoftonin rënien e fashizmit në ishull te të burgosurit. Këtë fakt e shohim shpesh të përmendur në libra. Por këto janë pjesë e jetës së tij, që pati atë fund tragjik që ne e përmendëm më sipër.
Në Ventotene është një grup xhirimi i Tv Klan, i gazetarit Blendi Fevziu së bashku me regjisorin Indrit Kasmi dhe operatorin Jurgen Malo.
Gjithashtu kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, i cili nuk është rastësisht në këtë udhëtim. Babai i tij, Aleks Peleshi, 15-vjeçar ka qenë i internuar në Ponza dhe më pas në Ventotene, ku dhe është njohur me Llazar Fundon. Ka qëndruar për disa muaj atje i internuar. Aleks Peleshi ka qenë vetëm 15 vjeç kur është internuar, pasi ishte kapur duke shpërndarë trakte. Në familjen Fundo është nga të parët që ka trokitur pas rënies së komunizit dhe ka folur si e njohu Zain në Ventotene e më pas kur e pushkatuan në Kolesjan.

Në grupin drejt Ventotenes është dhe skulptori Adi Dule, njeriu që po punon me përkushtim dhe pasion dhe shumë shpejt do të vendosë pikërisht atje ku Zai Fundo ka mbajtur fjalimin e tij të fundit, bustin e politikanit, intelektualit dhe filozofit korçar.


Unë (Elvi Fundo) si gazetar së bashku me Fatjon Hoxhallin, i cili e ndihmoi shumë grupin me gjithçka në bëmë në Itali. Një guidë dhe udhërrëfyes i shkëlqyer na siguroi një rrugëtim pa probleme. Agjenda jonë fillon nga Napoli, rreth 70 km shkojmë në Fornia, më pas në Ventotene dhe kthimin drejt Tiranës.
Ishte një udhëtim që filloi nga Napoli, ku të gjithë së bashku me një furgon shkojmë në Formia, për t’u nisur të nesërmen drejt Ventotenes. Një darkë me shumë diskutime, plot emocion për atë që do të zbulonim të nesërmen.

E nga Formia nisemi me një katamaran, i cili të çonte afërsisht për një orë e 45 minuta në Ventotene. Rrugës dikush shtrihet mes sediljeve ndërkohë që Blendi Fevziu nuk ndalet me pajisjet e tij duke filmuar gjithçka.

Në Ventontene na pret një banor i ishullit. Por rastësisht takojmë edhe pronarët italianë të ishullit të Shën Stefanit, i cili është përballë Ventotenes. Gjithçka është e organizuar. Një skaf e merr të gjithë grupin për ta çuar në ishullin e Shën Stefanit.

Një nga ishujt ku 300 vjet më parë ishte ndërtuar nga Bourbonët e Napolit një burg, i cili shpesh përmendet nga Spinelli për kohën që ka kaluar atje, përmendet në kujtime, se shumë nga të internuarit çoheshin në atë burg, ndërkohë që pjesa tjetër e tyre mbaheshin në kamp sërish në Ventotene, sipas fotove të këtyre kartolinave që i gjetëm në ishull.

Në Shën Stefan po bëhej një investim, burgu po restaurohej. Bashkimi Europian investonte 80 milionë që të restaurohej ky burg mes një ishulli të shkretë.

Në pamjen e parë kur zbret mes shkëmbinjve shfaqet një statujë e Shën Mërisë me Krishtin.

Në ishullin pa njerëz që kishte qenë një vend vuajtjesh, ku askush nuk kishte mundur të arratisej, ata që kishin tentuar nuk ishin gjetur më kurrë. Aty në atë shkëmb ku përvëlonte dielli investohej për të mbajtur të gjalla kujtimet dhe dhimbjet që kanë kaluar në shekuj të burgosurit atje.
Në hyrje në një pllakë guri që vjen në foto është një shprehje e Sandro Pertinit, një mesazh i presidentit italian, që ka qenë një nga të burgosurit:
"Brenda këtyre mureve ku në vitet 1800, kanë vuajtur etërit e lëvizjes “Për bashkimin e Italisë”, që regjimi fashist i burgosi".

Është mesi i ditës dhe dielli përvëlon, por Blendi Fevziu dhe ekipi i tij nuk ndalen. Skulptori Dule mediton në një hije, Niko i pushtuar nga emocionet ngjitet në shkallë, hyn qeli më qeli e shkon deri në taracë.
Diku zbulojmë varret ndoshta qindravjeçare, ishin disa kryqe të vjetra druri, nuk kishin identitet, gurët me shkrimet po restauroheshin.

Mbi ishull fluturonte pa ndalim një helikopter që largonte dherat e sillte materialet për brigadat që punonin për restaurimin e burgut.

Me Blendin bëjmë disa intervista, disa video, është përgatitur një reportazh i plotë, që do të jepet pikërisht ditën e vendosjes së bustit të Llazar Fundos në Korçë.
Më pas i gjithë grupi që qëndroi për rreth katër orë, në diellin e nxehtë, përvëlues të ishullit Shën Stefan kthehet në Ventotene. Ishulli i vogël me gati 3 km gjatësi dhe 800 m gjerësi ka krenarinë e tij Manifestin. “Il Manifesto di Ventotene” shkruar si themel politik i BE nga Alterio Spineli dhe Ernesto Rosi, por me kontributin e dhjetra intelektualëve, përfshirë këtu edhe shumë shqiptarë.

Shëtisim nëpër ishullin e vogël, pas dy rrugicash të shkurtra shfaqet sheshi qendror ku ndodhet dhe bashkia. 
Muret mbajnë fotot dhe shënimet e autorëve të Manifestit të Ventotenes.

Përballë gjejmë një librari. Menjëherë sapo i prezantohem shitësit se kërkoj materiale apo dokumente për Llazar Fundon pasi jam nipi i tij, më vendosi në dorë katër libra, të Altiero Spinellit, Giacomo Revellit, Filomena Gargiulo apo dhe vetë Manifestin e Ventotenes.





Shkojmë te bashkia, shëtisim ishullin e vogël, i cili kuptohet ka ndryshuar shumë nga koha kur ka qenë një shkëmb me kapanone që qëndronin të burgosurit antifashistë.

Për rreth 5 apo 6 orë ne mbledhim ato materiale që mundëm, filmuam, besojmë se realizuam diçka, përjetuam më shumë emocione të forta të një gjurme historie europiane, ku shqiptarët kanë kontributin e tyre.
Një emocion shumë i madh që në fakt të kthente përtej pikëllimit, një gëzim. Gjeje rreth vetes atmosferën e një ndjenje krenarie, pasi atje ku Bashkimi Europian thotë se ka gjurmët e tij të para, atje kanë qenë dikur të internuar shqiptarë, intelektualë, filozofë, të cilët janë autorët e themeleve të para të BE-së.
Zai Fundo dhe pse ka pasur debate me Spinellin dhe s’ka pranuar në fund ta firmosë ndoshta Manifestin, është një nga hartuesit e tij, siç thotë Isuf Luzaj apo në kujtimet e Sandro Pertinit. Pra janë këta ideologë të së majtës, këta intelektualë që duhet të jenë krenaria e Shqipërisë. Sot Shqipëria për 30 vite lufton çalë-çalë të hyjë në BE, po në fakt themelet e asaj BE-je i kanë hedhur edhe djemtë e Shqipërisë.

Më pas kthimi vjen më shpejt drejt Formia-s, ndoshta nuk e thamë me zë, por do të donim të qëndronim më gjatë në atë ishull të largët, të vogël, por me jetë të madhe dhe fakte historike të rëndësishme në shkëmbijtë e tij që lidhen me jetën e mbi 850 të internuarve dhe burgosurve nga fashistët, sepse ishin patriotë, komunistë, socialdemokratë, nacionalistë etj.

Në mbrëmje vonë shkojmë drejt Napolit, për të shkuar të nesërmen që në mëngjes në Pompei. Blendi Fevziun dhe ekipin e tij nuk ka diell dhe nxehtësi që i ndal, vazhdojnë video dhe postimet në rrjetet sociale.
Më pas vjen koha për t’u ndarë. Ata të gjithë së bashku kthehen në Shqipëri dhe unë largohem drejt Gjermanisë me bindjen se jo vetëm kishim bërë një punë shumë të mirë, por sepse do shpalosnim jo vetëm përpara shqiptarëve, por përpara të gjithë Europës se shqiptarët janë themelues të asaj që sot quhet Bashkimi Europian.
Shqiptarët janë bashkëpunëtorët e atyre intelektualëve që shkruajtën Manifestin e Ventotenes. Shqiptarët mund të kenë qenë të majtë, të djathtë, ata ishin të burgosur, mund të kenë qenë komunistë apo ish-komunistë, filozofë, qytetarë, njerëz të thjeshtë, por ama ishin pjesë e një vuajtje, të internuar nga fashistët që hodhi rrënjët e thella të asaj Europe që sot duket burokrate, e lodhur dhe Shqipërinë e mban larg saj.
Në Ventotene për 5 orë është shumë pak, atje ka shumë më shumë për të parë. Do të rikthehem me ata miq, por dhe me të tjerë për të ecur përpara dhe për të treguar se shqiptarët janë rrënja e fortë shekullore, mijëvjeçare e europianizmit, e qytetarisë, kulturës dhe jo vetëm.

Ndaj dhe vajtja në Ventotene na bën krenarë dhe të përulur për të kujtuar këta burra të mëdhenj të kombit shqiptar që na lartësojnë sot më shumë se kurrë me të vërtetën e tyre, që e shkruajtën me gjak./ CNA
Me rastin e Ditës së Liqenit, në qytetin e Pogradecit për ...
Ikona e pop-it, këngëtarja suedeze Jenny nga grupi i famsh...
Prej disa ditësh, në qarqe të caktuara të industrisë së mu...
Një nga bandat muzikore më të njohura dhe jetëgjatë në bot...
Magjia e cirkut më të famshëm italian, "Marina Orfei", ka ...
Nga Shkëlqesia e Tij, z. Anar Huysenov, Ambasador i Republ...
Regjisori Leka Bungo është ndarë nga jeta në moshën 81-vje...
Kur i thashë Cales se ditën e dasmës sime dhe unë vesha fu...
Bota e letërsisë është e një mendimi: Jeta dhe të shkruari...
Artisti i njohur korçar, Devis Xherahu, ka vizituar varrin...
Eventi më i rendësishëm për fëmijë mbylli edicionin e tij ...
Një nga trashëgimitë e botës është edhe Kredoja e Nikeas, ...
Producentë të gjigandit amerikan të kinematografisë holliv...
Çmimet Amerikane të Muzikës 2025 nderuan disa nga emrat më...
UNESCO ka rekomanduar zyrtarisht që Lugina e Vjosës të shp...
Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca ka kujtuar ditën e lindj...
Një udhëtim emocional dhe artistik në jetën dhe veprën e n...
Regjisori Piro Milkani përcillet sot për në banesën e fund...
Regjisori Piro Milkani lindi më 9 dhjetor 1939 dhe ndërroi...
Regjisori i njohur Piro Milkani është ndarë nga jeta në mo...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...