LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Historia e intelektualit që nuk u rreshtua me PKSH/ Si u torturua dhe u vra Llazar Fundo me urdhër të Enverit

23 Shtator 2019, 10:16, Aktualitet CNA

Nga Uran Butka

Llazar Fundo ishte një përfaqësues tragjik i atyre intelektualëve të majtë shqiptarë që e përqafuan komunizmin si një ideal shpëtimtar për njerëzimin, por që u zhgënjyen plotësisht nga praktika kriminale e komunizmit në Rusi, vende të tjera e në Shqipëri dhe u bë një nga kundërshtarët më të mëdhenj të atij sistemi çnjerëzor, madje edhe një nga viktimat e tij.

Llazar Fundo ishte një nga antifashistët dhe një nga luftëtarët e parë të luftës kundër pushtuesve, por që u asgjësua nga Enver Hoxha sepse luftonte si patriot dhe demokrat, por jo si pjesë e PKSH dhe e Frontit NÇ.
Kishte kryer shkollën e mesme në Liceun Francez të Selanikut dhe studimet e larta për jurisprudencë në Paris, njeri me kulturë të gjerë perëndimore dhe mik i personaliteteve të shquara të kohës: Heminguejt, A. Barbys, R. Rolan, L. Pirandelo, S. Pertini, A. Anshtajn, Gj. Dimitrov, F. S. Noli, L. Gurakuqi. A. Rustemi etj.

Luajti një rol të rëndësishëm në lëvizjen demokratike të viteve ?30-?40 në Shqipëri e më gjerë. Pas vrasjes së Avni Rustemit u zgjodh kryetar i shoqërisë ?Bashkimi?  dhe  ndihmoi në kryengritjen e Qershorit 1924. Më pas mërgoi në Europë dhe bëri pjesë në krahun revolucionar të emigracionit politik shqiptar atje. Shkoi në BS për të studiuar dhe njohur nga afër përvojën sovjetike të propaganduar me aq bujë, madje u bë pjesë e Kominternit, por atje gjeti në fuqi tiraninë staliniste, krimin shtetëror, të cilat e denoncoi me kurajë. Nga Moska i shkruante Nolit: ?Komunizmi që ne e idealizonim si Krishti, ia kaluaka edhe Satanait për nga ligësitë?. Kominterni e dënoi me vdekje ?renegatin Fundo? dhe ai mezi mundi të shpëtonte kokën. ?Ai u shpëtoi spastrimeve?, shkruante E. Hoxha. ?Pas kësaj ai rronte herë në Francë, herë në Zvicër e gjetkë, ku zhvillonte një luftë të tërbuar kundër komunizmit, kundër BS, kundër Stalinit? (E. Hoxha, ?Kur lindi Partia?).

Në prag të pushtimit fashist të Shqipërisë u kthye në atdhe dhe e kundërshtoi hapur këtë okupacion. ?Në prag të pushtimit fashist, ? shkruante E. Hoxha me mburrje, me cinizëm dhe zili, ? në kulmin e demonstratës popullore, Zai Fundo u ngjit në shkallët e Bashkisë dhe mbajti një fjalim antifashist gjithë figura e gjeste ekzakte. Ne e njihnim figurën e vërtetë të renegatit, nuk i hëngrëm fjalët e tij, por sidoqoftë ato e bënë efektin?. (E. Hoxha, ?Kur lindi Partia?.)
Për kundërshtimin e hapur që Fundo i bëri pushtimit, në vitin 1941 u burgos dhe u internua në Ventotene të Italisë bashkë me shumë antifashistë të tjerë, si Safet Butka, Abaz Ermenji, Selman Riza, Faslli Frashëri, Myzafer Pipa, Gani e Said Kryeziu, Hasan Reçi, Sadik Bekteshi etj.
Sandro Pertini e çmonte shumë Llazar Fundon kur thoshte: ?Zai Fundo është një personalitet me vlerë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Europën?. (Nga kujtimet e A. Krepashanit, ish i internuar politik në Ventotene.)
Të burgosurit në Ventotene, duke përfshirë edhe intelektualët antifashistë shqiptarë, ndihmuan jo vetëm në qëndresën antifashiste, por edhe në hartimin e një projekti politik për Europën e Bashkuar pas luftës, që u quajt ?Manifesti i Ventotenes? dhe u bë baza e ndërtimit të mëvonshëm të Europës së Bashkuar. Pra këta janë edhe prekursorët e Europës sa Bashkuar, ku përpiqemi të integrohet Shqipëria sot. Por, as ?Historia e Shqipërisë?, as ajo e Luftës Antifashiste nuk i përmend këto kontribute të shquara të antifashistëve të parë shqiptarë.

Në Ventotene u krijua një komitet i rezistencës, ku bënte pjesë edhe Ll. Fundo, i përbërë prej antifashistëve të shquar: Alessandro Pertini, Altiero Spinelli, Francesco Fancello, Pietro Secchia, Mauro Scoccimarro, Lazar Fundo, Ante Babich, Antonio Francovich, të cilët kërkonin lirimin e menjëhershëm të të burgosurve politike ?si pasojë automatike e nxjerrjes jashtë ligjit të regjimit fashist?. (Paolo Spriano: ?Storia del Partito Communista italiano?, Torino, 1978).

?Mes të internuarve ndodhet edhe një shqiptar, Llazar Fundo, që ka studiuar në Paris, në Sorbonë dhe ka bredhur Europën mbarë e prapë, ka qenë në Moskë. Pasi u shkëput nga Partia Komuniste, iu afrua asaj Socialiste. Bujar, i hapur, me shumë kulturë, me shpirt djaloshar: bëhet menjëherë mik i Pertinit. Takohen edhe një herë, për herë të fundit, në Romë, në gushtin e vitit 1943. Pertini i lutet që të rrijë, por Fundo do të kthehet në Shqipëri që të luftojë bashkë me njerëzit e vet?.
Altiero Spineli, europianisti i shquar, i burgosur në Ventotene, shkruante: ?Përbërja politike e kolonisë së Ventotenes ishte në fillim e ngjashme me atë të Ponza-s. Lajmi i parë qe ardhja e nja 50 shqiptarëve. Pjesa më e madhe e tyre qenë meshkuj në moshë të ndonjë fisi barinjsh malësorë? Kishte dhe nja dhjetë intelektualë që kishin studiuar në universitetet më të mira të Europës, flisnin tre-katër gjuhë përveç të tyreve dhe që ishin burgosur për tentativë të organizimit të rezistencës kombëtare. Këta krijuan marrëdhënie të mira me të burgosurit italianë, politikisht preferenciale ? kush me komunistët, kush me xhelistët (giellisti); njëri, Llazar Fundo, me mua. E ndiej për detyrë të flas këtu për Fundon ?që kujtimi i tij të mos zhduket tërësisht.

Ishte njeriu më me autoritet mes gjithë shqiptarëve. ?Kësaj i shtohej edhe zgjuarsia dhe njohja e jo pak gjuhëve; veprimtaria e tij politike shkonte përtej Shqipërisë dhe kur Dimitrovi ishte arrestuar pas djegies së Rajhshtagut, Fundo gjendej në Berlin si një prej bashkëpunëtorëve të tij. Pasi i shpëtoi arrestit, ishte kthyer në Moskë ku punonte te Internacionalja. Kur nisi epoka e spastrimeve të mëdha, ai ? komunist besnik ? por i edukuar në atmosferën kulturore të lirë të vendeve demokratike dhe intelektualisht tip kurioz, kishte frekuentuar jo pak prej kundërshtarëve të Stalinit. Iu nënshtrua hetimeve të stërgjatura e të lodhshme nga ana e një komisioni të Çistkës së Kominternit. Dëgjova prej tij, por me implikime edhe më dramatike, atë që më kishte thënë Nischio në Ponza. Fundo shihte se si zhdukeshin në mënyrë misterioze ky ose ai shok dhe e kuptoi rrezikun ku ndodhej, duke mohuar me këmbëngulje gjithçka donin që ta bënin të pohonte se kishte thënë këtë e atë për këtë person ose një tjetër. ?Një pjesë e asaj që më vinin në gojë, ? më thoshte, ? ishte tërësisht e shpikur, por një pjesë ishte e vërtetë: këtë ose atë gjë e kisha thënë. Unë mohoja gjithçka, pasi e dija se s?kishin ndonjë gjë të saktë për mua dhe pa provën e provave nuk mund të më procedonin.

Presioni i njerëzve të Çistkës ishte i tillë sa ? zbrazëtia rreth meje rritej e rritej ? më shumë se një herë u tundova të pohoja gjithë atë që më kërkonin, pak rëndësi ka nëse ishte e vërtetë apo jo dhe ta mbyllja njëherë e mirë me torturën psikologjike së cilës i nënshtrohesha. Nuk u dorëzova vetëm sepse dy ose tre shokë ballkanas, që më kishin mbetur fshehurazi miq, më luteshin që të rezistoja. Nëse do kisha hequr dorë, nuk do më kishin lënë të qetë, por do më përdornin për të shkatërruar të tjerë dhe të gjithë do binin më pas si zinxhir?. Është e kuptueshme pse Llazar Fundo, pasi u lirua prej Aleatëve nga internimi, erdhi bashkë me Gani e Said Kryezuin në Kosovë dhe u angazhua me lëvizjen ?Kryeziu?. ?Mendja e tij e ndritur, ? shkruan britaniku P. Kemp, ? ndershmëria dhe guximi i tij kishin bërë të fitonte besimin dhe admirimin e tyre  duke u caktuar si kryekëshilltar politik në fushën e betejës. Njohja nga ana e tij e shtatë gjuhëve të huaja, e bënin atë jashtëzakonisht të dobishëm në këtë shërbim?. (P. Kemp ?Pa flamur apo emblemë?.)

Të gjitha dokumentet që ruhen në Arkivin e Shtetit Shqiptar, dëshmitë e bashkëkohësve, konstatimet e misionarëve, bile edhe disa udhëheqësve të PKJ; pra gjithçka provon se Kryezinjtë, e bashkë me ta edhe  Fundo, luftuan kundër pushtuesve gjermanë në Tropojë, Gjakovë etj.
Lëvizja ?Kryeziu? është një nga lëvizjet e rëndësishme çlirimtare në Malësinë së Gjakovës dhe më gjerë. Në krye të saj ishin vëllezërit Hasan, Gani dhe Said Kryeziu, si edhe Llazar Fundo. Ata organizuan rezistencën antifashiste dhe më pas edhe kryengritjen e armatosur kundër pushtuesve nazifashistë. Rruga që zgjodhën Kryezinjtë, ishte ajo e luftës patriotike të shqiptarëve kundër okupatorëve, në bashkëpunim me të gjithë faktorët antifashistë, veçanërisht  me aleatët  perëndimorë. Prandaj ata u lidhën qysh në fillim dhe u rreshtuan përkrah tyre, kryesisht britanikëve, që mbulonin Ballkanin e Shqipërinë.
Kryezinjtë nuk pranuan të hynin në Frontin NÇ të Shqipërisë, sepse shikonin te Fronti NÇ PKSH, që  realisht drejtohej nga emisarët e PK Jugosllave M. Popoviç, D. Mugosha, V. Tempo, V. Stoiniç etj. Por nuk u inkuadruan as te partitë e tjera. Kryezinjtë mendonin që nuk duhet ta bënin lëvizjen e tyre pjesë të partive dhe, duke qëndruar si forcë e paangazhuar ndërmjet dy grupimeve kryesore, por edhe duke luftuar në bashkëpunim me ta e faktorët e tjerë, do t?i shërbenin më mirë luftës për çlirim dhe çështjes kombëtare.

Edhe propozimit për të hyrë në Lëvizjen NÇ të Kosovës, Kryezinjtë iu përgjigjën negativisht, sepse Lëvizja NÇ e ?Kosmetit? ishte pjesë e Lëvizjes NÇ të Jugosllavisë dhe varej nga KQ i PKJ, që mbante qëndrime paternaliste dhe kishte synime shoviniste e gllabëruese ndaj Kosovës, madje edhe ndaj Shqipërisë. Nga ana tjetër, populli shqiptar i Kosovës, për shkak të robërisë 30-vjeçare serbe, politikave koloniale, gjenocidiste dhe shkombëtarizuese serbomëdha, nuk mund të mbështeste asnjë lëvizje që vinte nga Serbia apo aleatët e saj, aq më pak  komunizmin që mbartte lufta e tyre nacionalçlirimtare.
Llazar Fundo sqaron: ?Pas përpjekjes së Çerefit (bile po atë ditë), Fadil Hoxha me shokë i bënë Ganiut propozimin të hyjë jo në Çlirimtaren, por në Kosmet. Ganiu refuzoi duke thënë se hyrja e tij në Kosmet do t?ia humbte krejt influencën në popullin e Kosovës, gjë që nuk i jepte dorë Kosmetit?? (AQSH,F.14, d.86, v.1944).

Kështu, lëvizja ?Kryeziu? ruajti një fizionomi të vetën dhe një filozofi të vetën: një Kosovë e lirë mbi bazën e luftës antifashiste, pa flirte e bashkëpunim as me serbo-komunistët dhe as me okupatorët nazifashistë. Mirëpo kjo lëvizje çlirimtare ngjalli kundërshtimin e komunistëve të Shqipërisë dhe të  Jugosllavisë, që u përpoqën bashkërisht  ta asgjësonin.
Pothuaj në çdo letër, radiogram, qarkore etj. që Titoja i dërgonte PKSH dhe E. Hoxhës, porosiste asgjësimin e Llazar Fundos, duke përcjellë jo vetëm vendimin e Kominternit, por edhe shqetësimin e tij për lëvizjen ?Kryeziu? e Zai Fundon, që përbënin një kërcënim për interesat jugosllave në Kosovë e në Shqipëri.
Nga ana e tij, E. Hoxha, pothuaj në të gjithë letrat, qarkoret, radiogramet, që i dërgonte Divizionit të parë dhe Korporatës I, urdhëronte vrasjen e Zai Fundos.
Edhe udhëheqësit komunistë të Kosmetit e dëshironi këtë dhe bashkëpunimin me E. Hoxhën për likuidimin e Zai Fundos e të Kryezinjve. ?Suksesi i vëllezërve Kryeziu shihej me xhelozi nga partizanët kosovarë të udhëhequr nga Fadil Hoxha dhe Mehmet Hoxha?, ? shkruan Hibbert te ?Fitorja e Hidhur?, (f.311-312).
Në radiogramin dërguar Liri Gegës, datë 8.8.1944, E. Hoxha udhëzonte: ?Pranë Kryeziut është Zai Fundo. Para një muaji ka biseduar Fadil Hoxha me shokët e Kosmetit. Ka dijeni edhe Dushani e Rade. I thashë Fadilit ta vrasë pa marrë parasysh asnjë rrethanë?. (A.Q.SH, F.41, D.158). Udhëheqësi i kërkonte Fadil Hoxhës që ?ta vrasë Zai Fundon pa marrë parasysh asnjë rrethanë!?. Vetëm një terrorist e kriminel mund të vepronte kështu. ?Ka dijeni Dushani e Rade!? ? thoshte E. Hoxha.

A nuk flet qartë edhe kjo për koordinimin midis udhëheqjes së PKJ, udhëheqësve komunistë të Kosmetit dhe udhëheqësve të PKSH për vrasjen e shqiptarëve, dhe në mënyrë të veçantë të Ll. Fundos?
Kur luftëtarët e Gani Kryeziut, ku bënte pjesë edhe Ll. Fundo dhe britaniku Simkoks, luftonin kundër gjermanëve për çlirimin e Gjakovës, shtator 1944, u sulmuan pabesisht nga të dy anët e kufirit: nga Ushtria NÇ e Shqipërisë, Brigada V Sulmuese e komanduar nga Shefqet Peçi dhe Manush Myftiu dhe nga aradhet e Ushtrisë NÇ të Jugosllavisë, të komanduara nga Fadil Hoxha.

Asgjësimi i lëvizjes ?Kryeziu? ishte rezultante e marrëveshjes dhe bashkëpunimit ndërmjet udhëheqjes komuniste shqiptare dhe asaj jugosllave, e bashkëveprimit të ndërsjellë të forcave nacionalçlirimtare shqiptaro-jugosllave. Këtë e provojnë të gjitha dokumentet arkivore, e pohon edhe vetë E. Hoxha: ?Interesi i dy partive tona dhe i luftës sonë të përbashkët kërkon që këta armiq (Kryezinjtë ? shën im. UB) të dënohen ashpër.  Njerëz të tillë meritojnë plumbin ballit?Ushtria jonë nacionalçlirimtare i kapi këta banditë dhe i dënoi me vdekje? (E. Hoxha vepra I).
E. Hoxha i dërgoi më 21.09.1944 Korparmatës së Parë, në mënyrë shumë konspirative Liri Gegës, e plotfuqishme e KQ të PKSH në Veri, përgjigjen e mëposhtme: ?Mos kërkoni më nga Ganiu të dorëzohet, por me çdo kusht dhe me ashpërsi të sulmohet dhe të vritet. Duhet të veproni sa më parë, se mund t?i vijnë në ndihmë kosovarët? (AQSH, Fondi 41, D. 158, v. 1944)

E. Hoxha i konsideronte kosovarët kundërshtarë. Ai merrte me gjakftohtësi autorësinë e këtij krimi: ?U dhamë urdhër forcave tona t?i gjurmonin, t?i ndiqnin, t?i kapnin dhe t?i shpartallonin Kryezinjtë sa pa filluar mirë puna. Urdhri ishte zbatuar, tradhtarët ishin kapur. Zai Fundoja, Said Kryeziu dhe majori anglez Simkoks në mal të Dobrejt, ndërsa Gani Begu në fushë të Bytyçit, ku kishte ngritur çadrat e kuartierit të luftës, të sjella nga Anglia?. (E. Hoxha, Rreziku Anglo-amerikan?)
Komandanti i Korparmatës I, Dali Ndreu dhe komisari politik, Hysni Kapo, i dërguan më 21.09.1944 një njoftim të shkurtër, por entuziast Tuk Jakovës: ?Po të japim një lajm gazmor: Tradhtari, trockisti i famshëm Llazar Fundo u kap prej brigadës V. Bashkë me të u zunë edhe Said Kryeziu edhe anglezi Simkoks. Ganiu është i rrethuar. Sigurisht do të kapet. Mbaje konspirative për këta të fundit? (AQSH, F.202, d.13, v.1944).
Kur Dali Ndreu e njoftoi E. Hoxhën për arrestimin e Z. Fundos, Hoxha i ktheu menjëherë këtë radiogram Korpormatës I:
?Zai Fundon ta torturoni deri në vdekje dhe pastaj ta pushkatoni.
T?i kërkohet të japë sqarime për këto pyetje: Pse ka ardhur në Kosovë, kush e ka dërguar dhe me ç?direktiva? Cilat janë qëllimet e Ganiut dhe të anglezëve? Të japë sqarime për aktivitetin e mëparshëm dhe për tradhtinë e tij. Deponimet e Zait na i dërgoni këtej. Zain e vrisni andej??. (E. Hoxha, Radiogram për Korp. I 21.09.1994).

Komandanti i Brigadës V të Ushtrisë NÇ, Shefqet Peçi, e tërhoqi Fundon zvarrë, të lidhur pas samarit të një kali, nga Mali Dobrej në Kolesian të Lumës dhe pasi e torturoi për vdekje, sipas porosisë së E. Hoxhës e detyroi të jepte shpjegime për pyetjet që i dërgonte Pons Pilati me radiogram. Pyetjes: Pse erdhe në Kosovë? Fundo iu përgjigj: ?Pranova të vij në Kosovë dorë për dorë. Kryezinjtë ngulën këmbë. Më parë se të niseshim, Partia Italiane me anë të Kusovacit më lypi të hyj në Partinë Socialiste Italiane. Iu përgjigja se me gjithë simpatinë që më tregojnë krerët e Partisë Socialiste (që i kisha njohur në Ventotene dhe meqenëse këta ishin të njohur si miq të Partisë Komuniste), unë nuk hyra më në asnjë parti, se karriera ime politike kishte e mbaruar. Dëshiroja vetëm që të kurorëzoja këtë karrierë me luftën kundër gjermanëve? Erdha se këtu gjeta një shesh ku mund të luftoj kundër gjermanit?Ata që më njohin mua e dinë që un nuk jam njeri me dy faqe dhe nuk jam prej atyre që marrin direktiva ngado që të vijnë. Kush të më dërgonte mua në Kosovë???

Në përgjigje të pyetjeve të tjera para pushkatimit, Fundo u përgjigj: ?Unë s?jam komunist. E vërteta është se s?kam qenë kurrë komunist tamam? Afati kaloi. S?di më ç?të them. Po të kisha pasur gjëra për të thënë, do t?i kisha thënë. Po s?mund të shpif për të shpëtuar kryet. Nuk mund ta shkel ndërgjegjen time. Prandaj po e vulos vdekjen time. Lutem, në është e mundur, fotografitë që kam në çantë, t?i çohen nënës sime, në qoftë se rron?. Ll. Fundo (Firma). (AQSH, Fondi 14/AP d.101 v 1944). Sipas porosisë së Enverit, Zoi u pushkatua menjëherë pa gjyq më 23 shtator 1944: ?Zain e vrisni andej? (AQSH, F.14 d.158 v.1944), sikur ai të mos ishte një njeri, një shqiptar, një personalitet i kombit dhe një luftëtar i shquar antifashist, por si një qen: ?Zain e vrisni andej?. Që të mos i dihej as varri.
F. Noli, kur e mori vesh pushkatimin e Ll. Fundos,  shkroi: ?Ç?i mbetet Shqipërisë po i prishëm njerëz të tjerë të mëdhenj si Fundoja!?.
Kjo është e vërteta e vrasjes makabre të Llazar Fundos, si edhe shumë atdhetarëve, antifashistëve e demokratëve të tjerë gjatë Luftës NÇ, që përbën edhe një krim komunist kundër njerëzimit.

Lajmet e fundit nga