web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Do të fillojmë rekrutimin e 40 hetuesve në BKH"/ Braho: Ul ngarkesën dhe rrit cilësinë e hetimeve

27 Prill 2026, 10:28, Aktualitet CNA

"Do të fillojmë rekrutimin e 40 hetuesve në BKH"/

Kryeprokurori i Posaçëm, Klodjan Braho, pas raportimit të punës së SPAK-ut për vitin 2025, u është përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të KLP-së.  

I pyetur nga anëtari Vatë Staka, lidhur me ngarkesën, Braho u shpreh se ngarkesa momentalisht është e lartë dhe mund të rritet edhe më tej, ndërsa e cilësoi numrin e prokurorëve si të mjaftueshëm.

Sipas tij, një mënyrë që të lehtësohet puna e prokurorëve është ngritja e prioriteteve lidhur me çështjet dhe rritja e nivelit profesional të hetuesve të BKH-së. Kreu i SPAK-ut foli edhe lidhur me ndryshimet ligjore që duhen bërë për uljen e ngarkesës.

“Ngarkesa është e lartë dhe mendoj që mund të rritet edhe më tej. Numri i prokurorëve, 20 është i mjaftueshëm. Ne duhet të gjejmë mënyrën e duhur për të ngritur prioritetet lidhur me çështjet dhe duhet të rrisim nivelin profesional të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në mënyrë që të lehtësohet puna e prokurorëve. Këtë vit do të fillojmë rekrutimin e 40 hetuesve të tjerë në BKH dhe do të jetë një numër i lartë që do të ndikojë në uljen e ngarkesës dhe rritjen e cilësisë së hetimeve. Ka përfunduar edhe procesi i konkurrimit për 10 oficerë të policisë gjyqësore dhe kjo do të kontribuojë në shpejtësinë e hetimeve. Do të hapim një procedurë tjetër për policinë gjyqësore për të plotësuar vendet vakante. Sa u përket ndryshimeve ligjore, nuk shoh diçka që të ndryshohet që të ulet ngarkesa e punës. Pëveç disa lloj veprash penale që lidhen me korrupsionin aktiv dhe pasiv, mendoj se fasha prej 50 000 lekësh duhet parë për shkak se është shumë e vogël dhe kjo rrit ngarkesën e çështjeve. Edhe për veprat penale që lidhen me prokurimet publike edhe aty fasha është e vogël në vlerësimin tonë”, u shpreh Braho. /CNA





Lajmet e fundit nga