web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raporti i SPAK-ut për 2025/ Braho në KLP: Ka rënie të përdorimit të masës “arrest me burg”

27 Prill 2026, 10:12, Aktualitet CNA

Raporti i SPAK-ut për 2025/ Braho në KLP: Ka rënie të

Kryeprokurori i SPAK-ut, Klodjan Braho, po raporton në KLP punën e SPAK-ut për vitin 2025.

Braho tha se sa i përket masës së sigurimit ka një rënie me rreth 53,4%, të përdorimit të masës “arrest me burg” dhe zhvendosje drejt masave alternative.

Efektiviteti i SPAK-ut në gjykim ka mbetur në nivele të qëndrueshme, gjatë periudhës 2021-2025. Krahasuar me vitin 2024, numri total i vendimeve të GJKKO-së është rritur lehtë me 5.5%.

“Në lidhje me masat e sigurimit, ka një rënie me rreth 53,4%, të përdorimit të masës 'arrest me burg' dhe zhvendosje drejt masave alternative.

Efektiviteti i SPAK-ut në gjykim ka mbetur në nivele të qëndrueshme, gjatë periudhës 2021-2025. Krahasuar me vitin 2024, numri total i vendimeve të GJKKO-së është rritur lehtë me 5.5%, duke reflektuar stabilizim të volumit të çështjeve të përfunduara.

Vendimet e fajësisë përbëjnë rreth 87% të totalit, ndërsa vendimet e pafajësisë rreth 13%, duke treguar nivelin e lartë të efektivitetit të Prokurorisë së Posaçme në fazën e gjykimit. Gjatë vitit 2025, numri i rekurseve të paraqitura në Kolegjin e Posaçëm të Gjykatës së Lartë për çështjet e hetuara nga SPAK-u është ulur ndjeshëm, me rreth 63%. Për këto çështje, Gjykata e Lartë ka shqyrtuar dhe marrë 59 vendime përfundimtare, ndërsa 1 vendim është marrë nga Gjykata Kushtetuese”, tha Braho./ CNA





Lajmet e fundit nga