web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do ta shtyjnë Erion Veliaj dhe Plarent Ndreca seancën e sotme gjyqësore?

27 Prill 2026, 08:30, Aktualitet CNA

A do ta shtyjnë Erion Veliaj dhe Plarent Ndreca seancën e sotme

Sot në orën 12:00 do të zhvillohet seanca e radhës gjyqësore në GJKKO ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, mbi të cilin rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj, i cili mbrohet nga avokati i pandehur Plarent Ndreca.

Zvarritja e proceseve gjyqësore vijon prej 9 muajsh, që prej korrikut të vitit 2025. Erion Veliaj ka përdorur taktika të ndryshme për të shtyrë seancat.

Taktika e re për të shtyrë seancën këtë herë mund të jetë ndërhyrja që ka kryer Veliaj disa ditë më parë, por që mediat e paguara nga inceneratorët dhe vëllai i kryebashkiakut e raportuan dy ditë para seancës së sotme. 

Halli i Veliajt për kryerjen e kësaj ndërhyrjeje për lythat, para datës së seancës gjyqësore, është shtyrja e seancave, pasi sipas ligjit, brenda dy viteve atij duhet t’i përfundojë gjykimi në Shkallën e Parë.

Synimi i Veliajt është shtyrja e gjyqeve për të kapur këtë afat dhe për të dalë me një masë tjetër sigurie, asaj të “arrestit në shtëpi”, duke zgjedhur kështu që të mos përballet me drejtësinë, por së pari të dalë nga qelia dhe më pas të bëjë betejën ligjore.

Për Veliajn janë dorëzuar 61 mijë faqe që provojnë me fakte akuzat e ngritura nga prokurorët ndaj tij.

Veliaj akuzohet për korrupsion të paktën në 9 raste, për shpërdorim detyre, për fshehje pasurie, për pastrim të produkteve të veprës penale si dhe për futjen e sendeve të ndaluara në qelinë e paraburgimit.

Erion Veliaj që prej ditës që është arrestuar i ka ikur përballjes me drejtësinë dhe ka dirigjuar sulme të njëpasnjëshme ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve duke përdorur mediat shërbëtore të paguara nga vëllai i tij apo nga inceneratorët./ CNA





Lajmet e fundit nga