web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Përballemi me sfida komplekse”/ Braho: SPAK-u do të vazhdojë të ngrejë akuza vetëm mbi prova dhe ligj

27 Prill 2026, 10:21, Aktualitet CNA

“Përballemi me sfida komplekse”/ Braho: SPAK-u do të

Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, pasi ka raportuar në KLP për punën e SPAK-ut për vitin 2025, ka deklaruar se ky institucion do të vazhdojë me përkushtim dhe profesionalizëm punën, pavarësisht se përballet me sfida komplekse.

Braho theksoi se SPAK-u do të vazhdojë të ngrejë akuza të bazuara vetëm mbi prova dhe ligj.

Gjithashtu nënvizoi se lufta kundër krimit dhe korrupsionit mbetet një angazhim i përditshëm.

“SPAK-u do të vazhdojë me përkushtim dhe profesionalizëm punën pavarësisht se përballet me sfida komplekse.

SPAK-u do të vazhdojë të ngrejë akuza mbi prova dhe ligj. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit mbetet angazhim i përditshëm”, tha Braho./ CNA





Lajmet e fundit nga