web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lufta kundër korrupsionit/ Braho: Në 2025 është shënuar rritje e hetimeve të reja dhe çështjeve të përfunduara

27 Prill 2026, 10:16, Aktualitet CNA

Lufta kundër korrupsionit/ Braho: Në 2025 është shënuar

Kryeprokurori i SPAK-ut, Klodjan Braho, po raporton sot para anëtarëve të KLP-së për punën e kryer nga institucioni që drejton përgjatë vitit 2025. Lidhur me luftën kundër korrupsionit, Braho u shpreh se në 2025 është regjistruar një rritje prej rreth 18% të hetimeve të reja dhe 12% të çështjeve të përfunduara.

Gjithashtu, u shpreh se janë dërguar në gjykatë 24 procedime me 147 të pandehur për korrupsion jo të nivelit të lartë, si dhe 10 procedime me 13 të pandehur për korrupsion të nivelit të lartë.

Ndër të tjera, Braho është shprehur se SPAK-u ka vijuar me vendosmëri hetimin e zyrtarëve të nivelit të lartë me 6 procedime të reja dhe 16 persona nën hetim.

“Në luftën kundër korrupsionit, është regjistruar një rritje prej rreth 18% të hetimeve të reja dhe 12% të çështjeve të përfunduara. Janë dërguar në gjykatë 24 procedime me 147 të pandehur për korrupsion jo të nivelit të lartë, si dhe 10 procedime me 13 të pandehur për korrupsion të nivelit të lartë.

Gjithashtu, SPAK-u ka vijuar me vendosmëri hetimin e zyrtarëve të nivelit të lartë me 6 procedime të reja dhe 16 persona nën hetim. Nga 30 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë nën hetim gjatë 2025, mbi 50% e tyre, rreth 18, janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim, ndërsa 10 prej tyre janë dënuar me vendim të formës së prerë”, është shprehur Braho. /CNA





Lajmet e fundit nga