LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimi në Dubai i anëtarit të bandës së Durrësit/ Policia njoftim zyrtar

8 Shkurt 2024, 16:37, Aktualitet CNA
Arrestimi në Dubai i anëtarit të bandës së
Foto ilustruese

Arrestohet në Dubai me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 47-vjeçari me iniciale Julian Meçaj, anëtari i bandës së Durrësit. 

Gjykata e Posaçmei ka caktuar 47-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publike” mbetur në tentativë, “Vrasja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve/mjeteve për të kryer vrasje”.

Meçaj ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji dhe dyshohet se ka qenë një nga porositësit. 

Kujtojmë këtu se atentati ndodhi në 1 nëntor 2019 në autostradën Tiranë-Durrës, ku mbeti i vdekur Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoji.

Gjithashtu në atentat u plagosën prokurori Arjan Ndoji dhe Aleksandër Laho, Alias Pëllumb Muharremi.

Njoftimi i Policisë: 

Finalizohet si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabi, operacioni policor i koduar “Tentativa”.

Pas shkëmbimit të informacioneve mes dy palëve, kapet në Dubai dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra të rënda penale.

Vijojnë procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të 47-vjeçarit të akuzuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.

Interpol Tirana, në vijim të bashkëpunimit me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka shkëmbyer informacion për një shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar që fshihej në Dubai. Në bazë të informacioneve të shkëmbyera mes palëve, është organizuar operacioni policor i koduar “Tentativa”, si rezultat i të cilit është kapur në Dubai dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

J. M., 47 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publike” mbetur në tentativë, “Vrasja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve/mjeteve për të kryer vrasje”.

Në vitin 2019, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, shtetasi J. M., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin shtetasit A. N. (me detyrë prokuror i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës), A. L. dhe shtetasi A. M. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi A. M. dhe dhe janë plagosur shtetasit A. N. dhe A. L. Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me Interpol Abu Dhabin, për ekstradimin e shtetasit J. M., drejt vendit tonë./CNA 

Lajmet e fundit nga