LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prona, makina, bizhuteri dhe mijëra euro/ Konfiskohen pasuritë e Redjan Rrajës

8 Shkurt 2024, 11:06, Aktualitet CNA

Prona, makina, bizhuteri dhe mijëra euro/ Konfiskohen pasuritë e

GJKKO ka konfiskuar pasuritë e Redjan Rrajës dhe personave të lidhur me të.

Konkretisht janë konfirmuar prona, makina, bizhuteri dhe mijëra euro.

Gjithashtu është hequr sekuestroja mbi automjetin e markës "Bentley", tip "Continental", me targë AA 033 UG, blerë nga shtetasi Redjan Rraja më 19.08.2019, në shumën 900 000 lekë (nëntëqind mijë) lekë.

Ky vendim do të ekzekusohet nga Edisnaida Sulaj, e cila është administratore pranë Agjencisë për Administrimin e pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme Tiranë, dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit.

Konkretisht janë konfiskuar:

1. Pasuria me nr. 6/121-N9, zk 8160, vol.22, fq.25, me sipërfaqe 30 m2, e llojit “njësi”, regjistruar më datë 11.12.2014 në emër të shtetasit Redjan Asllan Rraja.

2. Pasuria me nr.6/121-N8, zk 8160, vol.22, fq.24, sipërfaqe 76 m2, e llojit “njësi”, regjistruar më datë 23.12.2014, në emër të shtetasit Redjan Rraja.

3. Pasuria me nr.107/49+1-N2, zk 3292, vol.60, fq.140, me sipërfaqe 127.5 m2, e llojit njësi, regjistruar në emër të shtetases Marsela Çiça.

4. Pasuria me nr.107/49-G103, zk 3292, me sipërfaqe 18.09 m2, regjistruar në emër të shtetases Marsela Çiça.

5. Pasuria me nr.107/49-G104, zk 3292, me sipërfaqe 18.09 m2, regjistruar në emër të shtetases Marsela Çiça.

6. Automjeti me targë AA005XY, "Audi A8", regjistruar në emër të Redian Rrajës në datën 29.10.2019, pas blerjes së tij nga shtetasi Tafil Sina sipas kontratës me nr.5267 rep, nr.2989 kol, datë 24.10.2019, kundrejt vlerës prej 20 000 eurosh.

7. Automjeti me ngjyrë gri të tipit "Audi" me targa italiane FW262TW, me numër shasie WAUZZZ4G5GN160958, sekuestruar shtetases Kejvina Kthella sipas procesverbalit të datës 5 nëntor 2019.

8. Një orë dore me rrip metalik, me ngjyrë gri dhe të verdhë, me fushë të zezë, me numër në pjesën e pasme 16233 (Roleks).

9. Shuma prej 2750 eurosh.

Një kopje e këtij vendimi t’i njoftohet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara dhe personave të interesuar.

Shpenzimet procedurale të kryera deri më tani, shpenzimet e parapaguara nga shteti dhe nga gjykata, referuar akteve të ekspertimit kontabël si dhe raportit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, i ngarkohen shtetasit Redjan Rraja, si dhe personave të tretë.

Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar./CNA 

Lajmet e fundit nga