Lëkundje të lehta tërmeti në Shqipëri
Disa lëkundje të lehta tërmeti janë ndier mëngjesin e kësa...

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka nisur procedurën e këshillimit publik për dhënien e të drejtës së përdorimit të frekuencave në brezin 3.5 GHz.
Këto do të jenë frekuencat e para që do të përdoren për ofrimin e teknologjisë së komunikimit të lëvizshëm 5G në Shqipëri.
Në vendimin për “Miratimin për këshillim publik të Dokumentit 'Mbi dhënien e të drejtave të përdorimit në brezin efrekuencave 3400-3800 MHz (3.5 GHz)', Këshilli Drejtues shprehet se në fund të vitit të kaluar, përkatësisht në muajt nëntor dhe dhjetor, operatorët One Albania dhe Vodafone Albania kanë paraqitur me shkrim pranë AKEP shprehjen e interesit për brezin në fjalë.
Sipas ligjit 'Për komunikimet elektronike', nëse AKEP, në bazë të vlerësimit të tregut, konsideron se interesi për brezin e kërkuar të frekuencave mund të tejkalojë disponueshmërinë e frekuencave në këtë brez, si dhe për garantimin e një përdorimi efektiv të tyre, ai zhvillon një proces këshillimi publik me palët e interesuara, lidhur me kushtet e përdorimit të këtij brezi frekuencash dhe procedurën që mendohet të zbatohet për dhënien në përdorim të tyre.
Mbi këtë bazë, ditën e mërkurë (7 shkurt), AKEP miratoi nisjen e konsultimit publik për këtë proces, që do të zgjasë 60 ditë.
Dokumenti i konsultimit publik nuk përmban propozime për vlerën minimale për çdo njësi spektri që do të jepet në përdorim (zakonisht çmimi përcaktohet për çdo 1 MHz spektër), por subjektet e interesuara pyeten për çmimin që janë të gatshëm të paguajnë.
Dokumenti nuk përmban as propozime për mënyrën se si do të ndahet spektri dhe për numrin e të drejtave të përdorimit që mund të jepen.
Në praktikën e vendeve të BE-së dhe të rajonit, numri i të drejtave të përdorimit në brezin 3.5 GHz është i ndryshëm, përfshi edhe dhënien e të drejtave të përdorimit në nivel lokal, madje edhe për ndërtimin e rrjeteve private të komunikimit.
Në teori, procesi krijon hapësira edhe për hyrjen e operatorëve të rinj në tregun celular. Megjithatë, duke pasur parasysh përmasat e vogla të tregut shqiptar, këto shanse janë kryesisht teorike, ndaj pritet që edhe në frekuencat e reja të ofrojnë shërbim dy operatorët celularë ekzistues.
Numri i të drejtave të përdorimit dhe çmimi i kërkuar pritet të përcaktohet pas mbylljes së konsultimit publik.
Sipas AKEP, gjenerata e sistemeve celulare 5G e rrit shpejtësinë e të dhënave të rrjeteve 4G me më shumë se 10 herë, duke përmirësuar teknikat e përdorimit të frekuencave.
Për rrjetet e gjeneratës 5G, Plani Kombëtar i Frekuencave ka përcaktuar 3 breza kryesorë frekuencash: 700 MHz, 3400-3800 MHz dhe 26 GHz.
Aktualisht, në Shqipëri brezat 3400-3800 MHz dhe 26 GHz, janë të lirë, ndërsa brezi 700 MHz, është në përdorim nga disa operatorë media audiovizive, por që po i nënshtrohet një procesi lirimi nga AMA. Pas kalimit të këtij brezi nën administrimin e AKEP, do bëhet dhënia në përdorim e tij për rrjete celulare 5G, duke ndjekur dhe zbatuar procedurat përkatëse ligjore. Procesi i lirimit të brezit 700 MHz është shtyrë disa herë dhe ende nuk ka një afat përfundimtar se kur ky brez do të lirohet për tu përdorur në funksion të teknologjisë 5G.
Në analizën e vet, AKEP vëren se shërbimet celulare shohin një rritje eksponenciale të përdorimit të tyre në komponentin e të dhënave (data). Numri i pajtimtarëve aktivë që kanë përdorur shërbimin internet celular në në tremujorin e tretë 2023 kapi shifrën prej rreth 2.5 milionë pajtimtarë, çka përbën një rritje me 9% krahasuar me një vit më parë. Rreth 91% e pajtimtarëve aktivë të shërbimeve celulare përdorin internetin nëpërmjet telefonave smart.
Vëllimi i të dhënave të transmetuara nëpërmjet internetit në rrjetet mobile gjatë tremujorit të tretë 2023 ishte rreth 7,94 GB (gigbyte) në muaj për përdorues, në rritje me 7.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Orientimi gjithnjë e më i madh i shërbimeve celulare drejt transmetimit të të dhënave (internetit) rrit njëkohësisht edhe nevojën për më shumë frekeunca dhe për teknologji që mundësojnë shpejtësi më të lartë./ Monitor.al
Disa lëkundje të lehta tërmeti janë ndier mëngjesin e kësa...
Në Shqipëri, mbingarkesa në sistemin e paraburgimit është ...
Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici i cili është dënu...
Gazetari Julian Hoxha ka folur mbi Eco Park-un e Durrësit ...
Deklarata e ish-zëvendës Kryeministrit Arben Ahmetaj, bërë...
Gjykata ka vendosur 1 vit burg për Alma Kaçin e cila akuzo...
Gjykata ka vendosur për ish kryebashkiakun e Kukësit, ...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në t...
Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD e vulës, njer...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun ...
Gjykata Kushtetuese ka pranuar ankesën e opozitës për rreg...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar marrëvesh...
Zbardhet dëshmia e Safet Gjicit në Gjykatën e Posaçme....
Situata e gripit në vend vijon të jetë e qëndrueshme. ...
Gjyqtarja Arnisa Këlliçi është pezulluar nga detyra, p...
Shoqata e biznesit të vogël e të mesëm në qarkun juglindor...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka pasur një bum ...
Ndryshimet që mund të përfshihen në Kodin e Ri Penal, mes ...
9 kanale të rëndësishme të “DigitAlb”, të cilat janë r...
Prokuroria Tiranë ka marrë të pandehur gjyqtaren Arnis...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...