LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mollët mbesin stok/Shoqata e biznesit të vogël: Rrisni çmimin e referencës për importin

7 Shkurt 2024, 15:44, Aktualitet CNA

Mollët mbesin stok/Shoqata e biznesit të vogël: Rrisni

Shoqata e biznesit të vogël e të mesëm në qarkun juglindor ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me situatën e vështirë që po hasin fermerët, të cilët kultivojnë mollën.

Pas një proteste të organizuar disa ditë më parë në Maliq, sot kjo shoqatë bën me dije shkresën që i drejtohet Ministrisë së Bujqësisë duke renditur arsyet si edhe kërkesat e fermerëve.

Përfaqësuesi i shoqatës thotë se kanë një shqetësim real, pasi importi i mollës nga jashtë po dëmton fermerët e Korçës dhe rretheve të tjera të qarkut, duke bërë që një sasi e madhe molle të ngelet stok në magazina.

"Nisur nga situata problematike aktuale e tregut të mollës vendase të Qarkut Korçë, e cila ka mbetur e pashitur si te fermerët ashtu edhe te pikat e grumbullimit Korçë, kërkojmë ndërhyrjen tuaj në këtë situatë emergjente që ndodhemi lidhur me mundësitë për të ndihmuar këtë sektor të rëndësishëm të Qarkut Korçë", u shpreh Bujar Muço. 

Dy janë kërkesat e fermerëve lidhur me këtë problematikë. Ata kërkojnë rritjen e çmimit të referencës së importit me mbi 1 euro për kilogram për të paktën 2-3 muaj, si edhe rritjen e kontrollit të importit të mollës në dogana.

Sipas shoqatës së biznesit të vogël e të mesëm, kjo situatë është e njëjta si në vitin 2019, ndërsa sasia e mollëve të mbetura stok arrin nga 12 mijë tonë deri në 15 mijë tonë.

Kjo do të sjellë një falimentim të fermerëve, të cilët do të detyrohen ta hedhin mollën e pashitur, ndërsa në të ardhmen ky produkt do të mungojë për shkak se askush nuk do të investojë dot më./CNA 

 

Lajmet e fundit nga