Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Media "Bloomberg News" ka hedhur dritë mbi rastin e anijes "Queen Majeda" që erdhi nga Libia në shtator të 2022-shit dhe përmbante cisterna të mbushura me naftë.
Kjo anije u bllokua në ujërat shqiptare gjatë operacionit "Ring", u arrestuan 4 shtetas libanezë, mes të cilëve edhe kapiteni i saj, Zuhair Alkwafit.
"Bloomberg News", në një artikull të 6 shkurtit të këtij viti, nënvizon se anija ishte mbushur me naftë, që në treg kapte një vlerë prej 2 milionë dollarësh. Në shkrim theksohet se anija ishte nisur nga porti i Bengazit në Libi drejt Porto Romanos në Shqipëri, një largësi kjo prej 600 milje detare.
"Zuhair Alkuafi, kapiteni 55-vjeçar libian, e trajtoi udhëtimin si të zakonshëm që e kishte kryer edhe më parë: Ai kishte një certifikatë të nënshkruar që tregonte se karburanti e kishte origjinën në Libi nga Brega Petroleum Marketing Co., një degë kjo e kompanisë shtetërore të vendit National. Oil Corp", thuhet në shkrim.

Pas kapjes së anijes në ujërat shqiptare, inspektorët shqiptarë zbuluan se edhe depozitat e ujit ishin mbushur plot me mijëra litra naftë dhe këtu lindën dyshime për kontrabandë dhe dokumente të falsifikuara.
"Ata gjithashtu dyshuan se dokumentet që tregojnë se karburanti e kishte origjinën në Libi ishin të falsifikuara. Marrësi i synuar, thanë prokurorët dhe anëtarët e ekuipazhit shqiptarë, ishte Kastrati Group SH.A. Kjo kompani konfirmoi në një email se kishte marrë dërgesa të gazit detar nga 'Queen Majeda' në korrik dhe gusht, të kontraktuara përmes një kompanie në Dubai. Por 'Kastrati' tha se nuk kishte një kontratë blerjeje për ngarkesën që anija 'Majeda' mbante në kohën e ndalimit të saj", thuhet në shkrim.
Ndalimi i anijes ngriti më shumë pyetje në lidhje me kontrabandën e karburantit: Kush qëndronte pas saj? Pse mundi të ndodhte? Nga erdhi karburanti? Dhe ku po shkonin paratë?
Një hetim i "Bloomberg News", bazuar në të dhënat e transportit dhe intervistat me zyrtarë libianë, njerëz të njohur me biznesin e naftës në Libi dhe anëtarët e ekuipazhit, zbuloi se deri në 40% e karburantit në vend importohej nën një program subvencionimi qeveritar, ose rreth 5 miliardë dollarë në vit, por ky program rrjedh përmes tregtisë së paligjshme. Nga hetimet rezultoi se pjesa më e madhe e karburantit të importuar vjen nga Rusia.

Në shkrim theksohet se këto sasi me naftë ruse kishin për qëllim shmangien e sanksioneve të vëna nga vendet e Evropës, pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Sipas "Bloomberg News", karburanti mori rrugën e tij nga Libia në vendet evropiane, pasi këto të fundit kanë ndaluar importet ruse të karburantit.
Pra po përdoren skema dhe metoda të ndryshme që nafta me origjinë ruse të shitet në tregjet evropiane duke kaluar në "heshtje" nëpër ujërat shqiptare.
“Mbyllja e tregjeve evropiane pas pushtimit rus të Ukrainës dhe sanksionet perëndimore që pasuan, shkaktuan një rritje të mprehtë të eksporteve për naftën e rafinuar ruse në Afrikën e Veriut", tha Charles Cater, drejtor i hetimeve në Sentry, një organizatë jofitimprurëse me bazë në Uashington, e cila kohët e fundit raportoi për një rritje të korrupsionit dhe aktiviteteve të paligjshme në Libi./CNA
Të enjten pritet të merret në pyetje nga prokurorët e ...
Rrugët e Shqipërisë rezultojnë që të jenë më të mirat ...
Gazetari Elvi Fundo ka bërë një thirrje për SPAK-un, t...
Zhvillime të reja kanë dalë në lidhje me çështjen "Gër...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pas dëshmisë s...
Gazetari Elvi Fundo ka denoncuar mbrëmjen e djes...
Agroturizmet do të mund të pajisjen me certifikatë parapra...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
CNA prej vitesh ka denoncuar aferën e inceneratorëve, ...
Instituti Ndërkombëtar Republikan publikoi të martën një s...
Dhjetëra qytetarë dhe mbështetës të ish-kryeministrit Sali...
Disa ndryshime janë regjistruar në Policinë e Shtetit këtë...
Një fake news është publikuar nga mediat e incenerator...
Tradhtia do të dënohet me ligj. Kjo është një nga ndryshi...
Kompania "One Albania", pas dhjetëra rasteve që ka lën...
Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare. Mble...
Bashkëkryetari i komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian...
Sot, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Bl...
Pakkush e mban mend atë mesditë të 21 shkurtit 2022, kur k...
Regjistri i agjentëve të huaj në Departamentin amerikan të...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...