EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Regjistri i agjentëve të huaj në Departamentin amerikan të Drejtësisë tregon se ish-zëvendëskryeministri i kërkuar për korrupsion dhe pastrim parash, gjendet në Lugano të Zvicrës dhe se ka angazhuar një lobist me një kontratë 150 mijë dollarëshe për të luftuar në SHBA akuzat “e pavërteta” për korrupsion në Shqipëri.
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nënshkroi një kontratë me vlerë 150 mijë dollarë për të informuar qeverinë amerikane për pretendimin se akuzat e shumëfishta për korrupsion kundër tij në Shqipëri janë “të pavërteta”.
Dokumentet e lobimit, të depozituara nga kompania lobuese e kontraktuar nga Ahmetaj, incidentalisht zbulojnë gjithashtu se ish-zëvendëskryeministri banon aktualisht në Lugano të Zvicrës, qyteza piktoreske e njohur si rezidencë për banka dhe për biznesmenë, në brigjet e liqenit me të njëjtin emër në kufi me Italinë.
Ahmetaj është në arrati nga drejtësia shqiptare, i kërkuar që nga qershori i vitit të kaluar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thotë se ai dhe familjarë të tij kanë përfituar vila dhe pagesa me vlerë qindra mijëra euro nga biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, gjithashtu në arrati nga drejtësia shqiptare.
Sipas SPAK, Zoto ka përdorur kartën e tij bankare si dhe llogaritë e kompanisë ITS për të paguar shpenzime të ndryshme për Ahmetajn dhe të afërm të tij, përfshirë hotele luksi në vende të ndryshme apo shpenzimet për rinovimin e një apartamenti.
Ahmetaj pretendon se është i pafajshëm ndaj akuzave. Në një intervistë për televizionin "Syri", ai deklaroi se ka marrë kërcënime me jetë, ndërsa nuk zbuloi se ku gjendej. Ai i kërkoi SPAK-ut të hetojë çështjen e inceneratorit të Tiranës përmes praktikës së “ndjekjes së parave”, ndërsa deklaroi se rezultatet e një hetimi të tillë do ‘t'i trondisin shqiptarët'.
Zyrtarisht, SPAK është ende duke hetuar në shumë drejtime skandalin e inceneratorëve, i cili u ka kushtuar shqiptarëve deri më sot minimalisht 150 milionë euro. Veçmas, Ahmetaj akuzohet për abuzim me detyrën në dëm të pronarëve të tokës në rastin e privatizimit të një ngrehine shtetërore që dikur ka qenë fabrikë buke në rrugën "5 Maji" në Tiranë.
Sipas akuzave, Ahmetaj refuzoi të zbatojë një vendim gjykate që i kërkonte të rivlerësonte aksionet që u takonin pronarëve të tokës në kompaninë shtetërore para privatizimit, duke u hequr atyre pjesën dërrmuese të asaj që gjykata i kishte caktuar dhe duke e shitur tokën si aset të kompanisë në ankand.
Kompania e lobimit të kontraktuar nga Ahmetaj, "Prism Group" thotë në deklaratën e saj në Regjistrin e Agjentëve të Huaj, FARA në SHBA se ajo “do të advokojë për llogari të dy të huajve: Arben Ahmetaj dhe Erjola Flamur Hoxha, që të dy shtetas shqiptarë”. Deklarata thotë se lobuesit kanë në plan “të kontaktojnë elementë të ekzekutivit dhe legjislativit të qeverisë së shtetit amerikan në përmbushje të detyrimeve kontraktore”.
Synimi i lobimit është “të edukojë politikëbërësit mbi akuzat penale të pavërteta të ngritura ndaj klientit nga Qeveria e Shqipërisë”.
Ahmetaj merr përsipër të paguajë 150 mijë dollarë për zbatimin e kontratës, nga të cilat 50 mijë paguhen menjëherë me nënshkrimin, ndërsa pjesa tjetër paguhet në 4 këste nga 25 mijë dollarë çdo muaj deri në korrik.
Politikanë të ndryshëm shqiptarë janë përpjekur në të shkuarën të ndikojnë mbi qeverinë e Shteteve të Bashkuara për problemet e tyre me drejtësinë, por rezultati i këtyre përpjekjeve ka qenë i paqartë. Ish-prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri janë dy politikanë që janë përpjekur të zgjidhin përmes lobimit në SHBA problemet që kanë pasur me drejtësinë në Shqipëri./ Reporter.al
Sot është mbledhur në Kryesinë e Kuvendit Komisioni për Re...
Krijohet Task Forca e dedikuar për kontrollin e menaxh...
Njeriu i paguar nga inceneratorët, Baton Haxhiu, nuk njeh ...
Vendimi i marrë nga qeveria lidhur me bursën 40 mijë lekë ...
Shqipëria ka firmosur marrëveshjen për sigurimet shoqërore...
Për aferën e inceneratorit të Tiranës dhe se kush janë...
Goja e Baton Haxhiut është kriminalizuar nga plehrat dhe k...
Dramaturgu shkodran, Albri Brahusha, është ndarë nga j...
Njeriu i paguar nga inceneratorët me 4400 euro në muaj...
Databaza më të dhënat e Institutit Shqiptar të Statist...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ditën e sotme...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
CNA që prej datës 17 Janar ka denoncuar me fakte skemën e ...
Gazetari Mero Baze ka konfirmuar në editorialin e tij ...
Carlo Bollino ka filluar të derdhë lotët e tij sërish për ...
Mbledhja e grupit anti-SPAK ka përfunduar dhe kryeministri...
Mbledhja e grupit anti-SPAK në Vilën 30 ka përfunduar. CNA...
CNA ka mësuar se aktualisht Klotilda Bushka dhe ministrja ...
CNA ka raportuar prej ditësh për mbledhjet e grupit anti-S...
CNA ka siguruar pamje ekskluzive nga mbledhja e grupit ant...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...