Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Pakkush e mban mend atë mesditë të 21 shkurtit 2022, kur kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, u desh të braktiste Komisionin hetimor parlamentar për skandalin e inceneratorëve. Në atë kohë, kur Edi Rama ende nuk i kishte ndaluar investigimet e deputetëve për aferat e qeverisjes së tij, me pretekstin se po i shtrëmbëronin fjalët, znj. Sako u largua nga salla, pavarësisht thirrjeve të demokratëve se ajo do të procedohej penalisht për rrefuzim dëshmie.
Në fakt, telashi i vërtetë i kryebashkiakes së Durrësit, që atëhere ishte ende e re në detyrë, nuk lidhej me keqtrajtimin nga parlamentarët e opozitës. Arsyeja e vërtetë gjendej tek masa që i kishin imponuar përdhunshëm shefat e saj, për të depozituar plehrat e qytetit me një kosto shumë të lartë në landfillin e Tiranës, që asokohe e quanin ende incenerator.
Kjo ishte arsyeja e vërtetë që Emiriana Sako nuk përgjigjej dot dhe ajo lidhet me shifrat maramendase që dimë tani. Në bazë të të dhënave të bëra publike së fundi, Bashkia e Durrësit shpenzon më shumë sesa gjysmën e bixhetit total të saj për të ushqyer me para Integrated Energy BV, SPV. Edhe këtë fillim viti ajo ka hedhur miliona euro në buxhetin e ndërrmarrjes së sekuestruar me urdhër të SPAK.
Për të thënë plotësisht të vërtetën, Emiriana Sako nuk ka përgjegjësinë kryesore. Ajo e gjeti të shtruar rrugën për të depozituar plehërat e Durrësit në landfillin e kryeqytetit. Ajo e mori detyrën pas dorëheqjes së kryetares së zgjedhur Valbona Sako dhe u u ngarkua nga Edi Rama, si nënkryetare për të drejtuar këtë institucion në fillim të vitit 2020. Por që në korrik të vitit 2018, me urdhër këshilli Bashkiak i Durrësit kishte shpallur emergjencën mjedisore, (sipas modelit të Elbasanit) me justifikimin se nuk kishte ku depozitonte plehërat. Për disa kohe kjo dosje u la në heshtje. Derisa në janar 2020 Edi Rama kalon në Këshillin Kombëtar të Territorit, shndërrimin e vendit të hedhjes së mbeturinave të qytetit në Porto Romano, në një Eko Park.
Pra pikërisht kur Emiriana Sako vjen në detyrë Durrësi është praktikisht i detyruar ti “eksportojë” plehërat drejt Tiranës. Vendimet i ka marrë tjetërkush, por Sako është e detyruar ti zbatojë. Në këtë periudhë lajmet e Top Channel përmbyten nga “kronika kritike” për kazanët që po qelbin qytetin. Nën këtë presion politiko mediatik, ende pa asnjë marëdhënie kontraktuale, bashkia e Sakos fillon ti dërgojë mbetjet drejt landfillit të Integrated Energy BV, SPV. Kjo është një pikë që edhe sot kryebashkiakia aktuale nuk e shpjegon dot, si e ka bërë pa bazë ligjore. Vetëm më vonë, në qershor, pasi qyteti ishte lënë pa vend depozitimin e Porto Romanos, Këshilli Bashkiak i qytetit i jep miratimin Sakos për të negociuar me bosët e inceneratorëve për të shpënë mbetjet e qytetit të saj aty?
Por çfarë kontrate nënshkruan ajo, ndonëse pa inisiativën e saj dhe me një lëvizje që pothuajse ia patën detyruar? Ajo pranon që për 200 tonë mbetje që prodhon Durrësi në ditë të të paguajë një tarifë 29 euro për ton. Po sa kushton ajo për rreth 70 mijë tonë në vit? Afro 964 milionë lekë, ose 63% e të ardhurave të buxhetit të qytetit bregdetar. Dhe kështu bashkia e Emiriana Sakos përbën një rast unikal, atë të administratës së një qyteti që e shpenzon më shumë se 60 përqind e të ardhurave të tij për të hequr plehërat. Pra për ti dhënë lekë atij që disa vazhdojnë ta quajnë ende inceneratori i Tiranës.
Prandaj me të drejtë kur u gjend përpara komisionit hetimor Parlamentar, kryebashkiakia Sako i’u shmang hetimit duke lënë sallën. Sepse në fakt, ajo është zgjedhur nga qytetarët e Durrësit, por realisht punon për Integrated Energy BV, SPV./ Lapsi.al
Regjistri i agjentëve të huaj në Departamentin amerikan të...
Sot është mbledhur në Kryesinë e Kuvendit Komisioni për Re...
Krijohet Task Forca e dedikuar për kontrollin e menaxh...
Njeriu i paguar nga inceneratorët, Baton Haxhiu, nuk njeh ...
Vendimi i marrë nga qeveria lidhur me bursën 40 mijë lekë ...
Shqipëria ka firmosur marrëveshjen për sigurimet shoqërore...
Për aferën e inceneratorit të Tiranës dhe se kush janë...
Goja e Baton Haxhiut është kriminalizuar nga plehrat dhe k...
Dramaturgu shkodran, Albri Brahusha, është ndarë nga j...
Njeriu i paguar nga inceneratorët me 4400 euro në muaj...
Databaza më të dhënat e Institutit Shqiptar të Statist...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ditën e sotme...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
CNA që prej datës 17 Janar ka denoncuar me fakte skemën e ...
Gazetari Mero Baze ka konfirmuar në editorialin e tij ...
Carlo Bollino ka filluar të derdhë lotët e tij sërish për ...
Mbledhja e grupit anti-SPAK ka përfunduar dhe kryeministri...
Mbledhja e grupit anti-SPAK në Vilën 30 ka përfunduar. CNA...
CNA ka mësuar se aktualisht Klotilda Bushka dhe ministrja ...
CNA ka raportuar prej ditësh për mbledhjet e grupit anti-S...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...